Këshilltarët Bashkiakë të PD-së kanë zbuluar (ndoshta pa dashje, nga mosdija) një tjetër çudi të ish kryetarit Lulzim Basha dhe emërimeve pa kriter që ai ka bërë në katër vjet. Ata kanë vërtetuar edhe një herë se administrata e Bashkisë së Tiranës dhe të gjitha drejtoritë në varësi të saj kanë qenë kthyer në një oaz për militantët e Partisë Demokratike. Pavarësisht formimit të tyre profesional, ka mjaftuar tesera e partisë apo lidhjet direkt me ish-kryetarin e bashkisë, për të zënë vende pune që kishin ndikim direkt te jeta e qytetarëve.
Kështu, këshilltarët e PD zbuluan se një nga ish-bodigardët e njohur të ish-kryeministrit Sali Berisha, Arian Adhami, rezulton i punësuar në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit si inspektor i mishit. Këtë fakt e ka denoncuar sot vet kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili ka marrë shkas pikërisht nga revolta që këshilltarët demokrat në Këshillin Bashkiak shprehën për vendimin për largimin e Adhamit nga puna.
“Arian Adhami është ish-badigard i Saliut në 21 janar. Çfarë inspektor mishi është ky, s’e kuptoj?! Ky është inspektor i mishit të derrit për Bashkinë e Tiranës? Tani, o ka inspektuar mishin e derrit kur ka qenë truproja i dikujt në kryeministri, ose është bërë inspektor i mishit të derrit tani, por me titullin inspektor mishi derri, i rrethuar me kallash, ndërkohë që Tirana qelbej erë dhe asnjë mish nuk inspektohet. Mos u bëni qesharakë”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Ndërkaq, Veliaj tha se emërimet politike në Bashkinë e Tiranës nuk mbyllen me kaq. Edhe ish deputeti i PD, Ndue Paluca, punon në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit si përgjegjës veterinar edhe pse profesioni i tij është agronom dhe jo veteriner. Madje, edhe një inspektor policie është emëruar si veteriner në të njëjtën agjenci.
“Mos u bëni qesharakë dhe mos merrni në mbrojtje idiotësi monumentale si kjo që vazhdoni të bëni. Ky njeri s’ka lidhje të inspektojë mishin e kalamajve në Tiranë, s’është fare veteriner, s’është fare agronom, nuk ka lidhje fare me inspektimin. Ju më thoni që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut?! E dini kush është shkelje e të drejtave të njeriut? Kjo ditë, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, rrethuar me kallash dhe vrit njerëz me plumba në mish”, tha Veliaj.
Veliaj te mos beje gam-gam.
Ceshtjen ne gjykate dhe … Perpara!!!
Ne cilen gjykate?!
Bravo Erjon Veliaj; qendro vigjilent dhe mos lejo matrapazet e Saliut te te kalojne nen hunde.Cezarit jepi c,ka i takon Cezarit!Boll kane shire keta maskarenjet.
Do akoma plaku mere, po po i cahet gurmazi per Ramen me kompani, shiko c’pislliqe kane bere, dhe nuk ua ben dot persiper, o Ram ku je po fle gjume , i paguajme ne te tera kusuret, dhe do te ngre popullin ne revolucion, truproja inspektor mishi, o pika sa mira na i bejne, hakut na vine.
PO ME HABIT FAKTI QE AKOMA JANE KETA NE PUNE NE BASHKI?CAR PO BENE DERI TANI MOR ERION QE E TJERR LESHIN MBRAPSHT?KUR ERDHI LUL BASHA NE BASHKI TE NESERMEN I KAPI ME DHUNE DHE I LARGOJ NGA BASHKIA NDERSA TY TU DASHKA EDHE DISA MUAJ,EPO PO VEPRUAT KESHTU NUK TE JEP NJERI VOTEN ME ERION,SE KENI DEGRADUAR NE CA FRIKACAK QE QE MOS QOFSHI
.KUR KENI DHE KESHILLIN BASHKIAK.MOS NA U BENI ME FANATIK SE PAPA SE VETEM FRIKE PO NA TRASMETONI.
BARDI
Jo vetem Tirana por e gjithe Shqiperia ka nevoje te pastrohet nga keto plehra me teser partie. Tesera per specialistin duhet te jete diploma dhe jo partia.
Jo vetem diploma trevizo por edhe aftesia pervoja,se diplomat jane shitur keto vjetet e fundit,,flmn.
TAMAM…PUNA E ADHAMIT..ME DERRIN KA NDEJTE TEK DERRAT KA SHKUAR..TE GJITHE DERRAT NJE TURI KANE,,,HAHHAHAHHA
ky qenka inspektor per mish te gjalle, jo te therur ?
PO pse akoma ne pune i paske kta more Erjon.Por cfar ben gjum flen qeroi nje ore e me pare keta kriminela,vemje te shoqerise dhe ver njerz qe bejn punen.
Ky duhet te jete inspektor ne aku i mishit te vrare me arme zjarri se ska si te jete ndryshe. Ska faj ky por ka faj Edi Rama qe merret me te varfrit dhe B.VOGEL dhe nuk merret me keta dhe ata qe i kane emeruar ne ato poste shteterore kur ne fakt duhet te ishin prapa hekurave qe nga ish kryeministri deri te ai polici i thjesht qe e katandisen kete popull qe te mari rugen e kurbetit kur ka pasuri mbi toke dhe nentokesore.
O Bardi dhe te tjeret, me mendjen e Bardit! Nuk pse ti heqi ashtu sic i hoqi ai plera luljet, as nuk po e shikon se dhe duke i hequr keshtu,keta spo lene gje pa thene e shpifur, gjoja me te drejtat e njeriut.
Shyqyr o Erion qe u kujtove te qerosh kete lloj plehu te lene nga kryeplehu Bashe i cili i hoqi te gjithe ata qe s’ishi me PD qe diten e dyte dhe vuri mutrit e Saleshit se mbeten pa rroge te trete.
Po drejtor Pal Dajcin dhe Ekrem Spahine a i hoqe apo jo? Eshte per te vene duart ne koke nga bemat e Saliut dhe Lulashit.
“This is a miracle of freedom” – thote SRB ne kesi rastesh.
Zoteria mund te jete djale i mire, por fale berishizimit te administrates publike dhe shtetit ne pergjithesi, ai thuajse ‘ka kaluar’ ylberin duke u konvertuar nga ‘bodyguard’ ne ‘veteriner’!
Kjo eshte njekohesisht e dhimshme, qesharake dhe shume e rrezikshme!
Shyqyr qe nuk kemi kompani ajrore se ndonje tip si ky mund te ‘behej’ dhe pilot avioni… Ruajna zot!
Çfare te bente i shkreti Bashe! urdheronte Saliu dhe ai i fuste ne pune.Thjesht basha zbatonte urdherat e dhena per te.Kot i bini ne qafe. Dhe per kryetar partie zbatoi urdherin.
ej o Eriono por ish Drejtori i Policise se Tiranes Benadrd Caushaj qe rrethoj me tele me gjemba ish te perdjekurit qe Basha e ka vene Drjetor te Ujesjellsit te Tirnes se Re cfare lidhje ka me Ujin se me Policine skishte asnje lidhje ,me kete cfare do te besh apo ka dhene dorheqjen sic bene gjith mon ky skuth
ne kutite mishit te konservuar tederrit, prodhim vendi,kishe ne etikete 4 krere derra,dhe me teshemtuarit ne fytyre nga shoket i thoshim i katerti nga djathta, se ishi ne nje rresht.
edhe ky qenka si i katerti,[asi ka bere pune me xilsi pas asaj te rojes
A del I faktuar me dokumenta qe ka shperdorim detyre ne keto raste? Me shperdorimin e detyres ka kush merret, pasi eshte veper penale. “Inspektoret” e permendur kane gjithe te drejten e botes qe nje mish te palejueshem per treg ta kalojne si te rregullt dhe te mos mbajne pergjegjesi penale pasi nuk kane njohurite profesionale per kete pune qe bejne. Me kete I shpetojne ligjit. A eshte I gatshem ai qe beri emrimin e tyre te mbaje pergjegjesine qe ngarkon ligji?
Kur dalin per ti nxjerre bojen kundershtarit ne tv, keta shtiren si engjej. Po te kete kurajo qytetare Basha tekerkoje falje nje here per keto pazare, te mbaje mbi kurriz edhe pergjegjesine e shperdorimit. Nqs I mungon kjo kurajo atehere procesi I konvertimit te origjines fshatare te tij se paku nuk eshte I plote.
Po c’taksirat kane konsumatoret te hane kete mish te pakonsumueshem.