Zemërim dhe shumë debate për bunkerin në qendër të Tiranës

23 Shtator 2015, 18:01Sociale TEMA

 

Nga Gjergj Erebara

 

Dhjetëramijëra bunkerë të kohës së komunizmit gjenden aktualisht në çdo cep të Shqipërisë – një trashëgimi e frikës paranojake të diktatorit Enver Hoxha nga një sulm nga jashtë. Por tani, një bunker i ri po ndërtohet në qendër të Tiranës, me urdhër te qeverisë së majtë të kryeministrit Edi Rama.

Opozita e qendrës së djathtë është kaq e zemëruar për atë që e sheh si nostalgji të epokës komuniste sa protestuesit e saj tentuan ta shkatërrojnë me forcë bunkerin përgjatë ditëve të fundit.

Vëzhguesit ndërkohë po vrasin mendjen se çfarë kuptimi ka ky bunker i ri.

Bunkeri po ndërtohet pranë Ministrisë së Brendshme, ku qeveria më herët këtë vit nisi një projekt rigjallërimi urban me synimin e rishtrimit të rrugës dhe krijimit të një zone këmbësorësh.

Por plani i projektit nuk është bërë i disponueshëm për publikun dhe askush nuk e di se çfarë nënkupton ndërtimi i bunkerit. Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se çfarë po bën dhe as nuk ka treguar se kush e konceptoi apo dizenjoi bunkerin.

Në mënyrë të pashmangshme, disa e shohin ndërtimin e bunkerit si pjesë e një tendece më të gjerë drejt rilindjes së kultit të Enver Hoxhës, diktatorit stalinist i cili e sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Protestuesit e organizuar nga Partia Demokratike të premten e kaluar shkuan pranë bunkerit dhe u përpoqën ta shembnin. Ata akuzuan qeverinë se po tregohet e pandjeshme ndaj vuajtjeve të dhjetëramijëra shqiptarëve në kohën e komunizmit, një këndvështrim i ndarë jo vetëm nga protestuesit.

Të shtunën, dhjetëra oficerë policie u vendosën përreth bunkerit për ta mbrojtur atë nga zemërimi i protestuesve, disa prej të cilëve u arrestuan apo u thirrën më pas në komisariat.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri thirrje për më shumë protesta kundër bunkerit dhe kërcënoi me akte të mosbindjes civile.

Ndërsa disa artistë apo të tjerë i kanë konvertuar ish bunkerët në objekte me përdorime të tjera, shumica e shqiptarëve i shohin ato si simbole të një epoke të shëmtuar të cilën dëshirojnë ta harrojnë.

Bunkerët shfaqen shpesh në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare. Dy romane nga shkrimtari Ismail Kadare, Piramida dhe Muri i Madh, janë alegori për vendimin e qeverisë komuniste për ndërtimin e bunkerëve dhe argumentohet se synimi i vërtetë për ndërtimin e tyre qe që populli të mbahej me punë të lodhshme, sido që të pafrytëshme, në mënyrë që të ishte i bindur ndaj pushtetit.

Duke e cilësuar vendimin për ndërtimin e bunkerit një “mentalitet bunkeri”, artisti dhe blogeri Vincent van Gerven Oei, një holandez që jeton në Tiranë, e titulloi bunkerin e ri një formë të “agresionit arkitekturor” dhe vuri në pikëpyetje logjikën e ndërtimit.

“Duhet të shtrohet si çështje nëse një qeveri duhet të lejohet apo jo të bëjë këto lloj ndërhyrjesh në hapësirën publike pa dijeninë apo miratimin e bashkisë, vetëm pak metra larg shumë monumenteve kulturore, përmes një “vendimi” të Këshillit të Ministrave për të cilin nuk dihet asgjë,” shkroi ai në blogun e tij të fundit.

“Nëse kjo është se si organizohet hapësira publike – pothuajse e diktuar – ne me të vërtetë nuk jemi shumë larg nga format e politikës që duket se kanë fituar terren në të gjithë rajonin,” shtoi ai.

Shqipëria filloi të ndërtojë fortifikime ushtarake të pafundme në të gjithë vendin në vitet 1960 dhe 1970 me synimin e deklaruar të ndalimit të një sulmi parallel nga NATO dhe nga Traktati i Varshavës. Në realitet, asnjëra nga aleancat nuk pati në plan të sulmonte.

Bunkerët janë pjesa më e dukshme e këtyre fortifikimeve dhe tërheqin shumë vëmendjen e të huajve, ndonëse jo të shqiptarëve.

Nëntorin e kaluar, qeveria hapi një muze në një kompleks nëntokësor zyrash në periferi të Tiranës të quajtur BunkArt.

Dikush e quajti atë “një muze ilegal për Enver Hoxhën,” megjithëse debati i shkaktuar nuk i ndaloi mijëra njerëz nga vizitimi i muzeut, duke sugjeruar se ka ende shumë interes për mbetjet e kohës së Komunizmit.

Qeveria shkaktoi debate të mëtejshme kur përuroi punimet për një muze në ish ndërtesën e frikshme të policisë sekrete të kohës së komunizmit Sigurimi.

Posterët e qeverisë të vendosur në murin e jashtëm iu referuan ndërtesës së frikshme si “bukuroshe e fjetur që priste një puthje për t’u zgjuar.”

Përdorimi i metaforës nga bota e përrallave shkaktoi tronditje dhe qeveria u akuzua se po “romantizonte vuajtjet e kohës së komunizmit”. Ndërtesa e njohur me emrin në kod “Gjethi” qe zyrtarisht një bazë sekrete deri sa u deklasifikua si e tillë me vendim qeverie vitin e kaluar, por megjithëse sekret, ajo njihej nga të gjithë banorët e kryeqytetit si një mjedis torturash. Disa i referoheshin asaj si vendi i “drurit pa kufi”.

Posterët e qeverisë theksojnë ndërkohë përdorimin e ndërtesës gjatë Luftës së Dytë Botërore si zyrë e Gestapos. Disa zyrtarë kanë lënë të kuptohet se muzeu do të fokusohet vetëm te teknologjia e përgjimit e përdorur gjatë kohës së komunizmit.

Shumë vende në Europën Lindje kanë një farë magjepsjeje ndaj regjimeve të vjetra komuniste dhe kanë hapur muzeume për atë kohë.

Problemi është, gjithsesi, se Shqipëria nuk ka pasur kurrë procese të rregullta gjyqësore për t’u përballur me krimet e kryera në atë kohë.

Ndërkohë, nostalgjikët e Hoxhës janë rishfaqur më shumë gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht gjatë ceremonive të ndryshme përkujtimore të organizuara nga qeveria për ngjarje të Luftës së Dytë Botërore.

Një sherr u shfaq pas një feste të organizuar më 16 shtator për shkak se një pankartë me Enver Hoxhën u shfaq në Pezë nga kryebashkiaku i ri i majtë i Tiranës Erjon Veliaj, në përkujtim të Konferencës së Pezës, një takim i udhëheqësve të rezistencës së udhëhequr nga komunistët në Luftën e Dytë Botërore.

Kur Partia Demokratike protestoi, Veliaj e distancoi veten nga fotografia duke thënë se ajo nuk qe pjesë e ceremonisë së organizuar nga bashkia.

10 komente në “Zemërim dhe shumë debate për bunkerin në qendër të Tiranës”

  1. enter''" says:

    Pse nuk I organizon lulushi larot e tij dhe te fillojne te protestojne dhe shkaterrojne cdo bunker te shqiperise?

    Hajde idiota hajde.

    U preken keta nga nje veper arti, nderkohe Shqiperia eshte e tera bunker

  2. tEmA says:

    “Bunkeri” do jete hyrja per bunkierin e vertete posht ministrive,qe do kthehet ne muze dhe do hapet per publikun turistet etj. Kaq.

  3. Gopologu says:

    Ore, shume u llastuan keta te perndjekurit…

  4. riti says:

    ne fillimin e viteve 90 ne cdo miting p,d, shpaloste krahas fotove te panumurta te berishes dhe foto te akademikut Rexhep Qosja ,ketu nuk ka asnje gje te keqe, Por sot po u ngrite fotot e akademikut Qosja te quajne komunist, te hane per sysh thuhet nga anet tona ,perse spo e kuptoj, Kur nje deputet socialist nxjerr koburen i madh e i vogel i p,d,te hane per sysh kur koburen e nxjerr deputeti i tyre si ne peqin ju duket normale,Rreth vitit 97-98 nje deputet i p,d, u fut ne stadiumin e shkodres kapi shefin e komisariatit per fyti me kobure ne dore dhe i tha ky vend eshte i imi,kuptohet ai cfar kerkoi e gjeti me vone, Edhe me bunkerin ai perballe Rognerit qe ndertuan vete nuk perben irritim ,ky qe ndertonkan socialistet na irriton shume ,keta qe ndrihen o te ngrihen per te hequr te dy bunkeret ,o mos na cajne trapin, Turp si eshte katandisur organizata e te persekutuarve politike ,

  5. boll nekrofage says:

    Para zogut burgajetit dhe qyqes vicidolit enver hoxha eshte shenjtor

    Eshte nje hordhi karkalecash mediatike si ky Erebara qe nuk ngopen duke share “diktatorin Stalinist”.
    Eshte e vertete qe me fortifikimin eshte tepruar por nuk duhet fajsuar vetem njeren pale.

    Ne 1968 u pushtua Cekosllovakia dhe ky debil gazetar thote qe nuk pati kercenime shqiperia harrove sa here kalonte fllota e 6 amerikane…I ke lexuar mbi dhjetra plane per pushtimin e shqiperise….
    qe nga mehmet shehu qe I thonin te vriste enver hoxhen ne 1944 disa here dhe te xhevdet Mustafa ne 1982 pak te duhen more jorgo leshi
    Pikerisht kur dolem nga traktati varshaves ishim vetem dhe duehje nje garanci ..dhe mos anatemoni enver hoxhen sikur hodhi bomben atomike ne Hiroshima apo napalmim ne Vietnam.

    Mendoj se me shume kjo zhurme behet per te mbulura krimet e berishes dhe eshte skenar perfekt per nje gj e te tille.
    Perderisa ngelet pa u denuar antishqiptari berishe dhe nderohet tradhetari zog..automatikisht enver hoxha vlersohet vet-vetiu.
    bravo gjergj erebara e fitove betejen me enverin e vdekur se sa ishte gjalle I hanit mune

  6. faro says:

    Ky gazetar eshte as mish as peshk!
    Po te perdoret llogjika, ata qe shanin Enverin per bunkeret, duhet te gezohen qe sharja e tyre po simbolizohet sot me nje bunker ne qender te Kryeqytetit!
    Atehere shtrohet pyetja qe, sipas tyre, Enveri duhej share apo lavderuar ne ate kohe?
    Keta pra e quajne veten antienveriste!

  7. Bardhi Tolabi says:

    Shume na fole,por asgje nuk na the zoti Erebara.
    Cili eshte mendimi yt prej “analisti”,duhet te ngrihet ai bunker ne hyrje te strehimit antiatomik te diktatures apo jo?
    Mos ja fut pordhes,o “trim i xha Jahos”duke na folur me mendimet e nje tjetr,i cili nuk e ka njohur Diktaturene Shqiperise.Ms ketij brezi,te porsa lindurit e sotem,nuk e njohin diktaturen DHE NUK KANE RRUGE TJETER SE SI T’A NJOHIN ATE,pervec se nepermjet muzeumeve te gjalla.Keto muzeume,nuk mbajne gjalle diktaturen dhe as nuk ringjallin Enver Hoxhen.Mos u tremb per keet.Te mos tremben dhe palodemokratet dhe as ata te “perndjekurit” e denuar per vjedhje,krime dhe maskaralleqe ne kohen e diktatures dhe qe na jane kthyer sot si te perndjekurit e diktatures.Perkundrazi,vizitoret e brezit te ri te sotem,duke hyre ne keto muzeume,njihen me “Diktaturen e vertete”Aty do te shohin,se sa me perkushtim diktatura mendonte per vehte dhe me sa “perkushtim” ajo mendonte per popullin,duke i bere vendstrehime me mbulese gardhi shkarpash,se si ajo pergjonte dhe spiunonte kedo ne Shqiperi,te madh e te vogel,antar byroje ,puntor e kooperativist te thjeshte.Perjashtim nga pergjimi,bente vetem Diktatori.A e kupton tani,se te interesuar per te mos u ngritur keto muzeume,jane “Enveristet e vertete” te kryesouar prej komunistit 24 karatesh,Sali Berisha?
    Prandaj,shkrime te tille per te siguruar nje honorar,nuk na duhen.Na duhen shkrime qe te na celin horizont,te na japin mend,te na japin zgjidhje…

  8. Bardh e zi says:

    Siper ne artikull thuhet: “Qeveria nuk ka dhene shpjegime se cfare po ben dhe as ka treguar se kush e konceptoi apo dizenjoi bunkerin”.
    Kjo tregon se cfare ‘demokracie’ ka Shqiperia pas 25 vjetesh kur qeveria projekton e nderton ne fshehtesi ne mes te Tiranes, ndersa publiku nuk di absolutisht asgje se cfare ndodh aty. Imagjinoni se c’fare ndodh me fondet dhe projektet qeveritare ne periferi te Tiranes dhe qytete te tjera te vendit. Keto jane koncepte dhe veprime te paimagjinueshme per nje qeveri ne Europen e qyteteruar.
    Ky veprim i qeverise eshte njesoj ‘informal’ me informalitetit qe perflitet per buznesin…
    Duhet apo jo ai bunker dhe, nese po, ku duhet vendosur dhe si duhet dizenjuar, normalisht diskutohet me publikun dhe ekspertet e ndryshem per shume muaj bile me vite perpara se te realizohet! Ketu ne Shqiperi ‘cudite’ ndodhin shume shpejt…’This is a miracle of freedom’ (sipas SRB).

  9. zonja Milo. says:

    Ty or Zoti Gjergji te ka mar koka ere e sdi se c,far shkruan.Vertet ; ne shqiptaret kemi aq shume inate me njeri tjetrin ,Sto arrivando! qe edhe qimen e bejme tra.Me sa mbaj mend nje bunker eshte ngritur diku ne tirane si muze dhe inisjatori i tij ka qen Fatos Lubonja ,ne mos gabohem,por asnje nuk u ngrit ne revolt.pPo tani perse gjithe kjo revolte e gjithe kjo zhurme?Apo Keshtu i intereson Bashes dhe Saliut pasi shpresojne te gjoret ,se me nxitjen e pakenaqsive ,do arrin i te rrezoni qeverine.As te mos u SHKOJ ne mend! Ehuuuuuu do kalojne shume vite qe te largohet kjo qeveri.Prandaj perqendrohuni ne pune e beni vepra te mira.Pastaj c,keni me bunkeret ju?Bota i ka ndertuar dhe i miremban ,sepse ju e Dini qe jemi te kercenuar nga lufta e tret BTERORE,e qe do te jet me arme atomike! Ku do ta fusni koken pastaj ,?……Apo ne shtepine e Saliut.Saliu e ka te siguruar vendstrehimin,po ju ku do shkoni! Apo do u ruaj Natua!Po rrini o derebardhe e mos u merni me llafe qe jane pa bereqet. Do beni mire te mos i prishni dhe ata qe kane mbetur por ti mirmbani.

  10. Bond says:

    O ‘boll nekrofage’!
    Flota e 6-te amerikane erdhi jo si kercenim per Shqiperine por ne ndihme te saj per t’i bere presion BRSS te largoje trupat e saj nga Shqiperia (sidomos nga Baza e Vlores) ne respekt te marreveshjes se Jaltes dhe deshires sovrane te Shqiperise per te dale nga Traktati i Varshaves.
    Historianet dhe gazetaret investigative le te gjejne se si arriti E.Hoxha te hyje ne kontakt (natyrisht heshturazi) me Amerikanet dhe te siguroje mbeshtetjen e tyre per largimin e trupave te BRSS nga Shqiperia?
    Kjo levizje diplomatike ne fakt ishte ne ate kohe e leverdisshme per te dyja ‘palet'(a ‘win-win’ situation).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje