Besimtarët shqiptarë, dhe ata në të gjithë botën, sot (e enjte) po festojnë Kurban Bajramin. Për nder të kësaj festë, e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me të varfrit dhe familjarët.
Besimtarët në Shqipëri u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin e Kurban Bajramit, ndërsa në Kosovë, manifestimi qendror për këtë festë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Për nder të kësaj feste, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët, duke thënë se “në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare”.
Me një urim për këtë festë, të gjithë besimtarëve myslimanë, iu është drejtuar edhe kreu i bektashinjve, Baba Mondi. “Mbarë bota myslimane do të përjetojë emocionet e ditës së Kurban Bajramit, mëshirës universale dhe mirësisë hyjnore. Si çdo ditë e vitit hyjnor, ne presim 24 shtatorin me urimet më të mira për familjen, për njëri-tjetrin, për fqinjët tanë, të kujtdo besimit të qoftë, për kombin që të ecë në rrugën e prosperitetit”, uroi ai.
Ndërkohë, edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se, vlerat e mirëfillta të kësaj feste manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanizmit.
doli ushtria e isis po feston
Si mund te zaptosh bulevardin sa here qe keni festen tuaj arabe? Ku eshte kryetari i bashkise qe e lejon kete gje? Si mund te pellasesh 5 here ne dite me artoparlant duke mos marre parasysh qe ka te semure dhe femije qe duan qetesi. Si mund te lejohet kjo lloj fe monster qe burgos per se gjalli femren, duke e veshur nga koka te kembet. Si mund te festosh te kjo fe monster qe pjell vetem doktatore, kamikaze dhe varferi. Une jam europian dhe nuk dua arabet ne vendin tim
dhe pas te githa ketyre ”vlerave te cmuara”Dean korraku e byazere ndjehen krenare!!! dhe me fatale: ”shqipetare”!!!!!!
PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA arabe,si mund te pretendoni se jeni shqiptare……!!!!!???