Bashkia e Tiranës nis punën për pastrimin e varrezave

25 Shtator 2015, 13:06Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e varrezave të Tiranës. Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njofton aksionin më të fundit që ka nisur administrata e tij. “Qyteti që nuk respekton dot të parët, nuk është shembull për të gjallët”, shkruan Veliaj. Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit nr. 1 në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve të Funeralëve janë përqendruan në varrezat e Sharrës.

Mësohet se ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës pas pastrimit nga ndotja e shkaktuar, për shkak të situatës së degraduar ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të nisë rehabilitimi dhe risistemimi i varrezave. Situata në të cilën ndodhet varreza e Sharrës është kthyer në një shqetësim për shumë qytetarw të cilët kanë të afërmit e tyre që prehen aty. Pastrimi i varrezave do të vijojë paralelisht në Tufinë dhe varrezat e tjera publike ku do të ndërhyhet për ta kthyer në gjendjen më të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje