Bashkia e Tiranës po sheh mundësinë që një herë në muaj ta kthejë në pedonale sheshin “Skëndebej”, ashtu si më 22 shtator. Në ceremoninë e falenderimit të organizatave që ndihmuan për aktivitetet e “Ditës pa makina”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se për kthimin në pedonale të sheshit “Skënderbej” do të shfrytëzohen edhe ditët apo festat e rëndësishme si Çlirimi i Tiranës apo festa e Pavarësisë.
“Në çastin kur të kemi krijuar një traditë të tillë, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që vitin tjetër Unaza e Vogël të shpallet zonë pedonale. Kemi nisur procesin e shpronësimeve dhe shumë shpejt nisim investimet për sheshin “Skënderbej” dhe hapësirat brenda Unazës së Vogël”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Në 22 shtator Tirana u listua një ndër 1500 qytetet që iu bashkua nismës “Dita pa makina”. “Më vjen mirë që arritëm në kohë rekord të bëjmë jo vetëm një eksperiment mjedisor, por edhe një eksperiment social. Disa hapësira publike që ishin harruar për qytetarët dhe që ishin kthyer në nyje trafiku, siç është sheshi ‘Skënderbej’, për herë të parë u kthyen në sheshe për njerëzit që ende e mbajnë mend se si funksiononte Bulevardi përgjatë viteve ’80 apo në fillim të viteve ’90, duke rikthyer nostalgjinë që Tirana e kishte humbur prej kohësh”, tha Veliaj.
Duke iu referuar statistikave të matjes së ndotjes të ajrit, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se më datën 22 shtator ishte e vetmja ditë gjatë këtyre viteve të fundit, që ajri ishte më i pastër. “Nëse norma e ndotjes në BE është 40, për herë të parë në Tiranë ra në 36.7. Është hera e parë që niveli i ndotjes së ajrit bie nën normën e BE, ndërkohë që çdo ditë tjetër të vitit jemi disa herë mbi normën e lejuar”, theksoi Veliaj. Sipas tij, mjafton vetëm kjo statistikë për të bërë pak llogari për mbështetjen që duhet t’i jepet kësaj nisme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se nisma “Tirana pa makina” ishte një mënyrë për të oksigjenuar Tiranën, e cila duhet të kthehet në traditë. “Nga 140 mijë makina që qarkullojnë në Tiranë, atë ditë në trafik kanë qenë vetëm 90 mijë makina. Pra, 50 mijë qytetarë me automjete në mënyrë të vetëdijshme vendosën ta linin makinën në shtëpi dhe siç e pamë nuk ndodhi hataja”, deklaroi Veliaj. Ai tha se kur 50 mijë qytetarë të ndërgjegjësuar vendosën që për një ditë të mos e përdorin makinën, por të ecin, të pedalojnë apo marrin transportin publik, është një e mirë edhe për ta dhe fëmijët e tyre.
Më tej, kryebashkiaku i Tiranës tha se për herë të parë u vu nën kontroll të plotë qendra e kontrollit të trafikut. “Ata që kanë ndenjur atë ditë në trafik kanë parë që semafori jeshil të qëndrojë i ndezur edhe për 3-4 apo 5 minuta. Kjo do të thotë se një qytet më inteligjent është i mundshëm për të zhbllokuar trafikun”, sqaroi Veliaj. Duke iu referuar statistikave të ISHP, se mesatarisht 500 qytetarë humbasin jetën në Tiranë nga sëmundjet e frymëmarrjes, kryebashkiaku Veliaj tha se niveli i benzenit dhe dioksidit të azotit, dy agjentët që shkaktojnë shumicën e sëmundjeve respiratore, në 22 shtator ra me 4 herë.
Në fund kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndau disa medalje për organizatorët që ndihmuan me aktivitetet e 22 shtatorit, në shenjë falënderimi për angazhimin e tyre.
7 here ne muaj Mekka per dylberet e Zikes………………
Hahaha….debil 2000 vjeçar.Shtata per ty,eshte vetem imitim lehjeje.
Shtata ne kulturen Babilonase dhe Helene,vjedhur me pas nga predikuesit kristiane,per te ardhur sot tek debilat si ty,qe lehin sipas ngordhjes Janullapos.Bubiii,e more kocken sot?
ue ue,gjalle qenke ti mer haxhi i Mekka-s…..!!!??
po thashe une ,nuk bie rrufeja ne hale……hahahaha!!
por mos e rruj marmiden mor i pacipe,te 7-t do te ti bejme,mos u bo merak,madje edhe bajrom kurban…………
Tfgs do vish te ma maresh ne goje?
Po tha Uefa qe do te fitoje Serbia
hidhuni perpjete sa te doni
Pse del Juventus – frosinone 1-1
carpi napoli 0-0 pasi ka shenuar 10 gola ne dy ndeshjet e fundit
Po tha Uefa mos hani mut kot
Semafori i 21 sot kishte ikur per lesh
z. krietar
para se te bllokosh sheshin nje here ne muaj bej ndonje rruge qe mos te rije njerezia nga 2 ore ne trafik se ke qejf ti te dalesh ne fotografi te sheshi pa makina.
z krietar
edhe nese ka ndonje vend ne dinja qe e bllokon qendren per maqinat ka pasur krietare qe me pare kane bere rruge. se kjo teori blloko blloko blloko blloko blloko blloko ku do shkoj mo vlla.
hani pershesh me propagande se ju ben mire per kolesterolin
Kur do te kthehet per gjithmone more zoteri por nje here ne muaj beji te fala Lul Bashes.
Ky po e ben si gomari i Nastradinit.
Heren tjeter do ktheje ne pedonale edhe Unazen e Tiranes.
Kushedi sa jane inatosur shqipot dembele qe nuk e shqisin bythen nga sedilja e makines…
dembel esh fjale turke
Ca eshte “pedonale” o Sajmir pederi..!! Perpara se te rregullosh “pedonalet”, shiko te rregullosh gjuhe shqipe, o italian..!!!
Po te thoshte 1 here ne jave hahet, 1 here ne muaj eshte kot. i thuhet robve 1 here ne muaj mund te shetisni ne qender?. s’kane pune makinat ne qender te kryeqytetit.
Ky eshte padhe fare. Ketij si thote gje pronari po vajti me mungese ne pune, madje edhe po svajti fare
Do te ishte fantastike qe ky organizim te behej per fund jave te shtuna e te djela .Tiranesit dhe rrethinat e saj do te mrekulloheshin ne keto du dite feste.Populli do pune , ushqim dhe hare, kenge.
Ketu tek ne cdo njeri sa merr nje post ts caktuar harron qe eshte nje qytetar si te tjeret dhe fillon e jep urdhra arbitrare dhe gjithe servilet i shkojne nga mbrapa,Para disa ditesh dhe nje urdher ku ndalon makinat e trnsportit nga ora 6 deri ne 9 dhe nga ora 16 deri ne 18.Keta, mire qe vete nuk kane punuar po ata keshilltaret qe jane aty te gjithe te pa afte jane,apo ben si do vete kryetari.Me kete vendim pervecse ka demtuar biznesin nuk ka arritur asnje efekt ne trafik ne oren qe pretendon se do ta rregulloje.Ne rast se do te rregullosh trafikun ne Tirane hiqi ne mengjes policet te zogu i zi dhe ne te gjitha kryqezimet,pasi jane te pa afte per kete pune dhe ku ka police ke dhe trafik.Ne rast se kete vendim e more per te vene disa gjoba kjo nuk te nderon dhe kam frike se keshtu si e ke nisur do behesh qesharak dhe objekt barcaletash.Prandaj lere pedonalen dhe organizo njehere punen ne bashki ku nuk merr dot anje pergjigje dhe pastaj mendo per pedonalen.Vendimin qe eshte marre per makinat e tranportit nuk mund te perfshije makinat e vogla tip doblo te cilat sherbejne per sherbime,se do leme nam duke marre karroca dore per te tranportuar veglat ne mes te bulevardit.
I nderuar Kryetar shiko mundesine qe ne vitin 2016 te realizohet kethimi ne identitet Sheshi Skenderbe , realisht atij te quajturi shesh vetem emeri i ka mbetur se ne te vertete eshte kethyer ne Luadhi i kalit te Sali Qenit .