Dorian Kuqo nga Pogradeci dyshohet se ka humbur jetën në Siri teksa luftonte për ISIS.
Kanë qenë familjarët e tij që u kanë thënë autoriteteve policore se njeriu i tyre ka humbur jetën gjatë luftimeve.
Lajmi për vdekjen e tij megjithatë nuk është konfirmuar ende zrtarisht.
Autoritetet kanë dyshime për vërtetësinë e këtij informacioni, pasi mendojnë se kjo është një strategji e familjarëve, “për të hequr qafe” agjentët dhe oficerët e agjencive ligjzbatuese, të cilët interesohen për këtë rast.
Kuqo, banues në fshatin Rëmenj, një kilometër larg Pogradecit, është nisur drejt Sirisë në korrik të 2013 dhe nuk rezulton të jetë kthyer më në Shqipëri.
Ai është rreth 25 vjeç dhe para se të largohej ka marrë leksione direkt nga Genci Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re, i cili po gjykohet tashmë nga Krimet e Rënda për rekrutimin e luftëtarëve dhe dërgimin e tyre në luftë.
Prej asaj kohe ai nuk është kthyer më në shtëpinë e tij, teksa herë pas here komunikonte me familjarët e tij. Por kohët e fundit, të afërmit u kanë treguar strukturave përgjegjëse për këto raste se nuk kanë marrë më lajm për Dorianin.
Referuar dëshmive të tyre, dikush u kishte telefonuar për t’u dhënë lajmin për vdekjen e Dorian Kuqos, në frontin e luftimeve në Siri.
Por duket se këto deklarime nuk i kanë bindur autoritetet, të cilat dyshojnë se është një taktikë e të afërmve për të mos kontaktuar më me strukturat mbikëqyrëse. Deri më tani ky informacion po trajtohet me të dyja anët e medaljes, qoftë asaj të së vërtetës absolute, ashtu edhe asaj të manovrës familjare.
Ne te s…. vafte ai dhe te tjeret qe jane me te.
o kuqooooooooooooooooooooooooo shkove per lesh…………..hahahaha!
Tani,a dyshohet apo e kan vra?
Sidoqofte,mbrapa Diellit vafte.
Ja dhe nje lajm i mire ..nje sunnit me pak.
Greket po vdesin pe buke o kar me zile
A mund te ngushllohet familja e terroristit shqipfoles? Them qe jo.
Shume nga keta terrorista per te zhdukur gjurmet deklarojne vdekjen e tyre dhe me pas me pashaporta siriane te fallcifikuara shkojne ne Europe per te perfituar azil. Me kete menyre llumi islamik edhe asisitencat sociale i perftojne edhe Europen e islamizojne dhe sigurisht jane te gatshem ne cdo kohe per te goditur ne zemer te Europes ne emer te Allahut!
Nje hale me pak. Uroj qe neser te na njoftoni se u qeruan te gjitha halet shqiptare qe kane vajtur ne Siri.
AMEN