Ngjarja e djeshme e ndodhur në Xhafzotaj të Shijakut ka tronditur opinionin.
Dritan Petova, 41 vjeç, ka vrarë me çifte vjehrrin 72-vjeçar, Ismet Leka dhe bashkëshorten e tij, Zaje Petova, 32 vjeç.
Më vonë ai hipi në një shtyllë, ku vrau edhe veten.
Kujtime Leka, kunata e të ndjerit Ismet Leka, ka thënë se derën 41-vjeçarit, ia ka hapur pikërisht e bija, e cila bashkë me të ëmën, prej dy javësh ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte te gjyshi.
Kjo, për shkak të dhunës që Dritan Petova ushtronte ndaj të shoqes, e cila kishte vendosur të divorcohej nga ai.
“Dritani kishte ardhur i kishte rënë derës.
Ishte i pirë dhe nuk merrte vesh ç’bënte.
Derën ia kishte hapur vajza e tij 12 vjeç, se gruaja e tij qëndronte këtu.
Siç duket nuk donte ta takonte e shoqja dhe doli vajza.
Por ai kishte kërkuar të fliste me të shoqen.
Kur ka dalë Zaja dhe i ka thënë se nuk duhej ta shqetësonte, ai e ka vrarë direkt me pushk”.
Vajza është trembur se ka parë babanë të vrasë nënën e saj.
Hata të madhe bëri krimineli me këtë vrasje. Ka hapur dy varre në një ditë, në një shtëpi”, thotë ajo për “GSH”.