Pranohet kërkesa e ish-guvernatorit Ardian Fullanit për gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës të Fullanit, sipas së cilës në rast fajësie, për akuzat e ngritura ndaj ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ky lloj gjyqi ia ul me një të tretën dënimin.
Ardian Fullani nuk ishte në sallën e gjyqit këtë seancë, ndërsa seanca e radhës u vendos më 6 Tetor.
Ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Për Prokurorinë e Tiranës, në bazë të hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri, ish- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, nuk ka marrë masa për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të miratuara nga Këshilli i Mbikqyrës, dhe moszbatimi i tyre ka ndikuar drejtpërsëdrejti në vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, vjedhje për të cilën janë gjykuar persona të tjerë.
Prokuroria e Tiranës e konsideron përgjegjës ish-guvernatorin Ardian Fullani në procedurat për blerjen e ish-hotel “Dajti” në vlerën 30 milion euro dhe pritet që pretenca e Prokurorisë te jepet te premten.
Ish-guvernatori Adrian Fullani rezulton nga hetimet të ketë qenë personi që i ka bërë me dije anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë se do të blihej kjo pasuri e paluajtshme. Organi procedues çmon se procedura e ndjekur me prokurim të drejtpërdrejtë dhe veprimet e ndërmarra nga anëtarët e komisionit të prokurimit kanë qenë thjesht formale, për sa kohë që të gjitha këto procedura të nisura me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë datë 16.06.2010, janë kryer rreth një muaj më vonë nga momenti që Këshilli i Ministrave të vendoste për shitjen e ish-Hotel Dajtit pikërisht Bankës së Shqipërisë, si edhe duke caktuar dhe vlerën për shitjen e kësaj pasurie të paluajtshme.
Prokuroria e Tiranës vlerëson se ish-Guvernatori Fullani ka përgjegjësi ligjore , pasi nuk ka urdhëruar dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme për vlerësimin real të kësaj pasurie të paluajtshme dhe se vlera me të cilën është blerë godina e ish-hotel “Dajti” është përllogaritur si pasuri “hotel”, në një kohë që ndërtesa nuk do të përdorej nga blerësi (Banka e Shqipërisë) si biznes fitimprurës hotel, por si ambiente zyrtare pune.
Me kete mut prokurorie qe ka ky vend, s’eshte cudi qe te vendos t’i propozoje Presidentit te bordellove te republikes qe ta dekorojne kete hajdut. Cdo gje po shkon drejt dhierjes totale.
Shumë i dyshimtë duket ky parashtrim që sjell ky shkrim.
Sipas shkrimit, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Fullanit, për gjykim të shkurtuar, që do të thotë, NE RAST FAJËSIE, ulje të një të tretës së dënimit.
Pse në rast fajësie?
Gjykata pranon kërkesën për GJYKIM TE SHKURTUAR, dmth 1/3 ulje dënimi, vetëm kur i pandehuri, PRANON AKUZEN e prokurorisë për të cilën po gjykohet.
Të pranosh kërkesën për gjykim të shkurtuar, që edhe nëse dënohem, ma ulni me një të tretën dënimin, nuk është parë e nuk është dëgjuar në asnjë lloj sistemi drejtësie, përveç asaj shqiptare.
Por ky privilegj pë Sulltanin e Parave Fullani, me suguri bëhet se ai është burrë shumë i mirë dhe se ka plot miq që janë darovitur me paratë e shtetit që i ishin lënë Fullanit në ruajtje.
Ne fakt kerkesa per gjykim te shkurtuar nuk do te thote pranim i fajesise.
Po cfare do te thote?
Sipas kesaj, edhe kur nuk pranohet fajesia, cdokush mund te marre vetem 2/3 e denimit, mjafton te kerkoje gjykim te shkurtuar.
Nje pyetje per Mero Bazen: Pse u zhduk menjehere my shkrim nga dritarja e Tema-s?
Mos jane me te rendesishem titujt qe jane lene ne dritare? Apo nuk duhet germuar shume per Fullanin?
Mire Fullan Kusari qe vodhi Thesarin e Shtetit si nje Magjyp Hindie ne mes te dites dhe qe po ja hedh lumit me Adriatik Llallat dhe prokuroret e tij, po Sali Berisha qe ishte kryeminister fuqiplote qe e shiti dora vete hotelin e falimentuar Dajti te Fullan Kusari, pra ky kryeminister a nuk mban edhe ai pergjegjesi me te madhe se ajo e nje guverantori kusar ordiner?
o shkrimtar o k…. Hotel Dajtin ky tipi nuk e bleu per vete me leket e shtetit.
Hoteli aty eshte si prone e Bankes se shqiperise. Ketu i thone qe pse e bleve nga shteti per shtetin dhe leket e shtetit ja kalove shtetit. e kuptove tani mos pi droge po bej palester grupi.
Gjykim i shkurtuar për miliona euro të vjedhura dhe për shpërdorim detyre
Mos e fusni në burg asnje nga keta Megahajdut me pushtet,
* O zoti Prokuror i çështjes, O Trup Gjykues
Konfiskojini pasurine (depozita bankare brenda dhe jashte vendit, banesa, lokale, makina,etj) dhe denoji me pune te detyruar publike ne qytet.
Pas ketij denimi ta ftoj perseri Presidenti ne ballo.
Fullani e ka bere kete kerkese mbasi e mori vesh qe miku i tij Like Floriri nuk e mbron dot nese e fusin ne burg. Kjo kerkese eshte me qitje te larget.
Varianti , qe kur i akuzuari pranon fajin ,i falet 1/3 e denimit eshte levizje juridike abuzive ,ne dem te drejtesise ,duke falur kriminelet .Gjygji kunder , Fullanit eshte deshmi e gjendjes katastrofale qe ka sot drejtesia .Po ligji antimafia ,qe presupozon sekuestrimin e pasurise ,do te ushtrohet per korrupsiponin e Fullanit ,apo ky eshte i “joni” .