Albin Kurti, themelues i lëvizjes ka folur për ‘Shih Programin’ në Televizionin Publik Shqiptar, të Enkel Demit.
Çfarë është Zajednica?
Zajednica i përdor serbët për më shumë territor dhe jo për më shumë të drejta. Marrëveshja e firmosur mes LDK-PDK dhe pakicës serbe e kishte këtë term: “Zajednica” dhe nuk e kishte shqip “Bashkësia e komunave me shumicë serbe”.
Zajednica për ju është projekt etnik dhe racist thoni ju…
Në Kosovë 92% janë shqiptarë, 6 % janë serbë dhe 2 % të tjerë. Të gjitha komunitetet e kanë nga një yll në flamurin e Kosovës, me simbolikë sipas marrëveshjes së Ahtisarit, ku qytetarët kanë të drejta të barabarta. Mirëpo serbët u ndanë në 10 komuna me shumicë serbe, megjithëse janë vetëm 6%, tani ata i duan këto 10 komuna. Në Kosovë ka 130 mijë serbë, por sipas kësaj ndarje atyre u takon 25% të territorit tonë. Pasi që u ndanë prej Kosovës duke kërkuar decentralizim tashmë këto komuna po kërkojnë që të centralizohen. Këtë po e kërkon në fakt Beogradi. Mustafa dhe Thaçi ia mundësuan. Beogradi po pret që qeveria e Kosovës të bëjë një dekret qeveritar që t’i japë kompetencat në arsim, shendetësi, financë, po presin që këto komuna të kenë Presidentin e vet, qeverinë e vet, gjyqësorin e vet. Kosova tani do të përbëhet nga Zajednica dhe nga shumica e popullsisë shqiptare.
Nëpërmjet marrëveshjes së Zajednicës edhe një komandati i postës kufitare duhet të jetë vetëm serb?
Po. Kjo është një qasje raciste. Ata nuk do të pranojnë shendetësinë, arsimin dhe qeverisjen e Kosovës. Ata do të kërkojnë një shtet brenda shtetit, që vetë shtetin e nxjerr jashtë loje. Në asociacionin e komunave serbe 25 % e popullsisë nuk do të jenë serbë, por gjithsesi asociacioni shkruhet në marrëveshje se ka të drejtë të përfaqësojë vetëm interesat e serbëve. Pra, do të ketë dy palë shqiptare dhe dy palë kufinj brenda Kosovës. Do të ketë shqiptarë të degraduar në Zajednicë.
Në Zajednicë ka edhe pasuri natyrore?
Po, absolutisht. Burimi më i madh ujor ndodhet në komunën e Zubin Potogut që do të jetë nën Asociacion. Do të jemi gjithmonë nën mbikqyerjen e tyre tashmë. Liqeni u Ujmanit, pasuria më e madhe ujore e Kosovës mbetet nën humorin e serbëve. Ujrat e Kosovës janë nën sulm. Ata duan të marrin burimet ujore që ne të jemi të varur nga Serbia. Në këto komuna është dhe miniera e Trepçës. Ajo është miniera më me vlerë në Kosovë. Aty tash ka pak punëtorë shqiptarë, rreth 1 mijë, e 2000 janë serbë, por dikur aty kishte 22 mijë punëtorë. Trepça vazhdon të jetë shumë e pasur, shumë më e pasur se borxhet e saj. Ato borxhe janë të Millosheviçit, nuk i krijuan shqiptarët, I gjetëm. Është interesant sesi një numër i madh minierash e burimesh ujore, si dhe pika turistike bien pikërisht në këto komuna. Harta që na serviret sot, është një hartë leopardi. Kjo është hartë gjymtuese.
Me këtë lloj organizimi të ri, a nuk jemi duke shkuar drejt një federalizmi?
Absolutisht po, veç tani kantonet do të ngrihen në bazë komunash që kanë edhe tre mijë banorë, komuna që kanë të njëjtën peshë si Komuna e Prishtinës fjala vjen. A e di që në shëndetësi ata kanë strukturat e veta. Fjala vjen ka një spital në Graçanicë, kur në Prizren apo Prishtinë spitali është rajonal, i shërben një krahine.
A është marrë shembull Republika Srpska, kur është bërë kjo marëveshje?
Po, plotësisht. Por dua të sqaroj diçka më parë. Shqiptarët i karakterizon policentrizmi, ndërsa serbët janë ndryshe, ata kanë kryeqytet vetëm Beogradin. Oliver Ivanoviç po gjykohet sot nga EULEX, por produkti i tij po pranohet. Ndërkohë ne shqiptarët, nuk e kemi pësuar shumë nga gjykatat, por produkti ynë i luftës po gjymtohet. Sot në Kosovë po veprohet si në Bosnjë. Ata po kushtëzojnë njohjen me zaptim. Serbia po kushtëzon pakësimin e lidhjeve me Rusinë me krijimin e këtyre komunave me shumicë serbe, për t’u forcuar në Ballkan. Ndërsa politikanët tanë në këtë rast janë servilë me ndërkombëtarët dhe tiranë me popullin. Kompleksi i inferioritetit tek politikanët tanë i bën që të hyjnë me ambicie të vogla kombëtare në negociata me Serbinë në Bruksel. Serbia na ka shumë borxh, por shantazhet për dosjet e korrupsionit, komplekset e inferioritetit të politikanëve si dhe padija e tyre po dëmtojnë Kosovën. Ambiciet për vete politikanët shqiptarë i kanë shumë të mëdha në raport me ambiciet për kombin. Kosova dhe Shqipëria duhet të fillojnë ta mendojnë veten si një komb për të qenë përballë Serbisë.
Tirana zyrtare më duket e vakët në raport këtë çështje?
Liderët tanë duhet t’ia lënë çështjen popullit. Nëse do të votonte populli nëpërmjet referendumit në të dy vendet, bashkimi do të ishte i garantuar. Por, vetë politikanët e të dyja krahëve a thua e duan këtë bashkim?!
Ne në Kosovë jemi aleat me SHBA dhe nuk kemi ende ushtri. Edhe kur hyri Shqipëria në NATO hyri më shumë si territor sesa si ushtri. Në shekullin e XXI shteti dhe kombi duhet të jenë shumë të rëndësishme. Fuqia jonë vetiake është e pazëvendësueshme.
Zajednica në Kosovë po kërkohet nga serbët dhe po lejohet nga shqiptarët, po asosacioni i komunave shqiptare në Serbi u krijua apo jo?
Serbia nuk e njeh parimin e reciprocitetit. Kur komunat shqiptare në Serbi kërkuan këtë asociacion, Daçiç deklaroi: “Mos luani me zjarrin! Mos guxoni se Serbia është më e fortë se kurrë.”
Serbët kanë një parim: “Ajo çfarë është e jona është e jona, ajo çfarë është e juaja është e negociueshme”.
Pas disa aksioneve kundër përfaqësuesve të qeverisë, pati dhe vezë në Parlament, tani keni nisur një peticion dhe po lajmëroni demonstrate e protesta të fuqishme. Do ketë dhunë?
Dhunë është Zajednica, nuk janë vezët në Parlamentin e Kosovës. Nuk lënduan kënd vezët. Zajednica është dhunë edhe për fëmijët ende të palindur. Pas 10-15 viteve, kur do të mund të konsolidohet Zajednica, nuk e lëviz dot më nesër as me luftë. Dhunë është firmosja brenda natës e marrëveshjes me Vuçiçin, dhunë është mënyra sesi qeveria do ta kalojë këtë marrëveshje pa e çuar në Kuvend. Në një shtet si Kosova ku nuk ka demokraci, nuk ka rrugë tjetër veçse aksioni qytetar. Deri më tani kanë nënshkruar mbi 100 mijë qytetarë. Ne kur kemi hyrë në Parlament nuk kemi hyrë që ta lëmë protestën jashtë.
Kot nuki thone serbet qe ne kohen e ish Jugosllavise 1 ne 3 spiune tre UDB-se ishin shqiptare!
Ate cfare beri per 25 vjet agjentri i UDB-se Sali Berisha ne Shqiperi,ate po bejne edhe spiunet e saj ne Kosove me Isa Mustafen ne krye!!!
Kjo eshte arsyeja pse ju kosovaret NUK MERRENI ME SERBET si armikun tuaj shekullor,por merreni me Masakren e Tivarit qe,sipas jush e paska bere ENVER HOXHA!!
MORTJA QE S’U HA!!!
Ju do ta shisni lire Kosoven tek serbi!!!
Ju befte HELM gjaku i te reneve ne lufte per clirimin e Kosoves!
Harram e paci edhe ndihmen e NATO-s!!!
Kot nuk thone serbet, qe ne kohen e ish Jugosllavise 1 ne 3 spiune te UDB-se ishin shqiptare!
Ate cfare beri per 25 vjet agjenti i UDB-se Sali Berisha ne Shqiperi,ate po bejne edhe spiunet e saj ne Kosove me Isa Mustafen ne krye!!!
Kjo eshte arsyeja pse ju kosovaret NUK MERRENI ME SERBET si armikun tuaj shekullor,por merreni me Masakren e Tivarit qe,sipas jush e paska bere ENVER HOXHA!!
MORTJA QE S’U HA!!!
Ju do ta shisni lire Kosoven tek serbi!!!
Ju befte HELM gjaku i te reneve ne lufte per clirimin e Kosoves!
Harram e paci edhe ndihmen e NATO-s!!!
Ne SHqipetarte kurre zdo mbushemi mende.
Ne ne pozita te larta i votojme njerze ,te ciket jane nipa sllav.
Se pari marem shembell “salen”.Jo qe eshte nipe sllavi,po dhe gruja e sales eshte mes sllave.Argita u martua per “maltezet” Te cilet ne vaterate e tyre e flasin gjuhen “sllave”.
Per te kqijat e sales skamenevoj te them.Kurre e dime se sa te keqija ka sjell kombit……
Dritero Agolli ne 99 u mundua tenaj leh kile.Po per fate qe SHBA´ja -BE. kishine vendosur qe ti bombardojne sacet e millosh kasapit.
Veton Suroi nipe sllavi eshte dhelper….
Gjyshi i Albin Kurtit “Hajriz Hajkubilla” nga Marevci e martoj nje sllave,me sllavicen lindi te amen e Albinit.E ama e Albinit si profesoresh ne UNIN e Prishtines mbante mardhanje te mira me nje profesor serb.
Kta larg te permendur po dhe shume tjer nipa sllav jane ne pozicione te larta,qe gjere sote fetem trazira qe kemi nga kta..
Naivititi jone nje her e per gjithmon duhete te mare fund.
Po dashtem te hecim para,ne ne te ardhmen mos ti votojme nipat sllav.
Un nuk e di pse lodhesh me o Albin
Ik mor vlla relaksohu e jeto i qete ne Norvegji …leri shipecat tju hahen edhe kockat se e meritojne sa ska ku shkon me!!
Po ti Palush Pelasgu, mbasi nuk qenke “sipac”, a je boshnjak,turk, qerkez, goran, pomak apo ndonji mut tjeter?
@@ respekt @Albin Kurti,eshte per te ardhur keq qe Shqipetaret Luftuan per Kosoven, kur vete “Kosovaret” e kane kthyer Koken dhe Bythen nga Serbia…
1-Eshte tamam sikurese thoni:Jane Dosjet e Korrupsjonit ato qe Shantazhojne Hashim Thacin, sa per “Qerosin Mustafa” ai eshte klysh i LDK-se qe u Formua me Vulen e UDB-se..
2-NJe Inicjative e EDI RAMES ,per Mbledhje te perbashketa Qeverish duket se Mbeti vetem nje Fillim..si dhe nje Funde..pa krye.
3-E Verteta e Hidhur eshte se Shqipetaret kane Fituar Luften disa here ne Rrafshin Ushtarake..por me pase kete Lufte e kane HUmbur si pasoj e Politikaneve te Dobet dhe Bythelepires, te nenshtruar, dhe Injorant..pa Vizjon Politike qe mbetet ne rrange “Llafazanesh Kafenesh”..dhe pa nje Vizjon per Bashkimin KOMBETARE…
i Nderuar Albin Kurti:Nese Hashim THaci apo Mustafa kerkojne te Shesin Territore te Kosoves,duke u Mbuluar nga te ashtuquajturat “Marrveshje”..apo asocime…dhe nese deri Dje ju apo Dikush Tjeter perdori VEZET kunder tyre, nuk duhet pritur me POr duhen Perdorur Armet, kunder Tradhetareve te KOmbit Shqipetare qe jane ulur Kembekryq ne Parlamentin e Kosoves si dhe ne Qeverine e Kosoves.
@@ Vetem Bashkimi KOMBETARE na Bene Peshe Balancuese ne GJeostrategjine e Ballkanit…Vetem si nje KOMBE i VETM Shqiperia dhe Kosova do te munde ti thone NDAL Ekspansjonit Sllavo-Serbe..ju keto i dini Miku ime(Si dhe i shume Shqipetareve te Ndershem) prandaj i Thoni JO–Marrveshjeve Antishqipetare te nenshkruara nga Politikane Antishqipetare..Te jeni me se te sigurt se me ty Jane Miljona Shqipetare nga te gjitha Trojet Shqipetare…Te gjithe se bashku te Punojme per Bashkimin KOMBETARE…lol
shqipetaret duhet te krijojne nje organizate te mrendshme e cila duhet te kete fuqi apsolute te ndershkoje politikanet e kurroptuar ose trathtare ,ato politikane qe nenshkruajne marrveshje ne dem te kombit ilir duhet te ,,,,,,,, menjehere
ne e kemi ndare veten ne kosovare shqiptare maqedon malazez , te gjitha keto emra perdoren per nga vete ne . une mendoj qe ne duhet te perfaqesohemi si ilire. qe flasim gjuhe ilire dhe qe jemi komb ilir, a e shikoni qe fshataret e bullgarise e quajn veten te bijte e aleksandrit (lekes )ato mund te jene maqedon vetem nese jane kopila ,ose mgjypet grek po e quajne vete Helen , ne jemi ilir dhe se themi sepse politikanet tone jane frigacake .
Bravo Albin! Mos lejon tjetersimin e trojeve tona, protestoni dhe detyroheni qeverine te bej mbrapa kthehu.
Njerez si albini duhet te drejtojne shqiperi e kosove
Ky eshte 1 idjot i lindur dhe taleban me rrenje te thella.