Ne jemi paraqitur gjithmonë si të hurit e të litarit para botës

29 Shtator 2015, 09:19Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ne e kemi të nxirë imazhin tonë në botë. Keq më vjen sepse e ndjen gjithandej nga shkon, ta thonë ose nuk ta thonë.

Ka dy arsye madhore.

E para, konjukturale, ne jemi paraqitur si të hurit e të litarit se e kemi qejf të dalim mbi të tjerët, e kur nuk mundemi për të mirë e kemi qejf për të keq. Prishim shtetin si në 97, ikim me anije nga sytë këmbët si në ’91, merremi me trafiqe drogash, lëre se çfarë bëjmë! Por, edhe kur vjen Papa paraqitemi thjesht e vetëm si vrasës priftërinjsh duke ja nxjerrë ballazi fotot e martirëve para syve në një skenografi apokaliptike, turizëm duam të bëjmë duke u paraqitur si vendi i bunkerëve absurdë. Ja…

E dyta sepse edhe kur vjen puna për traditat tona të së kaluarës nxjerrim ato tradita që janë vlerësuar gjatë kohës totalitare, atëhere kur me anë të tyre justifikohej izolimi. Edhe sot ashtu vazhdojmë, ndërkohë duhet shtruar pyetja : Vërtetë vetëm ato tradita janë që duhet të nxjerrim në pah?

Ndërkohë kemi edhe tradita të tjera që jam i bindur se po t’i nxirrnim në hap do të na jepnin shumë krah për identitetin tonë dhe për imazhin tonë përpara botës.

Mirëpo shkollarët që merren me traditat janë formuar në shkollën e komunizmit dhe nuk kanë bërë hap më tutje për ta revolucionarizuar strategjinë kombêtare të krijimit të imazhit të kombit. Ose paraqitemi sikur jemi si Zvicra, ose sikur jemi kriminela. Duam ose të parët ose asgjë. E kjo na bën që pikërisht ato tradita që kemi shumë të vlerta, t’i censurojmë, të kemi frikë dhe turp për to, sepse edhe popujt e tjerë na kanë bërë në shekuj të kemi turp për anët tona të mira, pikërisht për të na ulur e përulur.

Cfarë do të thoja unë na mungon?

E para një zinxhir muzesh dhe vlerash muzeale që tregojnë se shqiptari jeton i përhapur në të gjitha kontinentet. Kemi rrënjët në shtetin kombëtar, por jemi edhe diasporikë. Muze për arbëreshët dhe nxjerrje nga hiri e historisë të tyre, për arvanitasit, për gjithë diasporat shqiptare në Ballkan, Europë dhe në botë.

Si nuk bënë çamët një muze për kulturën e tyre dhe ta këndonin me plot gojën se janë qytetarë grekë që kanë pësuar genocid. Jo, ore, heshtje si në kohërat e vjetra.

E dyta, qe ilirët që ne jemi pasardhës sigurisht e nuk do as mend as kalem, bashkëjetonin me romakët dhe grekët helenë. Por, në vend që muzetë tona të tregojnë kulturën ilire, u duket se kanë turp prej saj sepse nuk i kishte kolonadat e botës romake dhe greko-helene. Edhe në muze po të shkosh, të premtojnë botën ilire dhe në fakt të tregojnë objekte romakë ose edhe më parë helenë. Qeshin turistët e huaj…

Këta nuk e dinë se ilirët ishin nga të konvertuarit e parë në kristianizëm nga Shën Pali dhe nuk guxojnë të ecin në këtë drejtim sepse si dikur në monizëm feja ishte një gjë e keqe. Këta duan Perandorin Kostandin si ilir me origjinë kur atë nuk ta njeh njeri ndërsa ilirët ishin krishterë qysh në periudhën e kristianizmit përpara romakë si fe e njohur me ligj.

Së treti, një muze për Ali Pashanë, more se sado i egër që ishte, nuk matej ajo kohë me nivelin e butësisë të robit. Po të ishte për vrasje, gjithë monumentet e Europës do të ishin rrëzuar sepse mbretërit e tyre nuk lanë vëlla a nip pa vrarë. Kështu e kishte atëhere sundimtaria.

Së katërti për nënë Terezën që kam frikë se do ta shtypi makina aty te rrotullamja e Rinasit ku ecën rrugës si plakë çmendanike që ka humbur rrugën për në shtëpi.

Së pesti, është zhytur në dhé kultura e Kanunit sepse gjoja ajo frymëzon sot ngujimin e fëmijëve. Harrohet se ajo është një tërësi normash që në Mesjetë i kishim aq aq të zhvilluara as popujt gjermanikë e anglosaksonë nuk i kishin. Kurse ne i zhysim në rë baltë. A thua se vetëgjyqësia në atë kohë nuk ishte rregull. Cfarë ishin dyluftimet me shpata të fisnikëve!!! Nuk ishin vetëgjyqësi në mes pallateve europianë të mbretërve!!!

Mos e zgjas, ne jemi bërë kontrapedalë, jemi mazokista, ngrejmë lart ato që bota na përbuz, bunkera, vrasje priftërinjsh, shkatërrime minaresh a kishash, dhe fshehim ato që do të na nderonin sikurse përmenda por edhe të tjera.

Ne kemi shumë se çfarë të tregojmë, por i kemi zhytur në dhé, dhe tregojmê ato që bëjnë të qeshin turistët me naivitetin tonë kur u tregojmë ndonjë kishë që për ta nuk është më shumë se një kishë katundi në vendin e tyre.

Këtu duhen nxjerrë vlerat sepse censura ideologjike dhe amnezia nevrotike i kanë lënë në harresë.

13 komente në “Ne jemi paraqitur gjithmonë si të hurit e të litarit para botës”

  1. pronari i pallatit says:

    ja fute kot si kau peles..
    krahasahet dyluftimi fisnik europjan me vrasjet prapa shpine ne prit ala malokar kanunor!!!
    pushkini rus vdiq ne nje dyluftim duel pas nje fyerje qe ju be.
    dyluftimi u organizu sipas rrrgullave te sakta te pastra dhe ne publik dhe fitoi me i zoti,pas shkembimit te gjyjtjeve me pisqolla.
    dyluftime princash e mbretroresh jan bo edhe me kuaj me shpata e shigjeta.
    edhe akili me hektorin homerijan kan dyluftu burrnish ball per ball tek e tek ne shesh te burrave..
    kurse kanuni orijenton jo ne shesh te burrave dyluftim porse mbrapa hendeqeve dhe plevicave ke shpella e namun dhe lugina e keqit.. mrapa shpine pabesisht nji plumb hajdut ,si shkerdhat malok.
    prandaj kanuni osht i keq.
    bota dyluftimin e djeshem e ka xhvendos ne ringun e boksit sot. dhe atje ne ate sport bbehet ajo qe behej dje me pages jete.
    vetem shqiptart nuk kan boks te mirfillt. edhe kur dalin ne ring ata nuk bejn boks por zihen me grushta dhe shtyrje..
    iliret kan qen prkrah romakve e helenve te lasht,porse nuk kan pas qytetnim,porse kan qen nji tip bathoreje cecene malokare perreth tiranes se sotme..
    mund te ken pas edhe nanji prijs atehere.. si mretnesha teuta apo Pirro i epirit,porsi sot qe maloksat kan lider sal katunarin dhe Xhozefina Calamanen.

    1. XH says:

      Hallall, e vertete e hidhur

  2. Kol Tivari says:

    Jemi “paraqitur”…apo…”jemi realisht”…???!!! Sa për të tjerat, zoti Fuga, po flet broçkulla, kësaj rradhe…!

  3. Alpha says:

    Ta kete vertet, titullin (graden) profesor, ky njeri?

  4. pilo says:

    Mero, te kam shkruar dhe here te tjera: foton e Artan Fuges nderroje se duket si nje njeri varfanjak, gje qe nuk eshte i tille se diku dhe ai furnizohet ne ndonje grope haleje shqiptare. Ka shkruar sot me nentekst, atje ku i dhemb atij qe te mbuloje gjithe fenomenet dhe te folurit e kryeministrit shqiptar. Sai vogel je o Fuga! Me e keqja eshte se ky nuk di te terhiqet per te shikuar punen e vete, pavaresisht se shume here njerezit qe komentojne e kane analizuar dhe ja kane vene ne dukje te metat e tij. Si duket shkruan dhe nuk lexon fare se ç’shkruajne te tjeret per te. Keshtu ka vendosur te beje: te ecij perpara pa veshtruar me se si po ecen. Njeri me shpirt katran per te nxire çdo gje sepse njerez te tille nuk mund te rindertohen. Kurrizos ja ndreq kurrizin vetem varri. Ka shume tipa te tille sot ne publicistike (i thençin), ne gazetari, media, politike. Por Artan Fuga eshte ekzemplare i lyer mebojen e tij extreme.

  5. shvejk says:

    Ne thote prof. Fuga. Kush ne prof? Ti nuk je ne. Fol ne njejes.

  6. TROJA says:

    Po si do sundoje klasa me famekeqe,me hajdute,me e poshter ne keta 25 vjet?
    Si do mashtrojne injorantet dhe servilet.po nuk u sulmua regjimi i kaluar si anti popullor? Politikanet e sotem,te 25 vjeteve,jane me bastardet e historise se Shqiperise.

  7. Ben Dibrani says:

    Paaftesia jone eshte shembullore ne cdo prezantim. Butrinti dhe Apollonia, Greke. Po si ka mundesi? Pse iken greket nga vende me nje kulture aq te larte? Pse I ndertuan dhe braktisen pa lene asnje dokument pervec budallenjve tane qe I bene ne fakt dhe pranojne me deshire vetmohimin? Gjithshka Romake, Greke, vetem ne qenkemi UFO?

  8. Klimax says:

    Artan Fuga kerkon te shpjegoj se “cfare mungon ne paraqitjen e vazhdimesise se historise tek shqiptaret”, por mendoj se behet edhe me kontradiktor me vetveten!
    Te pakten, e llogjikshme nga ana e tij, ne mungesen e ketij zinxhiri te historise nuk na kujtoj epoken e pellazgeve se kushedi mund te dali dikush tjeter e te thote se ka “vertetuar” se njeriu i pare primitiv ka folur shqip!!!!! Dhe meqe jemi te gjuha, c’fare i ka munguar shqipefolesve apo arberfolesve ne gjithe historine e tyre? Gjuha e shkruajtur! E pra, ajo eshte edhe hallka pare e vazhdimesise se zinxhirit qe krijon identitetin e nje populli. Ajo eshte si ADN-ja, nje gabim ne zinxhirin gjenetik qe krijon deformime serioze tek njeriu. Ne rastin e nje populli eshte asimilimi dhe kur ky asimilim fillon pa lindur historikisht akoma, tek iliret, atehere eshte e veshtire qe te grumbullosh hallkat e zinxhirit me hamendje.
    Hallka e dyte eshte kultura. Edhe kjo in-ekzistente, plotesisht e asimiluar ose per ti bere qejfin e pa dale kurre ne drite. Kudo qe germohet zbulohet kultura e lashte greke e pasuar nga ajo romake.
    Dhe ne qoftese do te shkojme tek hallka e trete, tek figurat qe duhet te nderojme si komb, atehere dalim ne konkluzionin qe pervec Gjergj Kastriotit qe luftoj me shume se kushdo per vazhdimesine e identitetit kristian ne Ballkan ne nje periudhe kur Bizanti ishte zhdukur, c’do kush tjeter i sherbeu nje perandorie qe jo vetem nuk kishte asnje lloj lidhje me identitetin e arberit, por ne kundert ishte asimiluesja perfundimtare e ketij identiteti. Dhe meqe na kujtoni Ali Pashen, nuk mund te justifikohemi se ai ishte katil dhe i eger si dhe mbreter te tjere ne Europe, por kundra kujt ishte ky Pasha i eger? Ndaj identitetit te vet! E pra, kjo eshte vetvrasje kombetare. Identitetit i ka ngelur vetem kufoma. Atehere dergoni eshtrat e kufomes ne muze se ndoshta bindim boten per egzistencen tone!

  9. Kol Tivari says:

    @Klimax, je i paarritshëm…!

  10. zoti says:

    Shkrim pa lidhje. Ik gjej ndonje pun tjeter.

  11. katarakti says:

    Ka nje fare nihilizmi ne shkrimin e Artan Fuges dhe disa qendrime te gabuara, siç eshte ai ndaj Kanunit hakmarres deri ne brezin e shtate dhe vrases prapa kurrizit. Por ka edhe disa opinione realiste. Si psh kur thote qe “popujt e tjere na kane bere qe ne te kemi turp nga traditat tona te mira, pikerisht per te na ulur dhe perulur”. Shume e vertete. Po ja psh. Ne kemi tradite bashkejetesen fatare. Qe ndryshe nga çfare thote Fuga eshte merite edhe e ateizmit komunist dhe vepres se lavdishme te Rilindasve. Kete tradite duhet ta perforcojme dhe tua perplasim ne fytyre te gjithe atyre qe nuk na duan. Qe kombin e kane njehsuar me fene dhe jane gati per luftra te reja fetare. Ketu ne qendrojme para tyre. Dhe Rama beri shume mire qe mori 4 klerike shqiptare (nje synit, nje bektashi, nje katolik dhe nje ortodoks) ne marshimin e Parisit: “Je suis Charlie”. Per çamet ka po ashtu te drejte. Ndersa per iliret provat materiale ndofta kane qene te pakta dhe i kemi zevendesuar me ato greko – romake! Ka po ashtu te drejte per Nene Terezen. Dhe çuditerisht ne bote ne njihemi me shume si myslimane sesa si bashkekombas te Nene Terezes. Me duket se edhe ate po na e pervetesojne maqedonasit8 Pra ka per te marre dhe per te lene ne shkrimin e Fuges.

  12. Anita Zhoga says:

    Si ka mundesi qe prof. Fuga ta shikoj vendin e tij kaq bardhe e zi .
    Mendoni nje akademik i ketij lloji po ky a e ka filluar promovimin e vlerave te shqiptareve dhe te Shqiperise nga ana e vet se e dime qe jep mesim edhe jashte vendit.Mendoj qe me kete qendrim tregon qe eshte vete nje njeri i rritur ne komunizem dhe kot flet per te tjeret !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje