OSHEE padit Kastriot Ismailajn, ish-kontraktori i CEZ nën akuzë për dëm ekonomik

29 Shtator 2015, 15:21Kronika TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paditur në Gjykatën e Tiranës Kastriot Ismailajn, me argumentin se i pandehuri i ka shpaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm.

Në padinë e saj, OSHEE thotë se dëmet që i janë shkaktuar vijnë nga konsumimi i veprës penale të “mashtrimit”, kryer nga Ismailaj gjatë kohës që ishte administrator i kompanisë DIA, një shoqëri e regjistruar në regjistrin tregetar me objekt mbledhjen e borxheve.

Po ashtu, sipas një burimi konfidencial, DIA ishte e regjistruar për ta ushtruar këtë aktivitet në të gjithë vendin, ndërkohë që ka lënë pa mbuluar disa qytete dhe zona rurale, mes tyre Fieri, Kavaja, Gjirokastra, etj.

Po ashtu, thotë OSHEE, Ismailaj i ka shkaktuar dëme edhe me hapjen e padisë në arbitrazh, ku kërkon 130 milionë euro. Çështja është dërguar në gjykatën civile të Tiranës dhe ende nuk është hedhur në short për të caktuar gjyqtarin.

Megjithatë, burimet shtuan se me shumë gjasë, sapo të mbërrijë kjo kërkesë civile dosja do të pezullohet, duke qenë se ende nuk ka një vendim fajësie apo jo ndaj Kastriot Ismailajt, ku ai të konsiderohet se e ka konsumuar vepren e “mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”.

Prokuroria e ka ende nën hetim Ismailajn së bashku me Josef Hajces, ish-drejtor i përgjtihshëm i CEZ në Shqipëri, për të njëjtën vepër penale.

Prokuroria deklaron për Top Channel se po pret ekspertizën e specialistëve financiarë, ndërkohë që ka ndarë çështjen.

Çështja e kompanisë DIA dhe e Ismailajt hetohet nga prokurorja Antoneta Sevdari, ndërsa çështja e pesë kompanive të tjera hetohen nga një tejtër prokurore.

1 komente në “OSHEE padit Kastriot Ismailajn, ish-kontraktori i CEZ nën akuzë për dëm ekonomik”

  1. elona says:

    sa komike….pas gjithe kesaj kohe,oshee bashke me cele hajdutin dhe albana lesbiken kujtohen te padisin meqe u be e madhe, e doli ne media…kush do e beje padine ;ato kurvat qe ka mbledh cela aty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje