“Imami i tha tim shoqi: Nëse gruaja nuk të mbulohet, priti kokën”

30 Shtator 2015, 10:21Kronika TEMA

Seanca e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ndaj të akuzuarve si xhihadistë dhe rekrutues xhihadistësh, ka qenë shumë e tensionuar.

Gjatë kësaj séance është thirrur për të dëshmuar Nazmie Allxhaka, e cila ka rrëfyar largimin e të shoqit nga Shqipëria në nëntor të 2014-s.

Ajo që ka tensionuar situatën, ka qenë etiketimi “mjekërcjepër” i të pandehurve, nga ana e dëshmitares.

Ata kanë shpërthyer në fyerje ndaj saj, ndërsa më pas kanë braktisur sallën e gjyqit.

Ndërkohë gjatë dëshmisë së vet, Allxhaka ka thënë se imami Bujar Hysa, kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj që t’i priste kokën, nëse nuk mbulohej.

Ditë më vonë, kur e kishte pyetur për herë të tretë dhe burri i kishte thënë që nuk isha mbuluar, Bujar Hysa i kishte thënë Mustafait: Nëse gruaja nuk të mbulohet, priti kokën”, ka thënë ajo para gjyqtarëve./b.l

 

4 komente në ““Imami i tha tim shoqi: Nëse gruaja nuk të mbulohet, priti kokën””

  1. Argita_B says:

    Çuna te mire kta, kot i bikan ne qafe, do ket ndonje ngaterrese te dosja se ska mundesi.

  2. Asgani says:

    Lirojini keta kafshe se do infektoni burgun dhe eshte me e rrezikshme…

  3. Kol Tivari says:

    Po t’i quajmë “kafshë” këta, kam frikë se do të “fyhen” kafshët… (dhe do të kenë të drejtë)

  4. mikel says:

    prisni prisni eshte thjeshte ceshtje kohe do ta merni vesh tolerancen fetare sa te bashkohet edhe kosova se jane 98%e shqiptareve mysliman te devotshem dhe do themi na ishte njehere iliria arberia shqiperia kurse tashi quhet turqinia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje