Prokuroria e Tiranës, nis hetimet për letrën e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Braho.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vënë në lëvizje prokurorin e kryeqytetit për të verifikuar informacionet që deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, i kishte renditur në një letër-sekrete dërguar krerëve të institucioneve.
Burimet thonë se letra është marr në dorëzim nga prokurorja e çështjes Antoneta Sevdari e cila ka nis verifikimin e pretendimeve të deputetit Braho, raporton ABC.
Mësohet se në letër, ndër të tjera Braho pretendon se ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi dhe ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti po manipulojn të arrestuarin Kastriot Ismailaj.
Braho pretendon se Doshi dhe Prifti kanë takuar bashkëshorten e Ismailajt në një nga lokalet e hoteleve të njohura në Tiranë, ku kanë kërkuar që të ndikoj te bashkëshorti Kastriot Ismailaj të dëshmoi dhe implikoj në aferën e kompanisë CEZ-shpërndarja kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Kreu i komisionit të sigurisë, dyshon se Doshi me anë të presionit kërkon që i arrestuari Ismailaj të pranoi faktin se ka qenë Meta ai që e ka prezntuar me drejtuesin e kompanisë CEZ-shpërndarja.
Pavarësisht nisjes së hetimit, ku pritet të merret në pyetje Vojsava Ismailaj bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, në media ajo ka mohuar presionin nga deputeti Doshi.
Vojsava Ismailaj ka pranuar se është takuar me deputetin Doshi me të cilin kanë njohje disa vjeçare por ka mohuar presionin apo nxitjen e tij për të ndryshuar dëshmin bashkëshorti i saj.
Në prononcimin për media, Vojsava Ismailaj e ka cilësuar letrën e deputeti Braho si një kërcënim i hapur që bashkëshorti i saj të hesht dhe të tërhiqet nga padia në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.
Ndërkohë ende nuk dihet nësë Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje për këtë takim deputetin Doshi apo do të kryej verifikimi mbi ndihmën e mundshme që ish-deputeti I PS-së i ka dhënë familjes së Kastriot Ismailajt.
Mooos tani qe e mori Llalla ne dore , tani do zgjidhet ceshtja……
Ku jane ato arrestimet e bujshme te Adriatik Llalles.
Si nuk kane turp keta qe genjejne
E ka marre ne dore Sevdari, e papergjegjshme si prokure… kjo ka lidhje direkt me saimirin dhe Ramen.. meta duhet ta vleresoj se ja futen …
kesaj i thon PRIT GOMAR TE MBI BAR..ky do bej hetime??
ky qe ne shtator do bente namin me arrestime??
VAJMEDET per shqiptaret
ne loje u fut dhadha, dhe gruas se ismailajt do ti aprovohet “mbrojtja” e cila ne fakt nuk eshte mbrotje por survejim shteteror i gruas se ismilajt per te ditur me ke takohet, ku shkon, cfare ben, me ke flet, do ti vihet telefoni ne survejim, gjitheshka. ne kete menyre braho dhe meta sigurohen qe ismailaj nuk ben loje te dyfishte duke ia vene gruan ne survejim zyrtarisht. ne fakt ketu ku kane arritur punet ismailajt nuk po i lene asnje rruge tjeter vec te shkoje drejt statusit te deshmitarit te penduar. kjo eshte arsyeja se pse dhe basha e berisha po bejne presion per hetim nderkombetar, qe ismailaj te vihet nen presionin e idese se nqs fillon hetimi nderkombetar meta dhe kushdo qe ka qene i implikuar do filloje te trembet dhe i vetmi qe mund ti marri ne qafe eshte ismailaj dhe eleminimi i tij eleminon rrezikun. pra fillimi i hetimit nderkombetar eshte fundi i ismailajt dhe duke menduar kete mund te thyhet e te flasi, kjo eshte ajo qe shpresojne basha me berishen, ko eshte ajo qe i trembet braho dhe meta. asnjeri nga lojtaret nuk ka ne dore kart fituese, te gjithe luajne bllofin, nderkohe qe Asi ismailaj eshte ai qe vendos fatet e lojes.