Itali/ Biznesmeni i përgjuar: Në Shqipëri mbaron punë me politikanët me një zarf të mbushur mirë

1 Tetor 2015, 09:06Kronika TEMA

Prokuroria e Firences në Itali ka arrestuar dje 4 persona, një biznesmen dhe 3 zyrtarë të lartë të Anas Toskana.

Ata akuzohen se janë përfshirë në shkëmbime favoresh dhe rryshfete në fondet e dhëna për ndërtime e riparime rrugësh, veçanërisht tipi i fondeve të dhëna për raste emergjencash si shembje dhe dëmtime nga koha e keqe.

Shtypi italian shkruan se ndaheshin përqindje për shuma që shkonin nga 190 mijë euro në 3 milionë euro.

Nën hetim janë edhe 24 zyrtarë të tjerë shtetërorë të Anas.

“Të gjithë janë të korruptuar dhe të korruptueshëm” – dëgjohet në përgjime t’u thotë miqve të vet biznesmeni i arrestuar.

Ai ankohej se kishte shpenzuar rreth 200 mijë euro në vit për udhëtime turistike dhe dhurata për gratë e zyrtarëve të shtetit që firmosnin fondet.

Në një nga përgjimet shfaqet edhe Shqipëria.

Një përgjim në 3 prill 2015 tregon bisedën mes biznesmenit të arrestuar dhe të dashurës së tij. Kjo e fundit i tregon se motra e vet di si shkojnë gjërat në Shqipëri.

“…mund të takosh kollaj një funksionar të lartë politik por duhet një zarf i mbushur mirë për këtë tipin që njeh personazhin që merr zarfin.

4 komente në “Itali/ Biznesmeni i përgjuar: Në Shqipëri mbaron punë me politikanët me një zarf të mbushur mirë”

  1. ARGITA says:

    FJALE PAZARI KA GJE KONKRETE I THASHE ME THA ZOTERINJ EMRA DHE FAKTE KONKRETE JO SI DOSHI MUA DO ME VRASIN JO SI PRIFTI AI KA MARE LEKE NGA ISMAILAJ FAKTE FAKTE FAKTE

    1. perralla me sali says:

      Fakti ishte brenda,une nuk e pashe faktin…

    2. Arber says:

      Argita

      dmth, sipas teje fakti qe nuk ka emra konkrete ne ate bisede telefonike aty, do te thote qe ne Shqiperi nuk ka politikane te korruptuar?? Perse doni te shikoni veç gjurmet dhe jo ujkun?

  2. allamani says:

    Aha,! Thuaj asaj tates t’i thoj asaj times…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje