“Dita” publikon vendimin: Tom Doshi ka qenë dy herë i dënuar në ‘90-n (FAKSIMILE)

2 Tetor 2015, 11:01Politika TEMA
“Dita” publikon vendimin: Tom Doshi ka qenë dy herë i

Deputeti Tom Doshi rezulton dy herë i dënuar.

Pjesë nga një vendim i dënimit të dytë të z.Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit mund të lexohen më poshtë.

Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990.

Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë.

Nga vendimi mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.

Doshi dhe tre shokë të tij, të katërt ushtarë në atë kohë, janë konfliktuar me një grup të rinjsh durrsakë, ndaj të cilëve është qëlluar më thikë, me pasojë dy të plagosur rëndë.

Në vendimin e gjyqit lexohet:

“Që në bufe Sera të pandehurit kanë ardhur në qejf nga të pirët dhe kanë filluar të thërrasin me zë të lartë, shajnë popullin e Durrësit dhe qytetin e Durrësit. Pasi kanë dalë nga bufe Sera dëshmitari Bashkim është ndarë me të pandehurit dhe katër të pandehurit sic ishin të pirë kanë urinuar prapa bufesë dhe kanë vazhduar rrugën në qendër të qytetit Durrës duke thirrur me zë të lartë fjlë të ndyra si popull shkërdhatë, qytetarë shkërdhatë, etj sjellje e veprime këto që kanë prishur qetësinë në boulevard dhe kanë tërhequr vëmendjen e popullit që bënte xhiro, pasi ishte një ditë pushimi e djelë…”

Pas kësaj ka ardhur momenti i sherrit dhe plagosja.

Vendimi sqaron se një grup të rinjsh durrsakë në stolat e lulishtes në qendër të qytetit të prekur nga fjalët e grupit të 4 ushtarëve të dehur, ka reaguar ndaj tyre duke u kërkuar të pushojnë.

Gjithcka më pas ka shkuar keq.

Grupi i ushtarëve Tom Doshi, Ymer Lala, Sokol Kopshtari dhe Amir Bushati kanë qëlluar me thikë ndaj tyre.

Dy kanë mbetur të plagosur rëndë.

Vendimi sqaron se 4 ushtarët u akuzuan për plagosje të rëndë me dashje ne bashkëpunim.

Por i pandehuri Ymer Lala gjatë hetimit mori përsipër të dyja plagosjet duke thënë që me thikë kishte qëlluar vetëm ai.

Gjyqi në përfundim ka dënuar Ymer Lalën me 5 vjet heqje lirie, Tom Doshin me 1 vit, Amir Bushatin me 7 muaj burg dhe tre muaj riedukim nëpërmjet punës dhe sokol Kopshtarin me 5 muaj heqje të lirisë dhe 3 muaj riedukim nëpërmjet punës.

Z.Doshi e ka shlyer tashmë dënimin, por ngjarja dhe vendimi ngrejnë edhe dy pikëpyetje interesante.

E para, z.Doshi në këtë vendim dhe në dokumentin tjetër faksimile të listës së të burgosurve figuron me mbiemrin Dashi.

Provohet katërcipërisht nga emri i nënës, babait, datëlindja, vendlindja dhe lidhjet e rrethanave që bëhet fjalë për z.Doshi të sotëm.

Z.Doshi ka ndërruar mbiemrin apo bëhet fjalë për një gabim drejtshkrimor në dokumentat e kohës?

E dyta, është thënë në vijimësi se deputeti Doshi i përket shtresës së ish-të persekutuarve politikë.

Por vendimi ka një paragraf që bën përshtypje dhe që duket se e hedh poshtë këtë.

Duke folur për profilin e të pandehurit, Tom Dashi (Doshi) gjykatësi thotë:

“Për të pandehurin gjykata…ka parasysh edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit që edhe më parë është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe nuk ka kthyer rrugë si dhe faktin që i pandehuri ka përbërje të mirë moralo-politike të familjes…”

Pra familja e tij për sistemin e kaluar klasifikohej si një familje me qëndrim moralo-politik të rregullt.

 

27 komente në ““Dita” publikon vendimin: Tom Doshi ka qenë dy herë i dënuar në ‘90-n (FAKSIMILE)”

  1. Egzon says:

    Toam paska qene i denuar nga regjimi !!

    1. black_lion says:

      Kam disa verejtje per redaksine:

      1. Ne njerin nga dokumentet shkruhet Tome Gjele Dashi, 2. ne tjetrin Tom Dashi, i biri i Xhelos i dtl 1956 dhe 3., ne gjendjen civile eshte Tom Gjek Doshi i dtl 1966.

      Ne maj te ’90 nuk ma merr mendja qe ne zyrat e shtetit punonin militante injorante qe nuk dine te shkruajne (sic i gjen rendom ne keto kohe).

      Konkluzioni: Ose flitet per person tjeter, ose Tom Doshi ka fallsifikuar dokumentat aktuale qe disponon, te tijat dhe te babait! Pra ose Gazeta Tema do duhet te demshperbleje Tom Doshin per reference te gabuar (ndoshta me qellim) ose deputeti duhet te denohet per fallsifikim dokumentash.

      1. Doshi says:

        Mendoj se zgjidhet keqkuptimi nga datelindja! Nese do te ishte i 1956, ne vitin 1990 del qe duhet te ishte 34 vjec apo nuk del keshtu? 34 vjec ju e kuptoni vete qe sa do familje e mire te ishe ne ate kohe, ishte e veshtire qe ta shtynin ushtrine per aq shume… Apo jo?

    2. Sero says:

      Ky denim maksimumi tregon se Doshi eshte gjaknxehte dhe kur pi nuk e kontrollon veten, por nuk e çliron Spartak Brahon nga akuzat qe i jane ngritur dhe mbi te gjitha Like floririn per vjedhjet, vrasjet dhe poshtersite e tjera. Problemi nuk jane Doshi apo Prifti, por Meta dhe Berisha.

  2. petriti says:

    Bravo Tema se e qate lajmin,aty shkruhet Tom Dashi i datelindjes 1956,pra 59 vjec,kaq mjafton.

    1. A says:

      Aman o burre lexoje tamam, se ’66 e ke, apo do ta shohesh 56.

      1. petriti says:

        Te betohem qe e ndoqa keshillen tende,por perseri me del viti 1956.

    2. ish ushtar me Tom Dashin (Doshi) says:

      eshte 66 o qorr plasi syte, si te duket 6-ta 5-se, une kam qene ushtar me Tomen edhe ajo ngjarje beri buje ne Durres, mos u kapni nga nje K qe duket si L, eshte shkrim dore, edhe datelindja eshte 100% viti 66, letra eshte e vjeter dhe germat jane prishur, prandaj Petrit dhe black_lion plasni syte dhe shikoni apo jeni QORRA

      1. Trimi says:

        Nrase ti paske kene ushtare me tomen pse I del kunder qate ka ba me I fshire kepucet ma merr mendja duhesh me kene dibrane se ata Kane me qefe me padite shoket e ushtrise e te shkolles pak redesi kjo tregon se toma ashte trim kater ushtare déjshem e gjagji Spartaku ka gjete qa kerkon

  3. ilir says:

    Si sju vjen turp.nxirrni dhe qe nga 46 ndonje denim. Viti 90 ka qene diktature. Si su ndate njehere nga ajo kohe.turp.

    1. Pashai says:

      Do doja që në vëndin e atyre dy të rinjëve të ishe ti duke i mbledh zorrët me duar,ather do kishe një mendim më të qartë për të shkuarën.
      Krimi është krim dhe ndërshkohet në të gjitha kohët,shkërdhat nacionale.

  4. Gerti_Sk says:

    Dmth ky deputeti qe e lejoi Ramen te behej kryeminister, biles u mbylli gojen rivaleve te vet ne 2009-10 duke vajt deri aty sa ti nxirrte pistoleten Ben Blushit sic thone gojet e liga, qenka kriminel i denuar.

    Tani fajin per kete kush e ka? Blushi, Kaci, Sala, apo mos valle Kryeministri artisto-gjeopolitikan?

  5. nikolle says:

    E cfare pastaj?!!!! Nuk do bejme krushqi me Doshin ne. Duam parate e Metes!
    Jo Doshi ka qene i denuar, e jo prifti ka bere seks…
    Duam parate e Metes!!!

  6. EN says:

    Plaku mafioz hapi canten. Lufta ndermjet bandave filloi……por si fillim vetem me shantazhe dhe denigrime. Parate akoma nuk jane prekur qe te fillojne ekzekutimet.

  7. reki says:

    Ne kete vendim nuk flitet as per korrupsion, as per vjedhje. Ngjarje te tilla ka cdo dite ne mes te rinjve per shkak te perdorimit te alkoolit ne raste festash apo sebepesh te ndryshme midis shokesh.Sigurisht qe nuk jane raste per tu pershendetur, por as per tu bere “delja e zeze ” . Edhe ky publikim i ngjan videos se Dritan Priftit ne motel. Politikane, bisnesmene e njerez te medias nuk jane me poshte se Dritani per te tilla ngjarje e korrupsion. Shqiperia eshte e vogel e te gjithe e njohim njeri tjetrin, keshtu qe i dime dhe bemat. Ashtu sic njohim dhe sekseret e Monikes qe jane te nivelit parrukiere, shitese perdesh e veshjesh qe kur vjen LSI-ja ne pushtet, behen drejtoresha ne drejtorite e personelit ne dikastere e gjetke. Jane paisur dhe me diplloma universitetesh private.Ka nga ato qe edhe pse kane mbushur moshen per pension vazhdojne te mbahen ne pune.

  8. lifja says:

    Tom doshi s’ka qene i persekutuar fort se i ati ne ushtri ka punuar ku s’te linte kush te punoje po’ te mos ishe i besuar dhe gojet e liga thone qe ishte i sigurimit. Biles kjo eshte arsyeja pse Doshi nuk eshte denuar kur ishte 17 vjec per nje tjeter therje te kryer ne befasi nga vete ai afer shkolles veterinare Shkoder. Ai theri pas shpine nje cun qe e tallte katunar sa here ai kalonte me biciklete dhe me produkte fshati ne timon qe ia dergonte mesuesve per te kaluar klasen. Megjithate gjyqi u be dhe ai u denua pak muaj prape per shkak te situates politiko morale te familjes.

    1. Lsi bande mafioze says:

      Nxirrni dhe 3 miliard eurot qe ka pasuri like floriri i lsi kesaj cerdheje kurvash,banditesh dhe mafiozash, por dhe 5 miliard te berishes me familje dhe 4 miliardet e piktorit,ça merreni me budalliqe,gazetare plehra qe uleni ne gjunje para c’do plehre politikani,Ikni o monstra se populli po vidhet nga gjithe pislleku qe e quajne veten politikane ndersa ju si krye kurva kridheni e perdridheni

  9. naku says:

    Germoni tek te tjere se me te inkriminuar do te dalin. Per 25 vjet politiken horrat e kan sunduar ska pike dyshimi.

  10. stela says:

    Uaa cudi, na doli nje deputet i denuar?!

    Po ka 25 vjet qe halet kane marr peng kete vend, prandaj jemi ne ket’ derexhe ne. Sa me i inkriminuar, ordiner apo hajdut te jesh, aq me te larte e ke postin ne Shqiperi.

    Nuk eshte me koha e “diktatorit” qe per nje vend pune si pastruese ne bllok, te behej biografia me breza, sikur do punoje te Elisabetha e II-te.

    Nejse, liri-demokraci dhe poshte diktatori……

  11. ZahoKoka says:

    Toma duket qe ne surrat qe eshte mut muti, ju germoni neper vendime gjykatash. Toma eshte burgaxhi dhe e ka xhamin e sahatit te prish.Por jane ata pisat e PS dhe LSI qe ia pastruan paret me Profarmen dhe ky e ka kethy ne lavatrice paresh te pista. Profarma lavatrice paresh te mafies nderkombetare, te gjithe e dine dhe asnje nuk denoncon, biles edhe ai vemja Halim Kosova ka aksione tek kjo lavatrice.

  12. Beni says:

    Ore ne mos gaboj ky Ymer Lala ishte te grupi i Tonit te Kombinatit qe do zhduknin Tomen. Ata paskan qene shoke ushtrie

  13. xyz says:

    merrni nje brisk e filloni e rrujani topet tom doshit…

  14. Barbono says:

    Ne shqiperi ka shume mafjoze dhe krye vrases sic eshte salishpellari
    Por me mafjoze se Spartak Braho mendoj se nuk ka

  15. LORA says:

    Faleminderit “Dites” qe po i bashkangjit dokumentacionin perkates ligjor bindjes sime per dosh-kodoshin.

    1. Shkodran says:

      Zonjushe;
      Eshte trillim!
      Ajo date eshte dite e premte ne kalendarin
      e vitit 90 dhe Jo dite e diele,sic mundohet tema ta paraqese!
      Kishim simpati per mero bazen por e ka dhjere fare!
      Sapo ti dalin probleme kancerozit meta ,
      hidhet merua me shoke per te germuar arkivat.
      Ku na vajti,ku na mbeti
      Vaj vatani e mjer mileti!

  16. dinjiteti says:

    MIREMREME,KJO HISTORI ESHTE E VERTETE I KAM PATUR USHTAR KETO KANE QENE TE ZHENJOS DHE RRININ KE SHKEMBI I KAVAJES,E KAM NJOHUR KETE TOM DOSHI QYSH NE ATE KOFE RRITE ME THIKE,SI KA MUNDESI QE NJEREZ TE TILLE BEJNE PJESE NE ELITEN SHQIPTARE O ZOT ÇPO NDOLL ME NE…

  17. ilir says:

    Dhe nje person i tille duhet t’i jepet ne pronesi nje pasuri sic PROFARMA?!
    Sa poshtersi ia jane bere te gjithe atyre qe punuan dhe sakrifikuan per te ngritur vepra, por ta dinin se do te perfundonin ne pronesi te shqipfolesve sic ky Toma & co., nuk do te benin kurre sakrifica qe vetem Ata qe kane ideal ne thellesi te shpirtit-vetem Ata do t’i benin.
    Eshte koha e njerezve me vese dhe te pa skrupull. Perendimi me ne krye ShBA-ne realizoi nje nga qellimet e veta te projektuara ne testamentin e Dallasit: Degjenerimin e shoqerise, triumfin e veseve te personave duke i dhene liri dhe pushtet, shkaterrimin e prones publike te krijuar nga kontributet e shumices se shoqerise.
    Ne te gjithe kete katrahure dhe rummpalle 25-vjecare, ku eshte leja qe krijuesit e ketyre veprave dhane per tjetersimin e pronesise te vepres se tyre?
    Tjetersimi i Pronesise se krijuar nga Populli – eshte nje nga poshtersite e qeverive te pas 90-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje