Gianni De Biasi nderohet me “Doctor Honoris Causa” në UET

3 Tetor 2015, 21:29Sport TEMA

Tranieri i Kombëtares shqiptare, italo-shqiptari Gianni De Biassi, u nderua sot me titullin më të lartë akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Në ceremoninë e zhvilluar në UET ishin të pranishëm personalitete të politikës dhe sportit, si kreu i qeverisë Rama, ministrja Nikolla, ambasadori Italian Gaiani, si dhe familja e de Biassit, bashkëshortja dhe vajza.

Gjatë fjalës së tij de Biassi tha se “jam më i emocionuar se sa herën time të parë në Camp Nou të Barcelonës, ku përballë meje dhe skuadrës time ishin Mesi, Eto, Ronaldinjo, Xavi dhe Iniesta.

Jam i nderuar që po e marr këtë nderim nga një Universitet prestigjioz me mbiemrin EUROPIAN. Shpresj shumë që ky titull të na sjellë fat për kualifikimin e Kombëtares sonë në Europianin 2016”.

Ndërsa duke ndarë eksperiencën e tij në krye të Kombëtares Shqiptare ai tha se nuk mjafton talenti, por duhet shpirti i skuadrës. “Edhe më parë Shqipëria ka patur lojtarë të shkëlqyer, madje besoj që Shqipëria vërtet ka patur një grup lojtarësh me të vërtetë të talentuar.

Ndoshta u ka munguar diçka që një përzgjedhje lojtarësh të zotë, të bëhej një skuadër e mirë…

Besoj se njëri nga limitet, nëse mund t’i quaja kështu, është ai që të mendosh vetëm për interesin personal, para se të mendosh për atë të skuadrës tënde: Dmth të paravendosësh përemrin “unë”, para atij që është shumëpërfshirës “Ne”. Unë luaj-ne luajmë; unë luftoj-ne luftojmë; unë fitoj-ne fitojmë! “

Kryeministri Rama, si një ish-basketbollist citoi Majkëll Xhordanin që thotë: “Ji i vërtetë ndaj lojës, në mënyrë që loja të jetë e vërtetë ndaj teje. Nëse lojës i bën hile, edhe loja do të të bëjë hile.

Nëse në çdo lojë, përpiqesh të shkosh më tutje, patjetër që më tutje të presin gjëra të mira”. Më tej ai iu referua De Biassit dhe Kombëtares duke u shprehur se “besoj që sot më shumë se sa çdo gjë tjetër, ne jemi këtu për të kremtuar këtë të vërtetë.

Të vërtetën e një kapiteni që morri në dorë një skuadër së cilës në rradhë të parë i mësoi që të jetë e vërtetë ndaj lojës dhe bëri të mundur që loja të jetë e vërtetë për skuadrën dhe po ashtu i mësoi që të kërkojë çdo herë e më shumë nga loja në mënyrë që loja t’i japë çdo herë e më shumë skuadrës dhe nëse sot ne kemi një skuadër që na bën të gjithëve krenarë, nuk është thjesht sepse ndryshe nga herë të tjera ka bërë rezultate të panjohura deri më sot, por sepse këto rezultate kanë ardhur si rrjedhojë e një filozofie të re të të qenit skuadër dhe të të jetuarit të lojës në mënyrë të vërtetë.

Kjo është kaq e vërtetë saqë edhe kur rezultatet kanë humbur apo kur jemi tradhtuar në pritshmërin tonë në momentin e fundit sin ë ndeshje me portugalinë, përsëri të gjithë sëbashku pa asnjë hipokrizi, i kemi qenë mirënjohës skuadrës”.

Duke argumentuar pse UET kishte vendosur që këtë titull nderi këtë vit tia akordonte një personaliteti që vjen nga bota e sportit, Presidenti i UET-it, Prof.Dr. Adrian Civici tha se: “ai është bërë një shqiptar më shumë se shqiptarët e që ndoshta na ka dhënë një krenari të madhe kombëtare që më profesionalizmin e tij, me sjelljen e tij, me gjithçka që ka arritur na ka bërë që ne të atashohemi më shumë emocionalisht me përfaqësuesen tonë të futbollit. Në botë ka shumë raste kur futbolli, megjithëse është një lojë, shpesh herë bëhet një element për të mbledhur rreth tij emocionet më të bukura të një populli dhe kombi, për t’u atashuar me suksesin për t’u ndierë më krenarë dhe më të bashkuar, ky është rasti”.

Motivacioni i nderimit akademik

Propozimi i senatit akademik të UET-it për dhënien e këtij tituli mori pëlqimin e Ministrisë së Arsimit e Sporteve duke akorduar titullin me motivivacionin; “Për merita të jashtëzakonshme si kreativiteti, kërkimi, disiplina taktike, si dhe puna e madhe në themelimin e ekipit kombëtar shqiptar ndoshta më të suksesshëm në historinë e futbollit tonë.

Për rolin e veçantë që së bashku me ekipin kombëtar, nëpërmjet sukseseve të tij ndërkombëtare ka ndikuar cilësisht në ndryshimin e imazhit ndërkombëtar të shqiptarëve; duke kontribuar kësisoj fuqimisht në krijimin e një ndjenje kombëtare në brezat e ndryshëm të shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, kryesisht tek të rinjtë, duke i afruar gjithnjë e më shumë ata tek sporti, larg veseve të kohës që jetojmë.

Për këmbënguljen dhe besimin tek djemtë e ekipit kombëtar të futbollit, duke rigjetur nëpërmjet tyre ndjenjën e thellë dhe të bukur të krenarisë kombëtare. Për krijimin e frymës së skuadrës me talentin dhe mjeshtërinë e tij me një model suksesshëm bashkëpunimi mbështetur fort në këtë frymë, e cila përbën në fakt modelin më të mirë për vetë shoqërinë shqiptare.”

 

9 komente në “Gianni De Biasi nderohet me “Doctor Honoris Causa” në UET”

  1. tani says:

    Grande Gianni .grazie mister .

  2. Ajaxs says:

    Pse ja dhate tani kete titull ? Prisni te behet ndeshja me Serbin.

  3. dinjitet says:

    e meriton, njeri i punes,dhe konpetent

  4. komunisti parizien says:

    tani qe u bere shqiptar do bredhesh ca si shume ne universitetet e tiranes dhe do mbushesh faqet e murit te shtepise me diploma mastera akademiku doktor shkencash .po na solle dhe evropianin do heqim skenderbeun e do te veme ty mbi kar

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      i madh komunisti

  5. Kastriot F says:

    Nje titull akademik pa asanje kuptim dhene nga Henri Cili, per te cilin vrapojne si delet ne stanin e tij kryeministriu se basku me ministren e arsimit dhe sporteve e ben qesharak kete akt turkoshak.

  6. Pelasgian says:

    O shkau komunist ….si su lodhe mer te qiiifshin gomert e Kragujevacit gocen dhe grun n’fyt!

    Plase plase tu u shfry ….o Sonja Cekin

    a te kan kap ma me shpulla ke Grand Hotel ne Prishtine?

    1. ja kaq!!!! says:

      pelasgian o pelasgian
      c’far ke qe vetem shan
      shpejt ne shtepi se po te qin maman
      po ja fusin tel dhe ja nxjerrin tigan
      O PELASGIAN!!!!!

  7. Lorenc says:

    Ne se humbet kombetarja, ku do e fus De Biazi ate titull Botrore te Universitetit Eropian te Tiranes, ne bythen e komunistit sllavo-Grek te edvin rames. O keta qe se njohin turpin e as Zotin ateistet e shkerdhym.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje