Vuçiç në dilemë për Shqipëri-Serbi

3 Tetor 2015, 11:22Sport TEMA

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena më 8 Tetor për ndeshjen kualifikuese ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Shefi i qeverisë së Beogradit bëri deklaratën e parë zyrtare rreth kësaj çështje, pas spekulimeve të shumta nëse do të udhëtonte drejt vendit tonë.

Vuçiç tha se “ende nuk e ka marrë një vendim për prezencën në ndeshje”, pavarësisht se “më parë kishte rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama për të qenë i pranishëm”.

Kryeministri serb argumentoi se “dilemat për udhëtimin në Elbasan nuk lidhen me praninë e Hashim Thaçit, që ashtu si disa liderë të tjerë të rajonit do të jetë në stadium. Do ta vendos në ditët në vazhdim”.

Ai deklaroi se prezenca e zv.presidenit dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm i Kosovës nuk e pengon, por “shtyrja lidhet me takime të rëndësishme ekonomike dhe politike”.

Ndër të tjera Vuçiç nuk u shpreh aspak i shqetësuar për sigurinë e përfaqësueses së vendit të tij në Shqipëri, duke bërë të ditur se gjatë udhëtimit në Shqipëri përfaqësuesja serbe do të shoqërohet edhe nga forca sigurie nga Beogradi./ SS

4 komente në “Vuçiç në dilemë për Shqipëri-Serbi”

  1. Katunari says:

    Forca sigurie nga Serbia?????
    Ah se harrova, ne bëmë të njëjtën gjë. Pika!!

  2. Hija says:

    hahaha.vucic buzpicka i tha sot te rinjve cigane beogradjane
    rrogen javore e keni 12evro ne jave,nqs nuk ju pelqen ikni.
    srrrbia vendi me i qir ne ballkan,i ka ardhe fundi,ciganve srb.

    1. Tironci says:

      vari leshte vucpickes. Uroj te jete nje ndeshje pa folklore nacinalizmash

  3. Treviso says:

    Nuk e shikoj te arsyeshme shoqerimin e kombetares se Serbise me forca te siurise se shtetit te tyre. Me duket i jashte ligjshme ky veprim. Keto forca munde te vijne si sportdashes dhe jo si forca mbrojtese. Nese MB shqiptare i ka kerkuar ndime MB. te Serbise eshte tjeter problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje