Lojtari serb i Çelsit, Branislav Ivanoviç, ka folur për ndeshjen kualifikuese të 8 tetorit, Shqipëri-Serbi. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë nuk kërkon që të tijtë të bazohen tek ajo që ndodhi 14 tetorin e kaluar në Beograd, për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por të synojnë fitoren në fushën e lojës. Duke folur për “Vecernji Novosti”, kapiteni i kombëtares serbe tha:
“Ne lojtarët e dimë se nuk kemi kontribuar fare në dënimet drakonike që dha UEFA dhe KAS-i për ndeshjen e parë kualifikuese. Ne e kemi vuajtur dhe duruar në mënyrën tonë vendimin që u dha përfundimisht nga Gjykata Sportive e Lozanës, i cili për mua nuk ishte i drejtë. Nuk ka vend për asnjëlloj hakmarrjeje, përpos dëshirës për t’i mposhtur rivalët.”, tha Ivanoviç.
Serbia ia ka thënë me kohë “lamtumirën” kualifikimit në “Francë 2016”, por Ivanoviç garanton se do të bëjnë gjithçka për të fituar në “Elbasan Arena”. Ai kërkon futboll e “fair-play” në fushën e lojës, për të mos përjetuar më ndodhi si ato të 14 tetorit 2014, në Beograd.
“Nuk kemi frikë, jemi shumë të motivuar për ndeshjen që do të luajmë në Shqipëri më 8 tetor, – shton kapiteni Branislav Ivanoviç në intervistën për “Vecernji Novosti”. – E përsëris, kemi një motivim të veçantë, për shkak se kjo ndeshje është historike dhe, para së gjithash, duhet ta fitojmë. Sa i takon rezultatit, për ne kjo ndeshje nuk ka rëndësi, por nuk mund të harrojmë atë që ndodhi në Beograd, sepse 14 tetori i vitit të shkuar solli shumë dëme për Serbinë.”
Kapiteni serb nuk pret provokime nga tribunate e stadiumit: “Unë nuk mendoj se do të ketë incidente, duke pasur parasysh faktin se ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Pra, çfarëdo të thonë shqiptarët nga tribunat e stadiumit, nuk do të na prekë neve psikologjikisht. Ata janë nën presion më shumë se sa ne, sepse janë organizatorë të ndeshjes dhe ndëshkimet për çdolloj gabimi janë të rrepta nga UEFA. Ne si futbollistë nuk mendojmë fare për këto gjëra, por vetëm të japim më të mirën në fushë, të përfaqësojmë si duhet vendin tonë,” – përfundon lojtari i Çelsit për “Vecernji Novosti”./Telesport
mire se te vish, luaj futboll, fitofte me i miri. kaq kisha.
Normale, ky ka vite qe luan ne Angli, ka marre pak a shume mentalitetin atje, nuk eshte si shoket e tij shpellare, si ai pordhieri qe fliste per lufte.
sakte!
nje nga mbojtesit me te mire ne bote? lool ca tymosni ju Tema? nqs ka njeri per tu hak marre jane shqiptaret jo keta mizerje slave qe I njef gjithe bota kush jane ..dhe ne Moske keta bertisnin vdekje shqiptarve
USA
po flasim pikerisht per Ivanoviçin, qe u tregua shume gjakftohte dhe serioz edhe ne ndeshjen e kaluar ne Serbi, ku u soll si njeri normal dhe denoi veprimet e tifozeve dhe shprehu keqardhje per ate qe ndodhi. Eshte e rralle te gjesh nje serb te tille.
Me kurseve komentin …sakte 100 % !
Uroj te behet nje ndeshje e bukur pa incidente dhe fitofte me i miri pra Ne. Forzaaaaaaaaaaaaaaaa Shqiperi
Nese do kerkojme me insistim fitoren, kemi per te humbur ne Elbasan. Por nese lozim qete, me mend ne koke, te bindur se edhe barazimi na bene shume pune, kemi per ta marre ate. Po ta shikosh me gjakftohtesi, na vlen barazimi shume. Te mos gabojme si me Portugaline. Ne duhet ta kishim kuptuar qe portugezet u pajtuan ne pjesen e dyte me barazimin. Por ne jo! Dhe humbem. Serbet vijne per ceshtje nderi ne Elbasan, ne duam te shkojme ne France. Ata do te kerkojne me insistim fitoren. Vetem duke shfrytezuar me zgjuarsi kete deshire te tyre ne do te shkonim drejt suksesit. Deshira per ti mposhtur me cdo kusht serbet do t’na conte ne nje humbje te sigurt dhe te turpshme. Sepse nuk do te pajtoheshim me ndonje gol te pesuar dhe kjo do t’na bente te humbisnim arsyen, do te sulmonim pa arsye dhe kishim per tu turperuar keqas. Kete radhe duhet qetesi dhe mend ne koke. Nje pike eshte flori. Nese zoti na i jep tre, i falemi me gjithe shpirt. Por te humbisnim kot,per ment e kokes, kete mos e dhente zoti, kjo do te ishte fatkeqesi.
E e mjaft se na preke tani gjithmon na keni ren ne qaf dhe tani ben gjynofqarin, hajde tani behemi xhan xhan dhe na ler tfusim ca gola