Elvis Gaçaj, personi që mbeti i plagosur në atentatin e bërë dje ndaj tij dhe tre persona të tjerë në Tiranë, rezulton të ketë me probleme me drejtësinë, e pohuar kjo edhe nga policia.
Newsbomb ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Tiranës, i dhënë më 7 maj të vitit 2013, ku Elvis Gaçaj dënohej me 6 muaj burg për veprën penale “dhunë në familje”.
Ndonëse, emri i Gaçajt në media rezulton si person që ka kryer një vrasje për të cilën është dënuar më parë dhe pas lirimit nga burgu, në vitin 2008 ai është autor i një tjetër plagosjeje, 5 vite më pas në vendimin e Gjykatës ai rezulton si padënuar.
Në vitin 2013, Gaçaj u dënua me 6 muaj burg për shkak se kishte dhunuar nënën dhe motrën e tij, në banesën ku ata jetonin së bashku. Sipas dëshmisë që kanë dhënë të dhunuarat, Gaçaj i ka goditur ato me grushta dhe shkelma për arsye banale.
Familjarët janë shprehur se Elvisi kishte probleme me prindërit dhe motrën për shkak të pronësisë së banesës.
Nga gjykata me kërkesë të përfaqësuesit të organit të akuzës dhe mbrojëses së të pandehurit janë pyetur në lidhje me ngjarjen në vitin 2013 me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Sh. Gaçaj, B. Gaçaj, A. Gaçaj dhe A Gaçaj.
-Dëshmitari Sh. Gaçaj (babai i Elvisit) ndër të tjera tha: Ate dite qe ka ndodhur kjo ngjarje une kam dale per te pire kafe dhe me ka mare ne telefon gruaja dhe vajza ime. Kur vajta ne shtepi pashe qe Elvisi kishte rrahur te jemen dhe motren e tij.Nderhyra midis tyre e sherri mbaroi dhe me pas vajta ne polici per te bere kallzimin ndaj djalit tim per tu mare masa ligjore. Gruan dhe vajzen time I gjeta shtrira dhe te skuqura nga pellembat qe kishin mare. Ai kishte thyer deren e dhomes ku po rinin gruaja dhe vajza ime.Edhe me pare ka pasur kontradita sic do familje.Ka pasur dhune psikologjike nga djali im si perplasje dere.Djali im eshte I martuar dhe ka nje femije. Ai ri ne nje dhome se bashku me gruan dhe femijen e tij une ne nje dhome ttjeter dhe guzhina eshte e perbashket. Ai ka ushtruar dhune ndaj gruas time edhe me pare.Gjithmone kur behej dhune ka qene vetem brenda familjes….Elvisi sot eshte ne shtepi. Nuk kemi bere muhabete me te.Ne nuk flasim me te.Meqe ai eshte I martuar me nje femije une po e fal per kete qe ka bere. Kete e kemi diskutuar me gruan dhe me vjzen pasi me te ne nuk flasim aktualishit…
-Dëshmitarja B. Gaçaj (nëna e Elvisit) ndër të tjera tha: Ne kemi shume probleme me djalin, Elvisin. Diten e ngjarjes ne shtepi kemi pasur tension te dobet te energjise elektrike. Djali mori nje teknik eletricist per te rregulluar tensionin, I cili erdhi dhe me tha se si e hap kaseten dhe me kerkoi edhe nje kacavide. Djali me tha se ti nuk ke pune pasi e kam mare une elektricistin. Në këte kohe ai me godet me grusht. Ne kemi qene brenda ne shtepi tek guzhina. Vjen çupa per te me terhequr, te cilen e goditi me shkelm ne bark, e kapi prej flokesh dhe ne pas kesaj per tu mbrojtur u futem ne dhomen tone. Mbyllem deren me celes dhe mora ne telefon burrin. Ai me pas e theu deren dhe vazhdoi te na godiste dhe menjehere sa erdhi burri ne shtepi shkuan ne polici per te bere kallzimin….Ne aktualisht nuk flasim me djalin tone, ai vetem perplas deren. Dhe femija e tij I vogel na njeh vetem si teta dhe xhaxhi. Ne si prind e falim per tu bere me I mire…
-Dëshmitarja A. Gaçaj (motra e Elvisit) ndër të tjera tha: Kur ka ndodhur kjo ngjarje kemi patur nje problem me dritat dhe kemi mare nje elekrricist. Ngjarja ka ndhodhur ne mengjes dhe ne ate moment une isha ne dhome. Ne banese banonojme, une me prinderit ne nje dhome,vellai ne nje dhome tjeter me gruan e tij dhe femijen dhe guzhina e perbashket. Elektricistin e mori vellai, I cili eshte I lagjes dhe e njoh vetem si fytyre.Ai I tha mamit qe ti jepte nje kacavide per te hapur kaseten. Mami nje kacavide dhe I tha se me kete e hapte edhe Shpetimi kaseten. Vellai I cili ishte prezent u iritua pa shkak dhe e qellon dhe I thote qe mbylle gojen. Une nuk isha atje por ndjeva zhurmen, degjova fjalet dhe dola nga dhoma e mora mamin me vete. Menjeher vellai I cili ishte aty me godet me nje shqelm ne stomak e me perplas tek lavatricja. Pas nderhyrjes se mamit na kapi te dyjave duke na qelluar me grushta e me shkemla ne koke dhe me ka shkulur floket. Ne per tu shmangur futem ne dhone e mbyllem deren me celes dhe morem babin ne telefon. Por kur erdhi babi ai e kishte shqyer deren e dhomes dhe po merej perseri me mua. Dera kishte rene ne toke. Kur hyri babi nusja e tij Albana u fut me mes per te na ndare .. Para kesaj date ai ka ushtuar dhune fizike si grushta shkelma dhe dhune psikologjike. Mendoj se shkaku per sherrin eshte shtepia per te cilen kur behet fjale per te shitur ai e do te teren dhe jo ¼ pjese te saj qe I takon…
-Dëshmitarja A. Gjaci (bashkëshortja e Elvisit) ndër të tjera tha: …Burri im nuk ka ushtruar dhune ndaj vjehres dhe askush nuk eshte prekur. Nuk ka pasur asnjehere dhune fizike. Ne jemi te ndare ekomomikisht per arsye vullnetshme .Vjehra ime ka qene e semure dhe ishte me mire qe te ndaheshim pasi edhe vajza jone ka me shume shpenzime.
Pasi ka dëgjuar dëshmitë e familjarëve dhe duke u bazuar në provat shkresore të ndodhura në fashikull, Gjykata e Tiranës vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Gaçaj për veprën penale të “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal” e po në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
dhe me e keqja eshte se korraku sunit i shpetoi vdekjes…………..
Po cte duhet ty ky muhabet o tfgs. Si nuk un lodhe. Po ika or merru me dicka tjeter
Korrak me emrin Elvis? Ha ha ha ha te tille idiot e debila mund te kete ne gjirin e saj vetem Kisha shkerdhate greke e matufit Janulla
Tfgs, kujdes me ate person. Kaq.
“filani” qenke cun trendy…!!
Ne qoftese kjo hyn tek ato qe thuhet me precedente penale atehere cdo djale ne kete qytet eshte me precedente penale.
Dhune ne familje ? dhe ky ben si trim hahah ky qenka kokrra byth q… jo trim kush perdor dhune ne familjen e tij eshte legen kushdo qofte ai.
Pse nuk e kalbin ne burg kete llumin, nje rrezik me pak per shoqerine..
Po ky qenka i mbaruar fare, i paska pasur hak plumbat.
Ky paska qene kafshe. Si mund te godase nenen dhe motren e tij. Mjer familja qe e paska dhe mjer atij qe i bie per hise te kete pune me kete monster