Çako: Vrasja e Arishtës e pashmangshme, qëllonte vazhdimisht drejt nesh

4 Tetor 2015, 09:30Kronika TEMA

Pas vrasjes së Ruzhdi Arishtës, personit që qëlloi për vdekje kreun e FNSH simon Gjeta, drejtori i Policisë Haki Çako ka shpjeguar në një lidhje telefonike se vrasja e Arishtës ishte e pashmangshme.

Çako gjithashtu tregon se Arishta ishte person me sëmundje psikike.

Drejtori i Policisë ka falenderuar banorët e fshatit dhe familjarëve për ndihmën e dhënë.

“Qëkurse jeni në dijeni, – tha Çako, –  që prej orës 19:00 të ditës së djeshme, forcat e Drejtorisë së Shkodrës dhe forcat e RENEA-s qenë në gatishmëri të plotë për një ngjaje të ndodhur në Oblik dhe denoncimit të familjes së të plagosurit, që ishte i afërm i Ruzhdi Aishtës.

Sikurse dihet, u morën të gjitha masat për kapjen e tij, por ai hapi zjarr ndaj policisë dhe aty humbi jetën edhe komandanti i FNSH-së, Simon Gjeta. Gjej rastin të ngushëlloj këtu familjarët e tij.

Është kontaktuar me familjarët e autorit për të bërë të mundur ekzaniminin e gjendjes psiqike, – shtoi ai, –  sepse ai nuk kishte parametra normale dhe i është bërë thirrje të dorëzohej gjatë gjithë natës.

Por nuk ishte e mundur, sepse ai qëllonte vazhdimisht. Ne morën masa me të gjithë teknologjinë e mundur dhe mundëm ta mbanin të rrethuar. Ai ka hapur zjarr gjatë gjithë natës dhe deri në të zbardhur.

Në momentin që forcat e policisë ndërhynë në banesë, ai sërish ka qëlluar dhe ka goditur edhe mjetet e policisë dhe mbrojtëset.

Nuk ka pasur asnjë të plagosur tjetër: Ne kishim dy qëllime, të ruanim forcat, ta mbanim të rrethuar, por të mos lejonim që të dëmtonte banorët e fshatit.

Konform të gjitha procedurave standarteve, familjarët nuk mund të mbaheshin aty dhe unë shpreh vlerësimin për ta që patën mirëkuptim dhe jo vetëm për ta, por për të gjithë banorët që ndihmuan.

Numri i forcve është i konsiderueshëm, nga të gjitha repartet, nga forcat e Shkodrës, RENEA-s, FNSH-së dhe të strukturave të tjera,” – përfundoi Çako./a.l

10 komente në “Çako: Vrasja e Arishtës e pashmangshme, qëllonte vazhdimisht drejt nesh”

  1. stela says:

    Ne fakt duhet me justifikuar vrasjen e nje maloku xhungle, s’ke faj. Individe te tille t’i qerroje policia qe kur nuk u binden urdherit te pare te policese, jo me te ngrehet nje arsenal policie nga Tirana per nje cop maloku.

    C’flet more zoteri, jo po ta mbanim edhe me buke ne burg, pastaj te pasuronim edhe ndonje gjykates matrapaz, duke i ulur denimin. Merrni shembull nga aleatet ameriqon, qe vrane te paralizuarin, vetem se s’iu bind policise.

  2. Sh says:

    Ju lumte dora qe me ne fund e kapet , e mira do te ishte i gjalle ,pro meqense krimineli ,kishte vendosur te luftonte dhe mos te dorezohej , atehere lufta keto ka, qellon pro dhe te qellojne . Psikopati nuk do te ishte denuar shume per plagosje .Mbas 6 muajsh ai do te ishte preseri te gardhi me kallashnikov fringo .

  3. studjusi says:

    Ngushllimet me te sinqerta familjes tij ,nuk bije dakort me ate qe thote Cako se ishte e pashmangshme humbje e komandantit grupit te forcave te nderhyrjes shpejte .Se pari keto forca duhet te zbatojne ligjin per sigurimin e jetes tyre qe nga veshja dhe vendosja e helmetes ne koke .Se dyti prese duhet te nderhynte grupi per te rrezikuar jeten e policeve per te kapur nje kriminel .Krimineli ishte i vetem dhe qe ishte fshehur ne nje shtepi Duhet te ishin perdorur forma te tjera per te mbajtur ate te rrethuar dhe per ta bindur qe te dorzohej mbasi nuk kishte rruge tjeter dhe ai do te dorzohej se nuk kishte rruge tjeter.Me duket se pas asaj qe ndodhi ne lazarat te humbjes jetes nje oficeri te policise nuk jane nxjerre mesimet e duhura per te shpetuar jetet e tyre.Komanduesit ne polici duhet te jene profesionist te sprovuar dhe jo te jene komandues qe vijne dhe ikin sipas ndryshimit te qeverive .Mendoj se humbja e jetes se komandantit grupit duhet analizuar thelle dhe pergjegjesit duhet te japin llogari per keto veprime deri ne ndeshkimin e tyre.Po te mos veprohet keshtu asnje i ri ose e re nuk do te regjistrohet per te kryer studimet per te punuar ne policine e shtetit se kjo i kushton jeten e tyre Athere lind pyetja kush do ta luftoje krimin ne kete vend!? Apo do ta leme te lulzoje si deri tani !?

    1. Sero says:

      Studiuesi i leshit provo te vesh ne koke nje helmete dhe dili para nje kallashnikovi qe gjuan ne distance te afert predha kaliber 7,62 dhe do ta shohesh vetes sa i mbrojtur je.

  4. Mister says:

    O studjus 7.62 eshte full metal jacket.Cpon furgonat e blinduar jo me helmeten e sidomos ne distance te afert. Jam dakort qe forcat e policise ne rrethana te tilla para se te hyjne ne veprim duhet te kene kujdesin me te madh e jo te futen si derri ne thes.

  5. jxo says:

    Stërvitje me protokolle, jo me improvizime.
    E megjithatë rreziku mbetet.

  6. beso says:

    Mungese profesionalizmi. Te gjithe policet keshtu jane. Me vjene keq se po shkojne mish per top. Ngushellimet e mia me te sinqerta.

  7. Hitleri says:

    Ju lumte dora,

  8. fabio says:

    perse mendoheni.ai vrau nje polic.keni hallin se flet sala per te drejta e njeriut.eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.keni lujt menshhhhhhhhhhhhhhhh.vritini klu te jene keto tipaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,.mbaroni puneeeeeeeeeeeeeeeee.leni salen e legenat te flasin.jemi lodh me keto

  9. fieraku4u says:

    O ÇAKO, NUK KE PSE SHPJEGOHESH PËR KËTË AKSION. JU DUHET TA KISH ASGJESUAR ME KOHË ATË MUTIN. DETYRËN BËTË NË FUND.

    POLICIA NË AMERIKË TË VRET EDHE PËR GJËRA MË PAK SE KAQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje