Armando Duka: Serbia nuk është një ekip i fortë, duam kualifikimin përballë tyre

5 Tetor 2015, 20:18Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i pranishëm në ambientet e resortit “Tropikal” ku është grumbulluar Kombëtarja për dy sfidat e fundit eliminatore të Euro 2016 me Serbinë dhe Armeninë foli për rëndësinë që ka përballja e radhës pas gjithë atyre sakrificave që kuqezinjtë kanë bërë për të prekur finalet e Europianit. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar është i bindur se përfaqësueja shqiptare do të dijë ta vlerësojë dhe manaxhojë si duhet takimin e “nxehtë” me Serbinë për ta siguruar kualifikimin pse jo që më 8 Tetor:

“Cdo ndeshje për ne ka qenë një finale. Për pozicionin që jemi sfida me Serbinë merr rëndësi të vecantë. Jam i bindur që ekipi di ta vlerësojë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe pse jo ta arrijmë kualifikimin që me 8 Tetor”.

Sipas Dukës ky derbi ballkanas duhet menduar si ndeshja e radhës, pa ato ngarkesat emocionale që mund ta dëmtojnë skuadrën tonë:

“Në Shqipëri nuk janë shënuar kurrë incidente të rënda. Tifozët tanë dinë si  të sillen në stadium dhe kjo duhet vlerësuar si një ndeshje si gjithë të tjerat.  Do ta përcjellim me të njëjtin dinjitet sic e kanë bërë edhe në ndeshjet e tjera”.

Mungesa e Mavrajt, sipas Dukës, është e rëndësishme, por Kombëtarja jonë ka arritur në një stad kur mund të suportojë probleme nga më të ndryshmet falë organikës së pasur:

“Ekipi është në gatishmëri përvec Mavrajt, por kualitetet e tjera që ka skuadra do ta mbulojnë këtë mangësi me të njëjtin nivel. Që nga fillimi i edicionit kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe unë jam i bindur se edhe këtë radhë i kemi cilësitë për të zhvilluar një takim shumë cilësor. Serbia është një ekip me shumë kualitete por nuk është një skuadër e fortë. Këtë e tregojnë rezultatet e deritanishme. Ata kanë individë që mund të të bëjnë keq në cdo moment, por nuk janë një grup, të paktën jo në këtë edicion”.

Duka ka një apel edhe për tifozët, sjellja e të cilëve është shumë e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë skuadrës në në arritjen e objetivit final:

“Në radhë të parë do të doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve, të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium. Kemi patur kaq shumë kërkesa sa është e pamundur që t’i plotësojmë me kapacitetin e “Elbasan Arenas”. Mbështetja e Kombëtares nuk është vetëm në 90 minutat e lojës, ajo ka filluar me kohë dhe do të vijojë edhe gjatë këtyre ditëve me një atmosferë entuziaste”.

Në fund Duka kërkon të heqë presionin nga kuqezinjtë, duke kujtuar se cfarëdo që të ndodhë më Tetor, Shqipëria ka edhe dy mundësi të tjera, duke patur parasysh Play-Off-in për të shkuar në Francë:

“Ne kemi tre mundësi për të shkuar në Francë. Cfarëdo që të ndodhë në sfidën me Serbinë, do të kemi edhe një ndeshje tjetër me Armeninë dhe në rast se nuk do të arrijmë vendin e dytë do të luajmë bë Play-Off”./ SS

21 komente në “Armando Duka: Serbia nuk është një ekip i fortë, duam kualifikimin përballë tyre”

  1. enter''" says:

    Serbia eshte nje ekip shume i forte biles…

    1. Tironci says:

      kete nuk e dime mor enter, gjithsesi uroj qe te fitoje me i miri. nuk kam nge te merrem me folklor nacionalistesh, pasi ajo eshte thjesht nje ndeshje dhe duhet pare si ndeshje, po fituam ok, dhe po nuk fituam nuk u be nami, te zene mend dhe te punojne me mire. Rendesi ka qe ne ato 90 minuta te kemi spektakel mes dy skuadrave, jo si ajo qe pame ne Beograd.

      1. enter''" says:

        Dakort plotesisht me ju dhe te pergezoj per komentin inteligjent dhe te kulturuar.
        Shpresoj te shikoj nje ndeshje e jo nje perleshje, dhe te fitoje kush e meriton.

        Por gjithsesi Serbia eshte nje ekip I forte dhe duhet respektuar.

      2. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

        Koment per tu vlersuar ky i “Tironc-it” !

    2. Illyrian says:

      Sakt!
      Eshte shume I forte, njesoj si Greqia!
      Kete e tregojne edhe rezultatet e ndeshjeve eleminatore per France 2016.

    3. skener palla says:

      po te qe ekip I forte Serbia nuk ishte aty ku eshte dhe nuk sajonte ato qe sajoi ne Beograd o gomari Enter

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Duka ka marre persiper te flase ne vend te trajnerit !!!!!!
    Nuk duhet te flase ne konferenca shtypi ose intervista,por te kryej detyren,per mbarvajtjen e takimit.
    Masat e marra,midis FSHF , policise dhe sherbimit informativ,si dhe reklama ne stacionet televizive kryesore,mjaftojne per te ndergjegjsuar sportedashesit,per nje sjellje dinjitoze ne shkallet e stadiumit.

    Me kete vrull qe ka marre Duka,me siguri do nxjerre emerin e tij ,ne tabelen elektronike,kur te shenohet GOL !

  3. fieraku4u says:

    SERBIA ESHTE EKIP I FORTE, POR PARASHIKOJ NJE FITORE TE KOMBETARES SHQIPTARE ME NJE REZULTAT MINIMAL. 1-0 OSE 2-1 PER SHQIPERINE.

    DE BIAZI ESHTE NJE STRATEG I ZOTI.

    E RENDESISHME ESHTE QE TE HUMBI DHE DANIMARKA NE PORTUGALI. DHE MOS TE KET TOLERIME NGA PARTUGALIA NE NDESHJE ME DANIMARKEN.

    1. enter''" says:

      Shqiperia e vuri veten ne siklet te madh pas lojes se dobet ne Danimarke dhe me Portugaline.

      Kjo eshte fytyra e vertete e kesaj kombetareje

  4. Kuqezi says:

    Cunat jane shume mire dhe mundesite per te fituar ne kete ndeshje jane te medha ,nqs Ganiu i lejon qe te fitoje skuadra jone , por kjo per mendimin me duket e pamundur. Do te binden te gjithe, qe ky ekip mjaft i mire do te humbi me te gjithe ,sepse Ganiu nuk i jep perparsi te bejne qofte dhe 1 gol. me tekniken e dhjere te tij .
    Uroj te me kujtoni per parashikimin Tim .
    Duka, duhet Gani djallin ta zhduki nga ky ekip, se po tall menderen.

  5. Leo says:

    Nuk ke lidhje me futbollin ti o mafioz.

  6. sit..back..and relaks says:

    barazim eshte lene mos e cani trapin.

  7. Jari says:

    aq te fort sa tna rrahin ne jane o barkderr

  8. perivolo says:

    Kjo eshte deklarate krejt antiprofesioniste dhe antipsikologjike per cdo skuader.
    Cdo skuader,qofte dhe me e forta e botes,para ndeshjes thote se ekipi kundershtar eshte i forte dhe i respektueshem.

  9. L'ala says:

    Seria pra sërbia humb 3 – 0

  10. liku says:

    Mendoni pak :
    Shqiperi – Serbi
    Portugali – Danimarke
    Serbi – Portugali
    Armeni – Shqiperi

    duket nje calendar perfekt per t’ia future Shqiperise.
    Portugalia – Ka akoma inatin e fitores tone ne portugali
    Danimarka – Do te kualifikohet vete , dhe eshte ankuar per 3 piket e dhena nga CAS-I Shqiperise.
    Serbia – po dihet.
    Armenia – Republike pro ruse ( qe normal eshte pro -serbe )

    Skenari eshte I thjeshte :
    Portugalia ia le Danimarkes.
    Serbia ben maksimumin ne Shqiperi ( te p[akten per 1 pike )
    Serbia ia le Portugalise ndeshjen e fundit.
    Armenia eshte teper e forte per Shqiperine ( kush e ka pare ndeshjen Armeni – Danimarke , e mbyti Danimarken ).

    Si perfundim , Portugalia ne vend te pare , Danimarka e dyta , Shqiperia e treta.

    Vetem 1 rast mund ta prishe kete skenar :
    Shqiperia ti fitoje te 2 ndeshjet , dhe pastaj as I intereson se cbejne keta te tjeret.

  11. agnostic says:

    Dil ne fushe e lufto ose mbylle…

  12. dulla says:

    Si te fitosh kur te gjithe tifozat shqiptare te kosoves dhe illirides nuk i lejon te vine ne stadium klloshare je ti dhe edi rama qe i lepieni serbeve se kujtoni ato nuk e dine se cfare doni ju me arrit ato ate duan qe ti lepieni ju more klloshare njerez te dobet servilat e xhaxhit enver

  13. g says:

    Pse ha m.. kot ky para ndeshjes?

  14. Altin says:

    Kam mendimin qe rasti qe na jepet duhet te shfrytezohet (me shprese te nje fitorje historike).

    Normalisht po qe se Franca nuk do ishte e kualifikuar direkt, ndoshta keto biseda qe kemi sot nuk do ishin te mundura. Por mendimi im eshte qe ekipi ka ngritje dhe veçanerisht me trajneret dhe lojtaret e ardhur nga trojet shqiptare jashte Shqiperise, perbejme nje ekip te forte. Sido qe te veje kjo ndeshje duhet te ruhet gjakftohtesia dhe te mos denohen per palaçolleqe, te cfaredo natyre. Ne eleminatoret e Boterorit qe do te zhvillohen pas ketij Europjani, Shqiperia duhet te fitoje çdo ndeshje brenda fushes se vet dhe madje te marri dhe fitore te rendesishme jashte fushe, vetem keshtu garantohet kualifikimi, se jo gjithmone do kemi kete shanc siç ishte i ketij viti (qe Franca luan kot sa per miqsore)…

    Megjithese dhe Serbet nuk kane futboll te keq po prape ata duhet ta kuptojne qe s’ka çu hyn ne pune fitorja..sa per te na prishur pune neve..

    Urime Kombetares Shqiptare!. 3-1 do ishte rrezultati qe do ma bente qefin ne nje nga ndeshjet s’ka shume rendesi e para apo e dyta..

  15. bastexiu says:

    Serbija ne kete momente ka ekipin me de dobet ketu e 25 vjetet e fundit, po prape eshte me mir se ne ka lojtare cilesore. Po shqiperia do fitojne se serbet nuk kan per te dhene makisimumin e tyre vetem per flamure. Po nuk fituam bai bai franca se Aremenia do na mundin luajne shum mire. Portugezi nuk ia le fitoren danimarkes. Kryesorja eshte te luhet futbolle e mos te merremi me drona apo budalliqe te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje