Borxhet, ja 7-të bizneset e mëdha që janë drejt falimentimit

5 Tetor 2015, 18:07Politika TEMA

Open Data Albania po hulumton lidhur me subjekte të kategorisë së tatimpaguesve të mëdhenj të cilët janë nën faliment si dhe detyrimet që ata kanë ndaj sistemit bankar. Lista e subjekteve të falimentit është marrë nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve DPT për Shtator 2015, ndërsa vlera e kredive është marrë nga pasqyrat kontabël dhe të tjera dokumente të pasqyruara në ekstraktet e secilës shoqëri, publikuar ne ëeb-in e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR.

Sipas DPT rezultojnë në total të jetë 13 numri i subjekteve tatimpagues të mëdhenj nën faliment. 7 prej tyre sipas bilanceve rezultojnë me kredi në banka të nivelit të dytë.

Sipas hulumtimit të ODA janë 7.18 miliard lek kredi, leasing apo overdraft cilësuar tashmë kredi me probleme që u përkasin shtatë subjekteve tatimpagues të mëdhenj nën sekuestro dhe falimentim. Të detajuara sipas kompanive dhe sipas bankave këtu.

Tatimpaguesi i madh që ndodhet nën faliment dhe njëkohësisht ka vlerën më të lartë të kredive të hapura është “City Park” me një detyrim të reflektuar në pasqyra kontabël, prej 3 696 963 347 lekësh ndaj sistemit bankar. Nga këto 242 495 818 lekë (Credins Bank), 163 789 683 lekë (Union Bank), 46 749 709 lekë (Credins Leasing), 3 243 928 137 lekë (Raiffeisen Bank & Tirana Bank). Kapitali i tij, i cili ndahet Avni Ponari (21%), Bedri Rryta (5%), Artan Mene (62%), Arian Mene (2%), Eduart Ibrahimi (5%), Aleksandër Pilo (5%). Kapitali themeltar shënon një vlerë prej 100 000 lekë.

Edhe “Taci Oil shpk” kuotat e të cilit janë 100% nën emrin e Rezart Taci, ka një vlerë të lartë të kredive të hapura. Përkatësisht, 208 395 000 lekë (Tirana Bank), 248 466 023 lekë (ISP), 380 000 000 lekë (Credins Bank), 359 738 427 lekë (Raiffaisen overdraft) dhe 541 150 248 lekë (ISP overdraft).

Për subjektet CTC Computers sh.p.k., City Park sh.p.k., Europrogres sh.p.k., Fisheku sh.p.k., Taci Oil sh.p.k. dhe Kuid sh.p.k. është vendosur masa e sekuestros.

Në rastet e analizuara nga Open Data Albania, janë konsideruar vetëm kredi të karakterit bankar të marra drejtpërdrejt nga shoqëria dhe nuk janë reflektuar kredi të ortakëve apo aksionerëve të kompanisë.

Gjithashtu ODA ka hulumtuar vetëm mbi kredi të pasqyruara në bilancet e fundit të publikuara në QKR duke mos pasur burim më të detajuar apo përditësuar për kostot dhe ecurinë e këtyre kredive.

Në total të Shtator 2015 rezultojnë nën faliment 118 subjekte.

Në këtë artikull të ODA është hulumtuar vetëm për tatimpaguesit e mëdhenj.

Sipas legjislacionit tatimor, administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit nëse tatimpaguesi ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet rresht, ose ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet.

15 komente në “Borxhet, ja 7-të bizneset e mëdha që janë drejt falimentimit”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ky Taçi
    100% kopili
    Mos është
    njai bixinesmani
    Qy mbështeste fuqishëm
    Teton Lili?

    ?

  2. mali me bore says:

    Eshte ai….Taci, Toci….apo…..si e ka emrin…..?????
    Ju kujtohet ?????????
    Kursimet e shqiptareve ne gropen e SUDEVE!
    Shkoni dhe gjeni????????

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    O gopisti nshrakut
    PSE po e fillon
    Nga fundi
    Ke perpara sitiparkun
    Qe me kohe e ka marre lumi
    jo PSE ke sha kete tocin
    Po meqe i ke hy kesaj Pune
    Futju nji te shame te gnitheve
    Edhe atyre qe s’ ju ka dale emri akoma.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      ?

  4. Xha Jaho says:

    Dhe fshatareve qe duan te ndertojne nje sere diellore, nuk i japin kredi nese ka edhe 10 mije leke kredi pa shlyer ne nje banke.
    Keto borxhe jane lojra te bankiereve dhe atyre qe i marin keto kredi. Dua 100 milion leke kredi, 30 milion i ke ti.

  5. Korabi says:

    C’na thate, hic asgje… CityPark ishte i falimentuar qe pa u hapur, lejonte vetem dyqane markash, pra ngriten nje qender tregetare luksoze ne nje vend ku njerezit nuk kane buke te hane. Qendrat tregetare jane shpikje kapitaliste perendimore te shoqerive te konsumit, ne zonat me perqendrim te madh popullsie dhe fuqi blerese te forte. Ne Tirane nuk ke asnjeren nga keto, prandaj dhe qendrat tregetare jane kthyer ne megakafene, ku njerezit i hipin autobuzit falas dhe shkojne per te pire nje kafe pa qumesht.

  6. "BALASHI" says:

    Qene mesuar me rrumpalle. Merr, mos jep. Ngrij çmime fiktive, vith te vjedhim dhe ja ku jane.

  7. Qemal Disha (pijaneci) says:

    Avni Ponari kapter prej Tropoje eshte sot administrator i kompanise SIGAL. Ne Ligjin “per sigurimet dhe risigurimet ne RSH” thuhet shprehimisht se kompanite e sigurimit mund te investojne ne pasuri te patundshme jo me shume se 5% te kapitalit te kompanise me pelqimin e Autoritetit Te Mbikqyrjes Financiare. Nga ky shkrim na del se kapter Avnia zoteroka 21% te aksioneve te City Park qe eshte qartesisht shume te teper se 5% e kapitalit te SIGAL. Dhe kjo ne shkelje te hapur te Ligjit. Cfare ben Autoriteti i Mbikqyrjes??? Eshte gruaja e Dash Shehit atje mesa di une, Apo i ka fut edhe ajo ndonje dopjo raki me paidhaqe bashke me te shoqin ne ndonje mejhane tirrance.

    1. whatever says:

      pa lidhje…per aq kohe sa i ka te vetat dhe jo te sigal-it ato para, c’problem ka?

  8. bra,ho,ho says:

    Nuk ka problem leket e Sigurimit jane.

    Po u krijua ndonje problem Sigurimi i ka mar parasysh keto falimentime :
    1) Hetim nderkombetar.
    2) Denancimi i Braçes
    3) Po nuk funksionuan keto dy pikat e para kemi gjithmon punonjesin ton shokun Braho tek serveri i tatimeve.

  9. Nje shqiptar says:

    Parate i kane nxjerre jashte dhe nje pjese e kane shperdoruar me makina te shtrenjta e shpenzime per tu dukur ” te medhej e te zote”. Duhet qe te tere te futen ne burg, tu sekuestrohet çdo gje, pasi jane falimentime te rreme.

  10. gjini says:

    Shume bukur ne se keto kane shpalle falimentin,personat e siper permendur kane biznese te tjera qe u duhen sekuestrue.NUk ka rruge tjeter per tu marre paret hajduteve!

  11. selman says:

    Nuk eshte aspak lajm i mire per ekonomine shqipëtare falimentimi i kompanive te medha .!?

  12. At says:

    Do jete bere ndonje gabim. Taci oil nuk i ka asnje borxh bankave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje