FOTOT/ Grushti i Canës ndaj tifozit serb bëhet “markë”

6 Tetor 2015, 11:15Sport TEMA
FOTOT/ Grushti i Canës ndaj tifozit serb bëhet

Ndeshja me Serbinë ka zgjuar imagjinatën e tifozëve kuqezinj, veç të tjerave, për gjetje interesante, nga më të ndryshmet, me të cilat duan të dëshmojnë dashurinë për kombëtaren. Njëkohësisht, ata duan ta saklitin në mendje, po e po, por edhe në trup antipatinë, më e pakta, për serbët, pas asaj që ndodhi në Beograd, 14 tetorin e kaluar.

Dje botuam një “çmenduri” të një tifozi, i cili jepte makinën (që kushton jo më pak se 1 mijë euro) në këmbim të një bilete për ndeshjen ndaj Serbisë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”, më 8 tetor, ora 20:45, ndërsa të tjerë kishin hedhur në rrjetet sociale një recete mjeku, ku “pacient” kishin “Serbinë”, ndërsa si diagnozë jepnin “Shqipëria në Euro 2016”.

Adresa e “pacientit” ishte “Ferri”. Sot, dy ditë para “ndeshjes së shekullit”, sikurse është konsideruar nga shqiptarët, një tifoz (Lekë Dobruna nga Gjakova) ka hedhur në Facebook tatuazhin e bërë një njërën pulpë të këmbës. E çfarë është aty, do të thoni ju? Hiç më pak se grushti i Lorik Canës te koka e tifozit serb, i cili hyri në fushë 14 tetorin e kaluar, goditi me karrige kokës Bekim Balajn, ndërsa kapiteni kuqezi u vërsul në mbrojtje të bashkëlojtarëve si “shqiponja” që vien nga qielli. Ai moment ka mbetur i pashlyer në memorien e tifozëve shqiptarë, të cilët nuk harrojnë as koret raciste, shprehjet “vritini, vritini shqiptarët”, apo dhunimin e goditjet fizike të kuqezinjve tanë, brenda e jashtë tapetit të blertë.

Edhe “njeriu i dronit”, Ballist Morina, pozoi duke puthur grushtin e Lorik Canës para ndeshjes në Kopenhagen, më 4 shtator, çka irritoi pa masë trajnerin Morten Olsen, i cili nuk la pa e denoncuar këtë lloj sjelljeje në konferencën për shtyp. Cana ka disa tatuazhe me kuptime kombëtariste në trupin e tij, por tashmë ai vetë, duke grushtuar tifozin serb, gjendet në trupin e një tifozi kuqezi, çka me gjasë do të kthehet në një “markë” për shumë veta, para e pas ndeshjes me Serbinë./ Telesport

 

19 komente në “FOTOT/ Grushti i Canës ndaj tifozit serb bëhet “markë””

  1. Mbreti says:

    Me te lumte pilja!!!!! Me Serbet veq grushtin edhe Bajoneten ska gjuhe tjeter!!!!

  2. iliri says:

    Budallalliku nuk ka fund.

  3. Motiv shume i bukur. Bukur do ishte edhe nje tatuazh ku hiresia e tij Janullapos i ben pipa Putinit.

  4. Shnicel says:

    Ik e se na cate derrin e karit megjithe ndeshje. Morracake qe skeni buke te hani e keni mendjen te ndeshja karit

    1. guri says:

      Kemi edhe buk, por kemi edhe zemer te madhe “o gay i karit”

  5. astrofizikanti says:

    Mire e the o shnicel se gjithe pabuksit e varfanjuket e gjejne veten te dhuna e tek ndeshja e trapit. Sikur ua ka fajin serbi se jane pa buke. Popull idiot. Jo te punoje e protestoje per te drejta ndaj qeverise po merren me ndeshjen.

    1. Pelasgian says:

      Nga e di ti se ska buke?

      Pastaj Kush tu anku ty? Kan ardh ke shpia jote me te lyp buke?

      O te q..fsha gocen ne kthiz…ty te kan ardh ke shpia me te q..i grun o mongol!

  6. Gufi says:

    Shpellaret kan shum ide ky eshte i pari marketing idiotesh

  7. Edi says:

    Schnicel dhe ti astroblablabla,kush ju ka q…. Fam…..jen ju qe qenkeni kaq te inatosur,me siguri ata “pa buksat”qe thoni ju.

  8. Voli says:

    Promovim i paster i dhunes, per shperlarje truri te popullit.

    Poshte dhuna! Ajo nuk te con askund!

    1. guri says:

      Ky eshte promovim i mbrojtjes se dinjitetit o Voli.Shoh se kjo ndjenje ju ka humbur qe moti.Ju edhe grate ne shtepite e juaja po t’u sulmojne i lejoni.Instikti i mbrojtjes eshte FISNIK.

  9. komunisti parizien says:

    si shqiponje e ardhur nga qielli,po cja keto budallalleqe me sfond nacionalistash ku ka fukarallek ka dhe injorance ne mase.po prisni te behet ndjesja njehere pastaj bejini keto tatu se kush e ka me te medhain

  10. Taulant/Tirane says:

    Patriotizmi nuk eshte “shpikje” shqiptare,e ka dhe Amerika qe eshte bere nga te ardhur.Ndoshta ca si “Shnicel” ,Enter” etj jane 1000 vjet para botes.Ne ,patriotet, jetojme ne te tashmen.

    1. DinPak says:

      Nuk jane para por jane mbrapa botes me shume se 500 vjet, kur nuk kishte nacionalizem, por popujt shkonin e vriteshin par mbret dhe jo per komb.

      1. Pelasgian says:

        Gabim edhe ti……

        Mbreti ate here ishte si kombi sot ..pra ishte dicka fisnike te luftoje per te!

        Enter motra bashk me te tjeret bq eshte thjesht TRADHTAR!

        I duhen pre vesht dhe hunda qe ta dallojne te gjithe se cfare tradhtari eshte!

  11. Fotaqi says:

    Komb lapashanesh

  12. Geni vl says:

    Na duhen 3 piké . Asgje tjeter nuk ka vler

  13. XHONI says:

    FITOJNE SERBET,MUNDEMI EDHE NE ARMENI

  14. XHONI says:

    na mundin serbet,humbasim edhe me armenine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje