Tërmet në futbollin botëror, FIFA pezullon Blatter dhe Platininë

8 Tetor 2015, 13:04Sport TEMA

Vala e gjatë e “tërmetit” të shkaktuar nga hetimet për korrupsion në radhët e FIFA-s, të ndërmarra si nga Prokuroria zvicerane, ashtu edhe nga ajo amerikane, ka bërë që këtë të enjte, 3 nga figurat më të shquara të organizmit më të lartë të futbollit botëror të pezullohen.

Ka qenë vetë FIFA që ka pezulluar Presidentin e saj në largim, Sepp Blatter; Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin – njëkohësisht edhe President të UEFA-s, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.

Ish-zëvendëspresidenti Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vite, si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane.

Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror.

Blatter, Valcke dhe Platini janë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre. “Bazat për këtë vendim janë hetimet që po zhvillohen ndaj tyre, prej hetuesve ndërkombëtarë por edhe nga Komiteti i Etikës”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Të tre ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje.

12 komente në “Tërmet në futbollin botëror, FIFA pezullon Blatter dhe Platininë”

  1. Illyrian says:

    E paskan pezulluar Platini kurven?
    Qofte per fare, jo vetem 90 dite.
    Morali I kesaj historie: don’t fuck with the US!

  2. totila direktan prenos says:

    Cfare pezullimi. Platinovici duhet futur ne burg qe Serbet ta kene kenaqesini deri ne cmenduri!

  3. Illyrian says:

    Gjithashtu: uncle Sam wants you…to go to jail!

  4. caku says:

    e verteta vonon por nuk harron.

  5. tani says:

    Ky moterqiri eshte me i korruptuar se blater. Hajdut legen

  6. tironsi says:

    Lam nam dhe ne shqiptaret. Mir trajneret qe si lam rehat po tani po shkarkojm dhe drejtuesit e UEFA e FIFA. Hajt paci kemben e mbar, mbase i vjen rradha dhe Dukes

  7. LILOLABJA says:

    Ka drejtesi bota !
    Na e mori hakun drejtesia me Platiin ,keshtu befte dhe me Serbet !
    Ska nevoje ti zeme me gure .
    Haka tek i zoti.

  8. Apofiritira metaqirizmeno says:

    Kryeplehra ! Rradhen tani e ka ky plehra i FSHF !

  9. allamani says:

    Michel Platini, ky prosërb dhe anti shqpitar, përjashtimi i tij është fitore e madhe për shqiptarët.

  10. vlora.al says:

    Kjo do te thote qe amerika superfuqia e botes, ben cfare te doje, kujt te doje, dhe ne cdo kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje