"Kombëtarja sot ka nevojë për mbështetje deri në momentin e fundit, jo për incidente"

8 Tetor 2015, 11:34Sport TEMA

Takimi Shqipëri-Serbi është i një rëndësie tepër të madhe duke pasur në memorie ngjarjet që ndodhën vitin e kaluar në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Dhe për këtë gjë autoritet shqiptare kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj sfide duke iu bërë edhe thirrje sportdashësve shqiptarë që të mos krijojnë incidente.

Thirrje të tilla ka pasur edhe nga shumë opinionistë të futbollit shqiptarë, të cilët kanë thënë se incidentet më të vogla do të jenë në dëm të kombëtares sonë. Në një prononcim për gazetën TemA  Sulejman Mema u ka kërkuar tifozëve që të mbështesin pa pushim përfaqësuesen tonë.

“Tifozët duhet të tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që të mos krijojnë incidente, pasi dhe gjëja më e vogël do ta dëmtonte shumë Shqipërinë.  Tifozët duhet ta përkrahin deri në minutën e fundit, sepse është momenti që kanë shumë nevojë”,  u shpeh Mema.

5 komente në ““Kombëtarja sot ka nevojë për mbështetje deri në momentin e fundit, jo për incidente””

  1. teuta says:

    te dashur gazetare, me sensibilizoni qenin se po me ben shurren te lulet

  2. dashnorja says:

    nese ka nevoje te shkoje ne nevojtore

  3. Etniku says:

    Ata qe prishin rendin dhe qetesine sportive,ne kete takim teper te rendesishem,jane armiq te kombit dhe duhet te akuzohen me denime te ashpra ligjore.Sigurimi duhet te jete prezent ne c’do vend,brenda dhe jashte stadionit te Elbasanit.Duhet te deshmohet se shqiptaret nuk jane vetem per trafikim,kriminalitet etj.por edhe dine dhe munden te organizojne manifestime te veshtira dhe me peshe sportive internacionale.Duhet te jemi te vetdijshem se,sot ne Shqiperi mund te kene hyre kriminel te jashtem dhe te brendshem,qe synojne te deklasojne kombetaren,prandaj kujdes popull i nderuar dhe i respektuar shqiptare.Dihet mirefilli se kundershtari i sotem nuk ka c’ka humbe,por tenton me te gjitha mundesite te pengoje Shqiperine drejte “Franca 2016″Uroj dhe shpresoje se fitorja do jete e jona.

  4. Tunxh, bir says:

    Po Sule ke shume te drejte, por do te ishte shume me mire, qe te gjithe ju figurat e vjeter e te nderuar te futbollit, te shperndaheni ne mes te tifozeve, ku jam i sigurte qe do te ishte nje garanci ne qetesimin e tyre, ne cdo situate. Te jesh i sigurte se do te jeni te mirepritur dhe nga tifozeria.

  5. stafa Ester says:

    Nje Gjuhe Nje Popull Nje Komb Nje Atdhe Nje Shqiperi.Forza ALBANIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje