Në vitin 2011 lideri historik i Kubës Fidel Castro hyri në librin e rekordeve Giness për një arsye të veçantë: numrin më të madh të atentateve ndaj një personi.
Plot 638 atentate janë kryer ndaj tij ndërmjet viteve 1959 deri në 2006 kur la drejtimin e shtetit për arsye shëndetësore duke u pasuar nga i vëllai Raul.
Për të madje është bërë edhe një dokumentar me titullin “638 mënyra për të vrarë Fidelin”.
Në 47 vjet regjim Fidel Castro u ka shpëtuar atentateve më të çuditshme dhe të rrezikshme.
Nga puroja e helmuar, te këpucët bombë, lideri kuban nuk ka rënë asnjëherë pre e atentateve ndaj tij, që janë porostiru gjithmonë nga agjencia amerikane e inteligjencës, CIA.
Por ka patur edhe atentate më të zgjuara, si ai i tutave sportive të lyera me një lloj kërpudhe helmuese vdekjeprurëse, të cilit Fideli i shpëtoi pasi ndjeu një aromë ndryshe dhe lajmëroi asistentët që analizuan lëndën e hedhur në to.
Ndaj tij ka pasur edhe atentate me snajpera apo përplasje me armë në stil mafioz, por të gjitha kanë dështuar për eleminimin e tij.
Një ndër atentatet që mund të kishte çuar në vrasjen e Castros në 1959 u dekonspirua në momentet e fundit.
CIA rekrutoi ish-të dashurën e tij Marita Lorenz për ta vrarë, por në momentet e fundit ajo ndërroi mendje.
“Nëse t’u shpëtosh atentateve do të ishte një lojë olimpike, do kisha fituar medaljen e artë”, ka deklaruar Fidel Castro./a.l
I rruajtet bythen Fidel Kastros dhe Enver Hoxhes!!!
ju hengern edhe mutin.