Bill Clinton: Ja pse Trump po kryeson sondazhet

7 Tetor 2015, 21:13Bota TEMA

Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka qenë i ftuar në emisionin “Late Show” të gazetarit David Letterman ku ka folur për disa çështje të por edhe për fushatën presidenciale ku një prej kandidatëve është bashkëshortja e tij Hillary.

Clinton, i cilësuar nga presidenti Obama si “eksperti i shpjegimit të gjërave” ka folur për republikanin Donald Trump dhe ka shpjeguar arsyen përse ai po kryeson bindshëm sondazhet.

“Ai është një mjeshtër i shitjes. Trump di shumë mirë të shesë dhe ndaj është personazhi më interesant në fushatën për kandidat të Republikanëve”, tha Clinton.

“Trump thotë gjëra që i tejkalojnë diferencat ideologjike. Nëse sheh debatet gjithë kandidatët kujdesen që të jenë sa më korrekt politikisht në përgjigjet e tyre. Por jo Trump. Ai thotë se ka qenë mbështetës i Demokratëve dhe Republikanëve. Trump thotë se di të ndërtojë dhe rregullojë gjëra. Dhe deklaron se do të bëjë pikërisht këtë gjë nëse do të jetë president: Të shkojë të rregullojë gjëra”, tha Clinton.

Donald Trump ka fituar në gjithë debatet e bëra deri tani mes Republikanëve duke forcuar pozitat e tij ndërkohë që ndjekësit janë në diferencë të madhe pikësh./a.l

4 komente në “Bill Clinton: Ja pse Trump po kryeson sondazhet”

  1. Wendy-B says:

    Oh do behet kllouni president. Eshte njeriu me idiot dhe arrogant qe ka kantiduar ndonjehere.

  2. gjergji says:

    shume injorant.. shume arrogant.. edhe i pandjeshem.. per shume probleme qe ka sot ne US…
    besoj se ben fushate per shitur ndonje gje se per gje tjeter.. eshte zero Kelvin lol.. definition of absolute zero..

  3. Rita says:

    Te gjithe qe e shani jeni koqe kanari pastaj jeni cfare thoni per Tramp duke filluar me idioter e deri tek brekegrisur e pa buksa po ku ka milardier te kete keto epitete qe i vini ju dhe ku ne AMERIKE QE HA NJERIU NJERIN

  4. X says:

    Trump mabase nuk do jete kapitulli i Amerikes por me zgjidhjen e tije si President Amerikes do i mare nje kohe e gjate te rimekembet. Putin e perkrahe 100% kete njeri te suksesshem ne bizneset e tije private por nje cope mishi dhe idioti ne politike. Tamam personi i duhur per anti-amerikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje