Kancelarja gjermane është treguar shumë mikpritëse ndaj azilkërkuesve sirianë dhe kjo nuk i ka pëlqyer një pjese të gjermanëve.
Madje në një protestë kundër vendimit të Merkel për të pritur azilkërkuesit sirianë, qytetarët gjermanë e kanë cilësuar kancelaren “një prej tyre”, duke iu referuar sirinëve.
Por televizioni ARD ka shkuar shumë më tej.
Ata gjatë një kronike lajmesh kanë nxjerrë një fotomontazh të kancelares Merkel me shami të zezë si femrat myslimane dhe në sfond disa xhami.
ARD është sulmuar ashpër nga mediat e tjera dhe nga shumë qytetarë për paraqitjen e kësaj fotoje.
“Merkel në ferexhe? A është çmendur ARD?, “Ku janë vlerat që mungojnë në lirinë e medias, të drejtat e grave dhe barazia”, kanë qenë disa nga pyetjet e shtruara nga përdorues në Tëitter.
“I kuptojmë kritikat dhe na vjen keq që pikëpamja jonë rreth kancelares gjermane është keqkuptuar. Fotografia ishte pjesë e programeve me temë mbi vlerat e shoqërisë sonë. Moderatori i emisionit foli për sukseset e shoqërisë perëndimore, lirisë së mendimit dhe të barazisë. Në këtë fotografi, kemi kërkuar për të marrë vëmendjen e shikuesit dhe për të nxjerr në pah lirinë e Perëndimit”, ka sqaruar një zëdhënës për transmetuesin publik, ARD, pas “ortekut” të komenteve rreth fotografisë së publikuar.
Zyrtarë të këtij televizioni kanë theksuar se këtë formë e shohin plotësisht legjitime, dhe kanë shprehur vendosmërinë të mohojnë të gjitha kritikat rreth asaj se e kanë bërë për të nxitur urrejtjen racore dhe propagandë kundër Islamit./a.l