Franca, një vend i humbur që po rrëshqet çdo ditë e më shumë

6 Tetor 2015, 13:16Bota TEMA

Franca është në pikën e thyerjes? Ndoshta. Pas asaj që ndodhi dje me Air France mund të thuhet me siguri një gjë e tillë.

Edhe pse sindikatat kanë ruajtur tradicionalitetin e tyre duke bërë presion të fortë në sektorin publik dhe më të dobët ne atë privat.

Por ajo që shihet qartë është se njerëzit janë të irrituar, madje kjo fjalë mund të jetë shumë e butë për të përshkruar gjendjen e tyre.

Franca është pranë një krize nervore që mund t’i thyejë nga momenti në moment.

Ngjarja e djeshme ku u rrëmbye dhe dhunua shefi i burimeve njerëzore shkon më tutje se fantazitë e filmave.

Pamjet e dy shefave të Air France që vraponin gjysmëlakuriq për të shpëtuar nga vartësit e tërbuar që u kishin grisur këmishat janë simboli më i mirë i krizës që po kalon Franca.

Janë simboli i një vendi të humbur që ka humbur pikat e referencës, ku politika duket e mbyllur në një sistem vetëreferues të paaftë për të komunikuar vendimet më elementare me pasoja grindje të dhunshme.

Franca tashmë është një vend që po jeton në një greminë kulturore dhe politike që quhet Marine Le Pen.

Suksesi i Frontit Nacional i rinovuar dhe përditësuar nga e bija e themeluesit të vjetër, që sillte një imazh të keq të Francës dhe jo më kot u përjashtua, është një tërmet me përmasa epokale dhe shenjat e shpërthimit të dhunës si ajo e djeshmja janë simptomat më të domethënëse të saj.

Zemërata e bujqërve që bllokuan për një javë Normandinë kundër Brukselit, apo protesta e taksistëve kundër ligjit Uber, apo e punonjësve të Air France, gjëja e përbashkët është gjithmonë ajo, humbja e identitetit dhe sovranitetit të shtetit. Përgjigja gjendet në iluzionin e rikthimit në Francën e vjetër me rregulla që largohet nga globalizimi, siç premton edhe Madame Le Pen, në një luftë pa aleatë dhe armëpushim, kundër Bashkimit Europian, pavarësisht se mund t’u kushtojë shtrenjtë, shumë shtrenjtë.

Ja pra, kokteji që ndez zemërimin e punonjësve francezë dhe i shtyn në linçimin e shefave të tyre, si rasti i Air France, është demonstrimi më i mirë i asaj që ndjejnë francezët e frymëzuar çdo ditë nga Fronti Nacional.

Përballë asajqë bën politika tradicionale francezët janë më shumë pro Frontit Nacional të Le Pen.

Madje edhe vetë ministrat akuzojnë qeveritarët, një tabu kjo në Francë.

Ministri liberal Emmanuel Macronsulmon hapur funksionarët publikë duke vënë me shpatulla pas muri presidentin Hollande, ndërsa europarlamentarja Nadine Morano thotë se u duhet vënë “huri” myslimanëve pasi Franca është vendi i të bardhëve.

Duket se Franca po jeton në ledh që po rrëshket çdo ditë në një epokë me përmasa thuajse revolucionare, kjo varet nga këndvështrimet.

Takimi më i afërt është ai i zgjedhjeve lokale në dhjetor, aty do të matet më së miri temperamenti i francezëve dhe drejtimi politik që ata duan. Nëse Fronti Nacional, siç parashikohet, do të fitojë disa rajone, për të parën herë në histori, ledhi që rrëshket do të jetë gjithmonë e më i pjerrët./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani.

*Il Giornale

1 komente në “Franca, një vend i humbur që po rrëshqet çdo ditë e më shumë”

  1. SH says:

    Europa e bashkuar nuk solli asgje ,vetem qe ka pasuruar Gjermanine .Kjo eshte arsyeja qe Merkel ngre zerin
    qe Europa te qendroj ashtu me paterica e bashkuar .Dikur Enveri per te mbajtur gjalle Komunizmin thonte qe bare do te hajme dhe me perendimin nuk bashkohemi. Ndersa Merkeli qe vjen nga kampi socialist thote po te njejtat fjale .DUHET TE SHTRENGOJME RRIPIN. Kur do ti vij fundi Europas se Merkelit, me rrip te shtrenguar cdo vit ??? BE Fatkeqsisht nuk funksionon !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje