“Dekalogu” i Shtetit Islamik, në tokat e përgjakura mësohet teologji dhe kurse gatimi

5 Tetor 2015, 16:39Bota TEMA

Indoktrinim dhe shkretim kulturor, janë dy direktivat me të cilën lëviz “reforma” shkollore e Shtetit Islamik.

Në sajë të një serie intervistash gazeta amerikane Uashington Post u përpoq të kuptonte se çfarë po ndodhte në territoret e pushtuara nga Shteti Islamik dhe zbuloi që njerëzit e Al Baghdadit po zhvillojnë një plan riedukimi për më të rinjtë.

Xhihadistët kanë hequr nga plani mësimor lëndë si: muzika, artet, gjeografia etj, duke futur lëndë fetare dhe kulinarie.

Kalifati muaj më parë kishte vendosur mbylljen e institucioneve mësimore por tashmë ka vendosur t’i rihapë me planet e tyre mësimore.

Lënda bazë është studimi dhe interpretimi rrënjësor i Islamit.

Për momentin në këto shkolla po studiojnë vetëm fëmijët e luftëtarëve, sidomos atyre të huaj ndërkohë që popullsia preferon t’i mbajë fëmijët në shtëpi.

Por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt.

Milicët e ISIS po mendojnë të krijojnë një sistem transporti duke i marrë fëmijët nga shtëpitë e tyre dhe t’i çojnë në shkollë, pak a shumë si kolegjet.

“Reforma” nuk ndalet vetëm te indoktrinimi i fëmijëve por edhe te prindërit.

Gjithë nxënësve u jepen fletëpalosje dhe leksione për t’ua çuar familjarëve pas mësimit.

“Duan të indoktrinojnë fëmijët dhe me anë të tyre edhe prindërit. Çdo lëvizje totalitare, si nazizmi ose të tjera, e vendos bazën e indoktrinimit të brezi i ri për të krijuar shoqërinë që duan”, shprehet Peter Njuman, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Studimit mbi Radikalizimin dhe Dhunën Politike, në Kolegjin King në Londër.

Por rreziku më i madh është ai i shkatërrimit të kulturës.

“Kjo gjë është shumë e rrezikshme pasi vendi mund të kthehet 20 vjet prapa”, thotë Hadadi, mësues sirian që u largua nga vendi sapo nisi lufta.

“Kultura është drejt zhdukjes në vendin tonë”, shton ai.

Në shkollat që ka ndërmend të zhvillojë ISIS nuk ka vend për femrat.

Brigada e femrave të Khanssaa ka krijuar madje një dekalog për të kritikuar femrat e perëndimit të cilat studiojnë.

“Shkenca mondane pa pikën e vlerës, si qelizat e trurit të korbit, kokrrizat e rërës apo arteriet e peshqve”, thonë ato.

Detyra e grave sipas ISIS ështëtë marrin vetëm mësime bazë por maksimumi deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, pasi pa mësimet bazë nuk mund të jenë nëna të mira dhe gra analfabete.

“Është e nevojshme që femrat të mësojnë në shkollë si qepen rrobat, si gatuhet dhe gjëra të tilla, që do t’u shërbejnë gjatë martesës së tyre”, thuhet në dekalogun xhihadist./ Përshtati në shqip Amarildo Lumani.

6 komente në ““Dekalogu” i Shtetit Islamik, në tokat e përgjakura mësohet teologji dhe kurse gatimi”

  1. tfgs says:

    keto geto/shkolla demostroi edhe pederi turkoshak Hoxha ,per 45vjt………..

    1. Arber says:

      Sa rrote kari qe je more i shkrete, Enveri e ndaloi fene, o jevg..!!

      1. ani trin.... says:

        kurre nuk e kuptova pse prifti ne video nuk e piu helmin qe ia dha muslimoni…
        https://www.youtube.com/watch?v=BaZCaWH96xw

  2. malokeria = qeneria says:

    Kane hapur edhe nje kurs per menyren e gatimit Hallall te mishit te derrit dhe nenprodukteve te tij. Ja per njecike, se i gatuan rusi te tere keta, i fergon pa yndyre fare se Obama tregoi qe i kishte vellezer ne fe dhe normalisht nuk u bie dot. Sa te dale nje amerikan nga ata te vertetet dhe t’u dergoje pak kripe me dron tek tenxheret e gatimit t’u shijoje me shume derri kur ta hane. Po pyesni pse nuk e hane derrin? Epo me te gjitha te keqijat qe kane, te pakten nuk jane kanibale. Nuk e ha derri derrin.

  3. mib says:

    do ju duhet kursi i gatimit se do vijne te punojne ne pica hallall dhe qebaptoret e evropes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje