"Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk duket si aksident"

6 Tetor 2015, 14:07Bota TEMA

 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se “Shkelja e hapësirës ajrore turke nga ana e Rusisë nuk duket si aksident”, raporton Anadolu Agency.

Stoltenberg, i cili dha deklaratë gazetarëve në Bruksel, bëri thirrje që mos të përsëritet shkelja e hapësirës ajrore turke, e cila u shkel dy herë në fundjavë.

Stoltenberg theksoi se është i “shqetësuar” me veprimet e Rusisë në Siri dhe tha se “Avionët rusë nuk qëllojnë vetëm DAESH-in, por pamë që i sulmuan edhe grupet e ndryshme të opozicionit dhe shumë civilë humbën jetën”.

Stoltenberg: “Forcat ruse tashmë janë prezente në Siri dhe është vërejtur shtim i numrit të tyre, por nuk mund të flasim për numra. Kanë trupa tokësore, ajrore dhe trupa detare. Kemi vërejtur se Rusia ka shtuar forcat ushtarake. Kjo është ajo që kemi parë në javët e fundit”

3 komente në ““Shkelja e hapësirës ajrore turke nga Rusia nuk duket si aksident””

  1. Klimax says:

    Kaq shume u shqetesua NATO per “civilet” e vrare nga bombardimet e aviacionit rus dhe shkeljen hapesires ajrore te Turqise prej tyre???!!! Me te vertete propagande qesharake! Cudi ne fakt se vetem dy dite me pare aviacioni amerikan bombardoj nje spital ne Afganistan ku sherbenin mjek pa kufij dhe diku tjeter ceremonine e dasmes ne nje fshat e ktheu ne mort, por pavaresisht numrit te madh te viktimave askush nuk u shqetesua. Nuk e di se cdo te ndodhte ne OKB sikur keto bombardime te beheshin nga ruset??!!
    Cudia tjeter eshte se NATO nuk shqetesohet kur aviacioni turk shkel hapesiren ajrore te Irakut, packa kundershtimin e qeverise irakiane, dhe bombardojne ne emer te “luftes ndaj terrorizmit” forcat kurde qe luftojne Shtetin Islamik!!!

    1. Adriatik says:

      Rexhepo mos u kruaj shume se nuk jane Qipro ato avionet qe sheh…te vin dhe te sheshojne ata e di ti.

  2. Ilir says:

    Nato luftenxitsja mbrojtesja e terroristve te siris dhe te gjth e botes ,me deklaratat e tij luftenxitese dhe luften mediatike qe po ben nato dhe usa kunder luftes se rusis dhe koalicionit te saj po provojne boterishte qe terroristet ne siri nuk jane gje tjeter vec ushtaret e saj ne mision per te rrezuar asadin dhe te realizoj qellimet gjeopolitike ne rajon,perse nato dhe usa akuzojne rusin se gjioja po bombardon “opoziten siriane” ,po bombardon femije dhe civil ,perse kur nato dhe usa bombardojne spitale vrasin personelin mjeksor dhe pacientet i len te digjen ,e quajne aksidente ,ndersa nje avion qe shkel aksidentalisht hapsiren ajrore turke e quajne agresion ,nato dhe usa luftenxitese jane ber qesharak ne syte e botes me politiken e tyre dhe luften mediatike ,tani popujte e botes e kan pare ku i kacuar politika e usa ,ne qofte se cdo vende eshte ne sherbimin e usa eshte vende i mire ,le te jete ky vend terroriste apo diktatore le te kete ardhur ne pushtet me grushte shteti eshte diktator i mir mjafton qe ben interesat e usa ,ndersa cdo vende qe ndjek nje politik sovrane dhe te miren e vendit te vete large orbites usa quhet diktatore i keq ,quhet vend jo demokratik dhe i vihen sanksione izolohet politikishte dhe ekonomikishte ,pra kjo eshte demokracia usa&nato ,turpe per ne si shtet qe te marim pjes ne kete koalicjon te till dhe te dergojme ushtaret tane per mbrojtur interesat e ketyre terroristave ,se terroristat e vertete jane usa dhe nato ,qe kane publikishte dhe mbrojne terroristat e tyre ne siri dhe irak,te gjithe e dine se pa mbrojtjen ,pa armet ,pa financimin e nato&usa isis nuk jetonte ase dhe nje dite . Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje