Rusia ndaj kritikave të SHBA-së, u kujton mbështetjen për 11 shtatorin: S'iu pyetëm nëse terroristët janë të mirë apo të këqinj

6 Tetor 2015, 16:55Bota TEMA
Rusia ndaj kritikave të SHBA-së, u kujton mbështetjen për 11

Rusia ka kundërshtuar fuqishëm kritikat e SHBA-së  pas sulmeve të saj ajrore në Siri të martën, duke i kujtuar Uashingtonit sesi Rusia  mbështeti Shtetet e Bashkuara  pas sulmeve të  11 shtatorit në Nju Jork në vitin 2001.

Moska është bërë gjithnjë e më kritike ndaj asaj që e quan  një fushatë propagandistike perëndimore, e cila synon të shtrembëroj qëllimet e ndërhyrjes së Rusisë në Siri.

Kremlini thotë se qëllimi i saj kryesor është që të ndihmojë presidentin Bashar al-Assad që të luftojë militantët e Shtetit Islamik.

Por Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore e kanë akuzuar Putin se ai  po përpiqet të mbështetë Assadin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shprehu të martën qëndrimin  e Kremlinit për  11 shtatorin , duke refuzuar qëndrimin e SHBA-së mbi operacionin e Rusisë Siri.

“Unë dua t’ju kujtoj … se pas sulmeve të 11 shtatorit, ne ndamë dhimbjen me SHBA-në sikur të ishte e jona, duke  kuptuar se çfarë është terrorizmi”, tha Zakharova në një konferencë për shtyp.

“Ne i mbështetëm Shtetet e Bashkuara në çdo gjë, (përfshirë) në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ne i ndihmuam ata që të luftojmë terrorizmin. Ne nuk i pyetëm amerikanët “A janë të mirë apo të këqinj terroristët?

Zakharova tregoi historinë e Rusisë me sulmet islamike, duke thënë se lufta ndaj militantëve islamikë është një çështje e sigurisë kombëtare për Moskën.

“Ne e kemi përjetuar terrorizmin, ne e dimë se çfarë si është dhe ne nuk duam të shohim terrorizëm ndërkombëtar në vendin tonë sërish. Kjo është e dhimbshme për ne. Dhe ne presim mirëkuptim për këtë”./j.h

 

4 komente në “Rusia ndaj kritikave të SHBA-së, u kujton mbështetjen për 11 shtatorin: S’iu pyetëm nëse terroristët janë të mirë apo të këqinj”

  1. . says:

    E vertete …

    pasi sistemi Demokraci degjeneroi dhe pruri diference te madhe pasuri-varferi, po shkon drejt shkaterrimit.

    Historikisht asnje sistem nuk ka rrezistuar apo mbijetuar gjate …

    Bota po pergatitet te shkoje drejt nje sistemi te “Ri” (ndoshta Social-Demokraci).

  2. arber says:

    Ec pa kthim mbas,,Putin i madh.Je garanci globale.Mos i ndigjo prostitutat amerikane.

    1. Alberti says:

      Rusia do t’a perjetoje fatin qe e hasi ne Avganistan.

      1. Atdhetari says:

        E ke falen per te njejtin fat qe pesuan Amerikanet ne afganstan kohet e fundit megjithese paten 40 shtete m,vete dhe luftuan kunder ca talibansve rreckamane por me zemer luani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje