Prifti italian ndez debatin: Nuk është faji i pedofilëve, provokohen nga fëmijët

6 Tetor 2015, 15:28Bota TEMA

“Pedofilinë mund ta kuptoj, homoseksualitetin jo”, kështu nis intervista e Don Gino Flaim, prift në Kishën e Shën Piut në Trento të Italisë.

Deklarata e çuditshme ka lënë gojëhapur gjithë të ftuarit në kanalin LA7 që kanë dëgjuar intervistën e priftit.

“Unë kam qenë në shkollë dhe i njoh fëmijët. Për fat të keq ka fëmijë që kërkojnë afeksion pasi nuk e kanë këtë nga familja e tyre dhe priftërinjtë e tjerë mund të tundohen nga kjo gjë”, thotë Flaim.

Pyetjes nëse janë fëmijët që provokojnë pedofilinë prifti i përgjigjet: Në pjesën më të madhe të rasteve po”.

Pra sipas priftit është faji i të dhunuarve, jo dhunuesve.

Por deklarata e tij kontraverse nuk mbyllet këtu.

I pyetur nëse duhet dënuar pedofilia nga Kisha apo jo ai shprehet se “është një mëkat si gjithë të tjerët dhe duhet pranuar dhe falur”.

Një intervistë që hedh në erë gjithë fjalët e Papa Benediktit dhe Papa Françeskur mbi dënimin e pedofilisë.

Por prifti nuk është ndalur vetëm te tema e pedofilisë por ka folur edhe për homoseksualitetin, një temë e nxehtë në Italia pas përjashtimit të një prifti polak që kishte lidhje homoseksuale.

“Sëmundjet vijnë papritur”, thotë prifti i cili i pyetur me habi nga gazetari konfirmon se sipas tij homoseksualiteti është një sëmundje në këndvështrimin e tij./a.l

5 komente në “Prifti italian ndez debatin: Nuk është faji i pedofilëve, provokohen nga fëmijët”

  1. kd says:

    A ju shkerdhefsha kryqin ore MQ se ju nuk jeni me te mire lleshqent mysliman pune Feje pune injorantesh e BQ ku je ore tfgs MQ me at kristjanizmin tend ora Dosa te qelbura

  2. Odeta says:

    Edhe pse njihem per njeri i qete, kur degjoj keta lloj mostrash, mund te behem nje njeri shume i keq ne ndeshkimin e tyre!!! Plehra!!! Ka marre horlliku rrugen, dikur me i kamufluar por sot del hapur! Abuzimi me femijet eshte nje nga krimet me te renda!!! Kam qejf qe ky pedofili te shkoje ne ndonje burg dhe te jete ky “provokuesi”, e me pas te thote; “Zoti do ta fali mekatin”!!! Para shume vitesh nje pedofil serial ne Itali u gjet i vdekur ne burg! U duk si vetevrasje por ne nje emision posacerisht per kete ceshtje u la te kuptohej se pedofili ishte vrare nga te burgosurit! Nena e njerit prej te burgosurve tha “djali im ka vrare dike para disa vitesh, dhe une nuk do ta fal deri diten kur do te kryej denimin e merituar, por nese ka marre pjese ne vrasjen e pedofilit, per mua eshte qe tani i falur”!!! Keshtu eshte per t’i derguar nje leter priftit”Edhe ne qe mendojme se pedofilat mund te vriten mendojme se do te na i fale Zoti”!!!

  3. Informer says:

    Domethene fajin e ka turkofagosi qe kur ka qene i vogel ka kerku afeksion te Janulla dhe prandaj Janulla ska pas faj qe i shqyu torren turkofagusit. Rrofte janulla

  4. Zigur Qarri says:

    Tmerr!
    Keshtu mendonte edhe Daniel Carleton Gajdusek,megjithese ishte gjeni.
    Homoseksualizmi ne Greqine e vjeter,nenkuptonte pederastin,marredhenie seksuale te nje te rrituri me nje femi,dhe kjo legale,e moralshme.
    Pederastia praktikohet sot akoma ne Kishat greke dhe sherbimin e fshehte grek dhe rus,por me dhune,si mjeti me “efektiv” per ti zhdukur çdo ndjesi njerzore vartesve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje