Sulmi i ndodhur në Oregon në 1 tetori ishte i fundit në radhë i 994 sulmeve masive të ndodhur në më pak se tre vjet.
994 sulme me armë zjarri kanë ndodhur në 1 mijë ditët e fundit në SHBA duke dhënë statistika të frikshme.
Nga 994 sulme që kanë ndodhur kanë vdekur plot 1260 persona ndërsa kanë mbetur të plagosur 3606 të tjerë.
Vetëm në sulmin e fundit humbën jetën 10 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë.
Mesatarja e frikshme flet për një sulm masiv çdo ditë.
Sulm në masë konsiderohet kur marrin pjesë më shumë se katër persona.
Thuajse në gjithë shtetet amerikane ka patur sulme me armë në tre vitet e fundit ku ka patur edhe persona që kanë humbur jetën.
Administrata Obama është sulmuar shumë nga mediat dhe opinioni publik për këtë njollë të zezë në qeverisjen e tij.
Por ai është treguar i paaftë të bëjë diçka kundër lobeve që mbështesin kompanitë e prodhimit të armëve.
“Nëse jeni të krishterë do ta shihni shumë shpejt Krishtin”, deklaroi autori i vrasjes së dhjetëfishtë në Oregon pesë ditë më parë.
Pas sulmit në shkollë ai u godit për vdekje nga policia.
Rasti më i tmerrshëm ishte ai i ndodhur pardje kur një fëmijë 11 vjeç vrau fqinjen 8 vjeç pasi kjo refuzoi të luante me të.
Sipas statistikave janë 310 milionë armë zjarri në duart e qytetarëve amerikën, thuajse një armë për person./a.l
Paskan qene te verteta tregimet per vrasjet ne Amerike, qe na i tregonte xhaxha Enveri.
Po Enveri si ateist qe ishte, nuk e dinte se: Nga vdekja lind jeta, dhe asasjelltas. Per shembull. Pse vriten njerezit ne Siri? Qe te lindin ne Amerike sa me shume amerikane te shendetshem!
Ne shqiperi me nje popullsi kaq te vockel numri i te vrareve arrin ne nivele me te mdhaja
Pse I tremb njerzit or gazetar.Ky numer eshte baraz me 27% te vrasjeve ne shqiperi pavarsisht se me shume perdoren spatat,thikat ,kosaret,Mire do ishte te mos ndodhte asnje por per 320 milion njerez nje I vrare ne dite nuk eshte shume.
pse a ka fillu nanji luft n amerik a?