Obama nuk mund të pranojë të përshkruhet si “lideri i prapavijës” (tjetër batutë e McCainit), që e braktis Sirinë dhe e lë në duart e Putinit. Plani i tij i ri është parashikuar nga Nju Jork Tajms, që ka zbuluar dy elemente. Ka përgatitje për një ofensivë të re në Sirinë verilindore, një “front i madh” që duhet të vërë nën presion Raqqan, kryeqyteti i Shtetit Islamik. Sulmi nga toka duhet të hedhë në terren forcat më të besuara filoamerikane, bashkë me një batalion të ri luftëtarësh arabë. Me një farë disekuilibri mes tyre: kurdët mund të hedhin 20 mijë luftëtarë shumë efikasë e të sprovuar, ndërkohë që luftëtarët e rinj arabë do të jenë maksimumi 5 mijë. Një tjetër operacion i besuar rebelëve sirianë, është “mbyllja totale” e 60 miljeve në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, një sektor prej ku vazhdojnë të kalojnë furnizime me armë dhe vullnetarë xhihadistë, në drejtim të zonave të kontrolluara nga Shteti Islamik. Në mbështetje të këtyre dy ofensivave tokësore, duhet të nisë një tjetër fazë sulmesh ajrore, këtë herë duke përdorur mbi të gjitha bazën ajrore më të afërt, atë të Incirlikut në Turqi.
Fillimi i kësaj faze të re në operacionet e koalicionit, është edhe pasojë e “ngecjes taktike”, të pranuar në mënyrë eksplicite nga Gjenerali Martin Dempsey, i cili kohët e fundit është larguar nga drejtimi i forcave të armatosura të SHBA.
Sarkazma e opozitës republikane në Uashington, por edhe kritikat që vijnë nga Hillary Clintoni, (e cila propozon një zonë ndalim fluturimi si dhe një korridor humanitar në Siri), janë një problem për Obamën. Por jo kaq i madh, sa ai që ndeshi kur Rusia hyri në veprpim. Një javë nga lajmërimi i parë që Putini e bëri pikërisht nga Nju Jorku, në OKB, për Obamën u bë urgjente që të reagonte. Shumëkush e akuzon “se ua ka lënë Sirinë rusëve”, ndoshta duke harruar që Siria është “e rusëve” të paktën që nga viti 1971, viti i inaugurimit të bazës ajrore – atëherë sovjetike – në Latakia, si dhe asaj detare në Tartus. Megjithatë, rikthimi i Putinit si aktor vendimtar në Lindjen e Mesme, është një sfidë për Obamën. Shtëpia e Bardhë nuk mund të nënvlerësojë pasojat e ndërhyrjes ushtarake ruse. Në shtatë ditë bombardime, amerikanët janë bindur se Putini nuk po sulmon Shtetin Islamik, por opozitën filoamerikane. Tëorema sipas të cilës duhet të mbështetet Assadi, “i vetmi ledh mbrojtës kundër terrorizmit”, është një shpikje e Putinit, që Shtëpia e Bardhë e kundërshton. Sepse Assadi ka mbështetur disa herë xhihadistët.
Ndërkohë rriten risqet për “incidente”: mes koalicionit të udhëhequr nga SHBA, dhe avionëve rusë. Plani i konsultimeve teknike mes ushtarakëve amerikanë dhe rusëve, që synon parandalimin e përplasjeve dhe incidenteve të tjerë të pavullnetshëm, për momentin funksionon pak. Imagjino se çfarë mund të ndodhë, kur të hyjnë në veprim të ashtuquajturit “vullnetarë rusë”: domethënë do të nisë edhe ndërhyrja ushtarake nga toka, nën udhëheqjen e Putinit. Obama duhet të përballojë edhe nervozizmin në rritje të aleatëve arabë, nga Arabia Saudite në Katar, të shqetësuar prej mbështetjes së Putinit për Assadin. Në brendësi të Sirisë, 41 fraksione rebele denoncojnë “pushtimin brutal rus që përjashton çdo zgjidhje politike”.
“Putini vetëm sa i hedh benzinë zjarrit”, vazhdon të përsërisë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Ashton Carter. Por tani Obama synon një përgjigje konkrete, në terren, dhe i beson të ashtuquajturit Syrian Arab Coalition: është ky emri i koalicionit të ri mes një dyzine fraksionesh rebele, që duhet të luftojnë në krah të peshmergëve kurdë, kundër SHtetit Islamik. Një prani e rëndësishme edhe politikisht: për të siguruar Turqinë, e cila nuk ka besim tek luftëtarët kurdë. Duke shpresuar që Syrian Arab Coalition, nuk është ushtria e fantazmave, me të cilën tallet Lavrovi. Dhe që të qetësojë zemërimin e kongresit, për ata 500 milionë dollarë të paguar nga taksapaguesit amerikanë. /Repubblica – Bota.a
Skakiera?? O gazetare te dashur, po pse hiqeni si italiane? Nuk mund te thoni thjesht dhe bukur, “fusha e shahut”?? Ku doni te dilni me kete injorance te verber? Ca doni te tregoni?
C’do dite lexojme GAFAT dhe BUDALLALIQET e ketyre gazetaruceve qe jane plot ‘diploma’ te kristalit por nuk dine as shqip..
Thjesht ose dembele qe perdorni pak trurin per te gjetur termin e duhur shqip ose snobizem …. ose injorance… ( kam pershtypjen qe kjo e fundit eshte e verteta) ..
Keshtu eshte kur llogaria behet pa hanxhine! Rusia me baza ushtarake ne Latakia dhe ne Tartus dhe amerikanet kerkonin te fusnin turinjte ne Siri??!!
Ndoshta kerkonin skenarin ukrainas, por deri me sot Ukraina ishte nje disfate e Perendimit. Krimea me bazat e saj ruse ju bashkua Rusise dhe ne te njejten kohe zonat lindore e jug-lindore te Ukraines ndodhen ne pragun e shkeputjes de facto prej saj. Atehere c’fare i intereson Perendimit nje Ukraine e falimentuar, e pergjysmuar dhe pa dalje ne Detin e Zi??!!
Amerikanet na jane “shqetesuar” per shkeljen e hapesires ajrore te Turqise???!!! Po ruset me bazen e tyre ne Kaliningrad ne brigjet e Baltikut po shkelin per dite hapesirat ajrore te Suedise, te ish republikave ruse te Baltikut, te Polonise, Gjermanise, Danimarkes, Norvegjise e deri Britanise (shumica e tyre antare te NATO-s), edhe c’fare ndodhi? C’fare ndodhi per 55 vjet ku Rusia kishte bazat e saj ne Kube, kaq afer brigjeve te Florides?
E vetmja shprese e Perendimit ne Siri eshte skenari i Berlinit te pas Luftes II Boterore. Rusia do te kontrolloj gjysmen e Sirise duke perfshire Damaskun si dhe bregdetin sirian ne Mesdhe, ndersa SHBA-ja me vendet e tjera Perendimore do te kontrollojne pjesen tjeter me nje qeverine e re opozitare siriane si dhe nje zone e trete e lire te kontrolluar nga Kombet e Bashkuara per te grumbulluar refugjatet e Sirise te larguar ne Turqi, Jordani, Liban e vende te tjera. Dhe ndoshta ne kompleks nje zgjidhje per nje zone autonome kurde te pakten ne Siri e Irak. Te gjitha keto mbas spastrimit te territoreve nga terroristat e Shtetit Islamik. Atehere me te vertete do te kemi paqe apo me sakt “Lufta e Nxehte” do te kthehet me termin e njohur “Lufta e Ftohte” midis dy superfuqive!
CDO DITE PO E PROVONI QE JENI GAZETARE KOMPLET INJORANTE.
SKAKIERE????????????? SKAKIERE????????????? A JENI TE TEREZI JU PALACO GAZETARE?
PO SI SKU VJEN TURP? MERRNI RROGEN KOTE
Skakiera…….o zot kulmi i injorances me keta analfabeta me shkoll te lart
Ne Kube ka pas dhe usa baze dhe e ka akoma. M base gaboj por ruset nuk kan pas dhe as kane baze ne Kub.kan pas mardhenie me Kuben dhe kaq.
Baza ushtarake ruse ne Kube eshte hapur ne Lourdes, nje qender ne jug te Havanes vitin 1964. Ne kulmin e Luftes se Ftohte ne ate baze ndodheshin mbi 3000 ushtarak rus. Ne vitin 2001 baza ruse u mbyll teorikisht per arsye “kosto te larte”. Megjithate ne praktike ajo nuk e ka humbur rolin e saj si baze ushtarake per Rusine. Kohet e fundit Putin ka patur interes te larte per kete baze duke derguar delegacione te nivelit te larte ushtarak ne Havane.
cdo gje eshte pjese e lojes shba ka 15 vjet qe shihet si armike e vetme e arabeve meqe ishte kshu tani edhe ruset behen armiq per ta
pra rusia nqs do ishte e zgjuar duhej te qendronte krejt ne te kundert te shba-ve ndersa tani dhe ata u futen ne kete balte ku nuk dilet vetem se i humbur ashtu si ne afganistan