Plani sekret i BE për të përzënë 400 mijë emigrantë

7 Tetor 2015, 13:43Bota TEMA

Që prej janarit nëpërmjet Mesdheut kanë mbërritur në Europë 557 mijë e 899 emigrantë, sipas të dhënave zyrtare të Frontex, agjencisë europiane për ruajtjen e kufijve.

400 mijë prej tyre u është refuzuar kërkesa e azilit pasi janë azilkërkues ekonomikë dhe jo refugjatë lufte.

Për këtë motiv në javët e ardhshme do të përzihen dhe riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Ky është plani i Bashkimit Europian që ende nuk është bërë publik.

Lajmin e ka publikuar britanikja Times.

Çfarë parashikon plani i Brukselit?

Në rast refuzimi nga emigrantët për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës Bashkimi Europian do të kërcënojë me ndërprerjen e dietave që u jep dhe do të bllokojë vizat me shtetet nga vijnë emigrantët.

Vendet me më shumë azilkërkues ekonomikë janë Nigeri dhe Eritrea, më pas vijnë vendet e Ballkanit përfshirë Shqipërinë.

Marrëveshja e BE parashikon që ata që refuzojnë deportimin të marrin përjashtimin nga vendet e Shengenit për disa vjet.

Plani i BE do të ridiskutohet nesër, në 8 tetor në mbledhjen e ministrave të Brendshëm./a.l

2 komente në “Plani sekret i BE për të përzënë 400 mijë emigrantë”

  1. Berlin says:

    Gjermanet kane te drejte qe marrin keto vendime ,pasi para dy diteve ne nje Kamp refugjatesh mish mash disa Shqipetare kane filluar je sherr shum te madh me Afganet Duke i rrahur me shufra hekuri ,Jane ngritur dhe te tjere Duke u rrahur ,u krijua je gjendje katastrofale dhe policia nuk po i mblidhte dot ,ka patur dhe police te
    plagosur .Njeri nga Shqipetaret ka qene i armatosur , Jane degjuar dhe te shtena NBA njd Shaipetar.Shqipetaret jane ne Burg ,bashke me shume te tjere Arab .Kjo eshte arsyeja qe Shqipetaret nuk i duan ne Europe ,sepse nuk shkojne te hajne je Cope Buke ,pro duan te luftojne midis Gjermanise .

    1. Mbreti says:

      Shqiptaret jan alergjikendaj Jevgjiterve, ktu esht problemi!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje