Disa kontrabandistë me lidhje të forta në Rusi kanë zhvilluar një treg të fuqishëm për shitjen e lëndëve radioaktive.
Siç mësohet nga mediat e huaja ata janë kontaktuar edhe nga xhihadistët për t’u furnizuar me lëndë radioaktive.
Autoritetet e Europës lindore mësohet se kanë ndaluar 4 tentativa shitjeje me ndihmën e FBI-së, por ekziston frika se ky grup kontrabandistësh mund të bjerë në kontakt me ISIS dhe t’i furnizojë ata me lëndë radioaktive.
Rasti i fundit kur ata tentuan të shesin materiale te ISIS ka qenë muaji shkurt.
Një blerës i Kalifatit kishte bërë një ofertë për të blerë mjaftueshëm material radioaktiv sa për të infektuar dhjetëra qytete.
Sipas autoriteteve të sigurisë në Europë prishja e Rusisë me SHBA-në e ka bërë edhe më të vështirë kontrollimin e tregut të lëndëve radioaktive dhe kapjen e trafikantëve.
Nga kjo gjë mund të përfitojë ISIS duke marrë atë çka dëshiron.
Kjo do të thotë që lufta në Siri mund të kalonte në një nivel më të lartë, dhe ata që e pësojnë natyrisht janë qytetarët e pafajshëm./a.l
Turp per prapaskenat dhe furnizimet me arme berthamore . Kjo behet kundra Rusise .qe po lufton kriminelet e papare .
o mjeshtra, po pse ju duket se eshte ne favorin e botes civile nderhyrja ruse?
Jeni gabim. Presioni rus do ti beje keta plehrat e ISIS te qethen e te infiltrohen mes nesh, apo I dalln njeri se kush jane?
Ne hyfshin ne Evrope c’ndodh?
Apo c’i plas trapi rusve per Evropen.
Nuk e besoj. IS-i perfundon per nje jave, po te priten financimet nga ata qe e krijuan. IS-i ne vetvete eshte nje organizate mercenaresh te rekrutuar me pagese dhe rroge. Islami, thjesht perdoret si ideologji e tyre per te justifikuar qellimin dhe per te genjyer rekrutet e rinj. Kjo nuk ka lidhje fare me fene, por Islami po perdoret si kauze. Cdo veprim ushtarak e do edhe nje frymezim, apo jo. Ata mercenaret qe do te lene radhet e IS-it, do ti bashkohen jetes normale si c’do mercenar tjeter me pare. Kjo neqoftese dikush diku, nuk i therret dhe mbeshtet ne te ardhmen, per nje IS number 2 ne rrethana te tjera per qellime te tjera.
Po te shiste Rusi Arme Berthamore, kesaj bote do ti kishte dale tymi me kohe. Keto jane prapaskenat e CIA-as, te cilat furnizohen per konsum ne media te paguara nga ata qe krijuan dhe financojne IS-in.
Te ndiqet zinxhiri i rekrutimit te luftetareve te IS-it deri ne hallkat me te larta, dhe do te dale ne drite se kush eshte prapa tij.
Antares, eshte urdher apo sugjerim?