Nëna e xhihadistit britanik të vrarë: Jam e lumtur që vdiq, shpresoj të digjet në ferr

13 Tetor 2015, 14:18Bota TEMA
Nëna e xhihadistit britanik të vrarë: Jam e lumtur që vdiq,

Thomas Evans, një britanik i konvertuar në mysliman iu bashkua para disa vitesh xhihadistëve të Al Shabab në Kenia.

Me kalimin e kohës ai u shndërrua në një vrasës famëkeq duke marrë edhe nofkën “Bisha e bardhë”.

Ai ishte pjesëmarrës në një masakër ku u vranë 70 veta në 2013 në një qendër tregtare në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Evans u vra në qershor të këtij viti nga ushtarët e qeverisë keniane.

Në një intervistë për Mirror e ëma, Sally Evans thotë se është e lumtur që i biri iu vra.

“E mora vesh vdekjen e tij në Twitter. U ndjeva e dëshpëruar dhe e lehtësuar njëkohësisht. Ai u shndërrua në një monstër gjakpirëse. Megjithëse e mërzitur për vdekjen e tim biri mu bë qejfi që e vranë. Shpresoj të digjet në ferr për ato që ka bërë”, tha znj.Evans./a.l

5 komente në “Nëna e xhihadistit britanik të vrarë: Jam e lumtur që vdiq, shpresoj të digjet në ferr”

  1. Arberia says:

    Me ne fund nje nene me llogjike..

  2. po pastaj? says:

    Ke pasur djallin ne mendje kur e ke zene ate monster.

  3. kevin says:

    Infeksioni islamik eshte burim problemesh ne bot

  4. Agim Cani says:

    …kuptohet sa te demshem jane keta njerez…shihe cfare thote nena e vet…

    1. KASTRIOTI says:

      PO NENA DHE FAMILJA , NUK KISHIN FAJ?????? DHE KJO ESHTE SEPSE AI NUK U BE XHIHADIST BRENDA NJE NATE.PER MUA JANE ATA QE NUK E PENGUAN TE BEHEJ NJE MOSTER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje