Berisha bën analizën e vizitës së Ramës në Nju Jork: Shkoi për një foto me Obamën, diaspora shqiptare e refuzoi

14 Tetor 2015, 12:19Politika TEMA

Sali Berisha i ka bërë një analizë të gjatë vizitës së Ramës në Nju Jork, ku foli para OKB-së.

Ai thotë se Rama dështoi, pasi nuk shtroi asnjë çështje serioze për vendin, vetëm bëri një foto me Obamën.

Berisha shkruan se Ramën nuk e priti as diaspora shqiptare.

“Samiti i fillim vjeshtës i OKB është dhe Samiti më i rëndësishëm botëror i vitit. Aty, në sallat, anekset, baret, korridoret dhe pritjet e shumta mblidhen, takohen, flasin, diskutojnë për çështjet më të rëndësishme të kohës kryetarët e shteteve dhe të qeverive të mbi 190 vendeve të globit. Në tërësi, çështjet bilaterale dhe multilaterale, janë axhenda e këtyre takimeve. Natyrisht, të mëdhenjtë diskutojnë aty çështjet më të rëndësishme të planetit. Por, dhe të tjerët ndjekin axhendën e tyre. Kështu, për Shqipërinë tre janë çështjet më madhore për të cilat ajo duhej të lobonte në Samitin e Botës:

– hapja e negociatave me BE

– njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës.

– tërheqja e investimeve të huaja

Por në dy javë qëndrimi në SHBA, Edi Rama, përcolli si lajme të vetme në Shqipëri:

– fjalimet e tij për pikturën, si piktor i dështuar dhe, pluri i religjiozitetit të tij familjar;

– foton dhe shtrëngimin e duarve protokollare me Presidentin e SHBA në pritjen që ai jep çdo vit për të gjithë kryetarët e delegacioneve të vendeve antare të OKB (me ndonjë përjashtim tepër të rrallë) dhe

– një takim me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, për të cilin zyra e Ramës nuk tha dot asnjë fjalë për çështjet konkrete për të cilat u bisedua, dhe shqiptarët mësuan për çështjet e diskutuara në këtë takim nga zyra e kryeministrit grek.

– Në 15 ditë qëndrimi në metropolin e botës, Edi Rama, nuk zhvilloi dot asnjë takim apo bisedime bilaterale të shkurtra apo më të plota, për tri çështjet kryesore të Shqipërisë, me asnjërin prej:

– liderve të tjerë ballkanik, europianë, aziatikë, afrikanë apo të oqeanisë

– Ai nuk takoi dot asnjë prej drejtuesve të 38 agjensive të OKB apo liderve të institucioneve ndërkombëtare.

– Gjatë qëndrimit 2 javor në Neë York, për herë të parë në histori, diaspora shqiptare, refuzoi të takohet me kryeministrin e Shqipërisë.

Ministri i tij i Jashtëm, Bushati, edhe ai këtë vit qëndroi thjesht si turist në Neë York, mbasi, në 21 ditë qëndrimi në Samitin e OKB-së, nuk ka njoftuar asnjë takim me ndonjërin prej 190 homologë të tij të pranishëm në Samit, përveçse me Ministrin e Jashtëm të Kubës, me të cilin duket se ka diskutuar, për të siguruar azil politik, për mikun e tij trafikant Genci Xhixha.

Kështu, Edi Rama, në rrafshin e takimeve bilaterale, ishte njeriu më i bojkotuar, më i braktisur i Samitit. Ai, ishte i izoluari i madh nga liderët e rajonit, të Europës, kontinenteve të tjera dhe, më e tmerrshmja, fundi i botës, dhe nga shqiptarët dhe, po kështu, ishte Ministri i tij i Jashtëm, Bushati.

Një braktisje të tillë, Kryetari i delegacionit shqiptar dhe Ministri i tij i jashtëm, në sesionin vjetor të OKB-së, nuk kanë provuar ndonjëherë, që nga kohërat më të zeza të diktaturës hoxhiste”, shkruan Berisha, që e vazhdon analizën e tij me një shkrim të gjatë.

6 komente në “Berisha bën analizën e vizitës së Ramës në Nju Jork: Shkoi për një foto me Obamën, diaspora shqiptare e refuzoi”

  1. TJ says:

    Diaspora shqiptare ketu ne Amerike eshte shndruar ,bashke me erin e Amerikes ne shqip, sherbetore te Berishes! Mos takimi me ta tregon se Rama eshte ne rruge te drejte! Futeni ne burg Berishen qe te qetesohet vendi dhe te behen reformat! Ndryshe Sala do ta beje edhe “nje dimer te vogel” shqiptar.

  2. Fieraku123 says:

    E lidhni me zinxhir qenin,se qelbi dynjane.Vetem kake nxjerr nga goja.Ndyresire,kuterbim,qelbesire,malok,hajdut,inferior,kriminel,barbar,hakmarres primitiv,anti-shqiptar.

  3. Suferina says:

    Vari hebet skuzofrenit. Me hale se ky njeri, kombi yne s’ka nxjerre gjate shekujve.

  4. Ah ky te bene analizen e shurres ska shaka me kte.

  5. gegetoske says:

    E vertete !!!!
    Rama nuk e ruajti fare per ‘ta !
    Por…..Eshe ata qendruan ne ….shtepi !

  6. colombo says:

    Te kemi pare ty kur ke qene ne Amerike dhe na ke zgjidhur ka….q Shume probleme sa tani rim se s’kemi c’te bejme Paske qene i pa fytyre qe i gezohesh deshtimit te shokeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje