Ministri Gjiknuri pret Ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

15 Tetor 2015, 10:20Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe në krye të të cilit ishte Ministri i Energjisë Z. Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei.

Gjiknuri u ndal në hapësirat që ofron vendi ynë për investimet në projektet për energji të rinovueshme, veçanërisht në energjitë diellore. Gjithashtu, ju kushtua rëndësi investimit për rritjen e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike.

Duke vlerësuar se Shqipëria ka ende nevojë për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë, Ministri ftoi investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe që të bëhen pjesë e projekteve të gjenerimit nga burimet ujore apo ato diellore, prodhimin e energjisë nga TEC-et dhe perspektivën e zhvillimit të tregut të gazit.

Ministri kërkoi edhe asistencë teknike nga Emiratet e Bashkuara në fushat e energjive të rinovueshme, efiçencës së energjisë dhe krijimit të Fondit të Efiçiencës.

Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi se vendi i tij aktualisht është prodhuesi i celulave fotovoltaike për panele të energjisë diellore me çmimin më të ulët në botë.

Ai u shpreh i hapur për mundësi investimi në projektet që lidhen me energjitë e rinovueshme-diellore, zhvillimet në infrastrukturën e gazit dhe industrinë minerare.

2 komente në “Ministri Gjiknuri pret Ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”

  1. ganiu says:

    edhe enveri perpara se ti eleminonte ose fuste ne burg “armiqte” dhe hajdutet si puna e ketij ordinerit dhe te korruptuarit gjikshiti i nxirrte ne tv dhe ne takime me homologet e tyre dhe pastaj i rraste brenda. Ky duhet te jete i pari qe te shohi qeline pas tij duhet te vije krimineli i krimineleve serbi sali ram berisha

  2. Inxhinier Elektrik says:

    Tani ne kemi konsumuar të gjitha vendet e tjera dhe ka mbetur vetëm me arabët? Kjo është një situatë e trishtuar. Ne kemi filluar të shohim shenjat arabe ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje