Mbështetur në materialet dhe studimet e studiuesve shqiptarë, studiuesi bullgar Prof. Ludmill Stankov ka ndërmarrë një hulumtim të ri të së folmes shqipe të Mandricës (Bullgari) dhe ka përgatitur një monografi me titull “E folmja shqipe në fshatin Mandrica”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë bën të ditur se në bazë të studimeve të Dhimitër Shuteriqit dhe Mahir Domit (me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tyre), Akademiku Mahir Domi dhe Akademiku Dhimitër Shuteriqi kanë pasur marrëdhënie të ngushta kolegjiale me dijetarët bullgarë të fushës së shkencave filologjike.
Autori bullgar vlerëson të dy këta dijetarë të shquar, të cilët njihen edhe për kërkimet dialektologjike në fshatin Mandrica të Bullgarisë, i themeluar në fillim të shekullit XVIII prej mërgimtaresh shqiptarë nga Vithkuqi, të cilët kanë ruajtur brez pas brezi gjuhën shqipe dhe shumë elemente të kulturës popullore shqiptare.
Lidhur me botimin e vet të fundit. Prof. Stankov shpreh konsideratën dhe mirënjohjen për Prof. Emil Lafe, për mbështetjen dhe orientimin me vlerë të jashtëzakonshme.
Monografia prej 230 faqesh pritet të botohet nga Universiteti i Sofjes dhe është një kontribut për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike ndërmjet dy vendeve tona./ATA
ZOTI I BEKOFT TE NDERSHMIT ,,RESPEKT
Libri E FOLMJA SHQIPE NE FSHATIN MANDRICA doli nga shtypi ne Sofje ne fillim te nentorit 2016, 327 faqe. Vepra eshte ndertuar mbi studimet e Dhimiter Shuteriqit dhe Mahir Domit te botuara ne revisten STUDIME FILOLOGJIKE ne vitin 1965.
Libri permban kenget dhe perrallat e mbledhura nga Dhimiter Shuteriqi ne Mandrice ne vitin 1959. Fjalori i pergatitur prej tij eshte zgjeruar me fjale dhe shprehje te reja nga vitet 2015 dhe 2016. Shume fjale te huazuara ne te folmen nga bullgarishtja, greqishtjA dhe turqishtja jane me shpjegjime per etimologjine. Lenda gjuhesore eshte organizuar si nje gramatike e vogel.
Jane cituar shkencetare te nohur si Emil Lafe, Eqrem Cabej, Jorgji Gjinari, Mikel Ndreca, Tahir Dizdari, Eric P. Hamp, Gustav Meyer, Karl Reinhold, Agnija Desnickaja etj. Ndihme te cmueshme ne pergatitjen e librit ka dhene profesori i nderuar Emil Lafe.
Vepra eshte me interes jo vetem per gjuhesine ballkanike, por edhe per gjuhesine krahasuese ne pergjithesi.
Libri ja gjendet ne Institutin e Gjuhesise dhe Letersise.
Pershendtje: Ludmill Stankov Sofje, me 24.11.2016
Te dashur miq! Po ju dergoj disa fjale te urta nga Mandrica:
PFJALË ТË URTA – ПОГОВОРКИ
A n’qitesh maher (thikë), nga maher vdeshësh ! (< гр. – το μαχαίρι – нож) – Ако вадиш нож, от нож умираш !
Avanaku (i marri) s’ka brina. – Лудият няма рога.
A n’hapesh varr, ndë varr biesh ! – Ако копаеш гроб, в гроба падаш !
Kur e përzëmë ligën (të ligën), mirë jemi ! – Когато изгоним лошото, сме добре !
Ja bëhet shumë zengin (= pasanik – богаташ), ja mbetet me brekë ! – Ту се прави на богаташ, ту остава по гащи !
Varfëllëku në punë, çorbaxhiu me pará ! – Беднякът с работата, а чорбаджията – с парите си ! (= Всеки с грижите си.)
Secili me dertet, dermenxhiu (mullixhiu) me ujënë ! – Всеки с грижите си, а мелничарят с водата !
Me glata leshëra, pa mënt ! – С дълги коси, а без акъл !
Mënt kur janë të shkurtëra, këmbët heqnë ! – На къс ум краката са дълги !
Qeni nga puna nuk vdes, nga jeci tërë cofisë ! – Кучето от работа не умира, а от тичането !
Të ishtë mirë bendi (penda), mulio do të ka ujë ! – Ако e в ред бентът, мелницата ще има вода !
Hapni sjutë (sytë), për mos t’i hapnë ! – Отваряй се очите, за да не ти ги отворят !
Shumë masala dë muli ! – Много любопитни истории в мелницата !
Ga pëlpitor poçe (poçe e mbyllur) macja klumësht nuk pi ! – От покрито гърне котката не лочи !
Dë çupës derë, tropitnë ate (kuaj), tropitnë dhe gomarë ! – На моминската порта потропват атове (коне), потропват и магарета !
Faltura (te fala) ga Mandrica! Ludmill Stankov