Kuvendi është përfshirë nga debatet për çështjen e mandatit të Mark Frrokut.
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkuan që Kuvendi të miratonte një projektvendim për heqjen e mandatit të deputetit Frroku dhe më pas palët mund t’i drejtoheshin kushtetueses për interpretim.
Ndërsa kreu i Grupit socialist, Gramoz Ruçi dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, theksuan se rasti në fjalë nuk kishte precedentë më parë dhe çështja duhet të shkonte në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.
Për këtë arsye, Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës, që çështja e mandatit të Frrokut të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese
Para votimit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, është përfshirë në debate të ashpra me Arben Ristanin, që dy ditë më parë votoi pro që mandati i Frrokut të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
“Më fal zoti Ristani, por andej nga jeni ju dhe unë, ka një shprehje që: “Qeni i rrahur që kulish nuk bëhet qen stani. Të kanë rrahur si kulish”, iu drejtuar Ruçi deputetit demokrat.
Ndërsa Ristani replikoi duke thënë se: “Kam punuar me zotëri njerëz. Nuk kam punuar në botën e qenve. Kam mësuar se jo çdo qeni duhet t’i biesh me gurë”.
Pjesë nga debatet në Kuvend për mandatin e Frrokut:
Topalli: Ne jemi prej vitesh në Parlamentin e Shqipërisë dhe s’kemi dokument më të rëndësishëm se Kushtua. Sot vendimi i Këshillit të Rregullores nuk mund të hidhet në votim për faktin se është i pavotueshëm. Sot hidhet në votim heqja e mandatit. Nuk ka ndodhur që Kuvendi i Shqipërisë t’i ikë vendimit të Këshillit të Rregullores. Për të gjithë ata që përpiqen të fshihen pas interpretimit kushtetues.
Kujtoni në 2009 kur Rama nuk lejonte deputetët të vinin në Kuvend të bënin betimin. Përpara se të skadonte afati i kam dërgu një letër çdo deputeti për nenin kushtetues që nëse do të kapërcehej, mandati do të hiqej dhe nuk kishte asnjë justifikim. Ndaj, kush do që dëshiron të jetë në një linjë me avokatin e Mark Frrokut, të firmosim dhe të mbledhim 27 firma deputetësh dhe t’i çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por Kuvendi i Shqipërisë tani mund të marrë vetëm një vendim, heqjen e mandatin. Ne duam të votojmë heqjen e mandatit.
Ndoshta do të duhej një 2 minutësh pushim për përgatitjen e projektvendimit për heqjen e mandatit të Mark Frrokut.
Ruçi: Vaj medet me këtë opozitë. Vaj medet se dëgjova përfaqësuesin e opozitës që është në Komisionin e Mandateve. Dëgjova edhe parafolësen që është kundër. Po kë të besoj, përfaqësuesin legjitim në Komisionin e mandateve, që janë të gjithë legjitim të cilët me emër janë shprehur, zoti Ristani, citoj: Mua më duket shumë e arsyeshme dhe jam dakord që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ky është një precedent, t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.
Më fal zoti Ristani, por andej nga jeni ju dhe unë, ka një shprehje që: “Qeni i rrahur që kulish nuk bëhet qen stani. Të kanë rrahur si kulish”.
Paloka: Ne jemi për mbarimin e mandatit të Mark Frrokut. Këmbëngulja jonë është që të votohet kërkesa e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për mbarimin e mandatit. Ajo që keni ju për votim nuk ka të bëjë fare me Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, kërkojmë pesë minuta pushim për projektvendimin tjetër.
Ristani: E thash këtë dhe i qëndroj asaj, por debati ishte midis nesh. Qëndrimi i konsoliduar që u shpreh në këtë seancë është kjo që u shpreh. Unë kam punuar me zotëri njerëz. Nuk kam punuar në botën e qenve. Kam mësuar se jo çdo qeni duhet t’i biesh me gurë.
Topalli: Nuk hidhet në votim një raport që nuk thotë asgjë. Ka një kërkesë me shkrim, ajo përkthehet në një projektvendim. Ju mbroni avokatin e zotit Mark Frroku, por ne kemi vendimin tonë.
Meta: E respektoj mendimin dhe qëndrimin tuaj politik, por dua të sqaroj që iniciativa për mbledhjen e Këshillit të Rregullores është marrë nga ana ime si kryera i Kuvendit dhe më pas, ka ardhur edhe kërkesa nga deputeti i PD-së, zoti Ristani. Rasti ka qenë shumë i qartë, që jemi para një rasti të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë, që një deputet mungon prej gjashtë muajsh… Këtu s’kemi të bëjmë me rastin e deputetit në fjalë, por me zgjidhjen kushtetuese të këtij rasti që mund të vlejë si precedent. Këtu kemi të bëjmë me një vendim procedurial.
Kelysh kelysh kelysh kelysh
O gazetar pa buke jo kulish
Kuqezi nuk e di nga je ti po nje pjese e mire e Jugut ne fakt i thot Kulish kurse ne Shqiperin e mesme i then ashtu si thuaj ti Kelysh jam i sigurt ne veri e zona te tjera e shqiptojn ndryshe . Un te kuptoj qe gazetaret ndonjehere ja fusin ashtu dhe si din vet po ne kte rast esht vete fjala e Rucit. klm
Z.babuc
Shqiperia e mesme i thote klysh qeni
Ndersa ne shqipe standarte e di per kelysh
Jam i bindur qe i ashtequajturi gazetar nuk donte te shruante labce se perndyshe i gjithe artikulli do ishte ashtu
Dhe pastaj se e tha ruci ne ate menyre ky nuk eshte majmun sepse majmuni perqesh ky duhet ta shkruaj si duhet
pse flet koti si kompetent…kulish eshte ne zhargonin jugor….
O Kuq e zi…ti mire e ke por me duhet ta sqaroj se ne dialektin lab i thone KULISH….dhe gazetari eshte treguar besnik ketij dialekti…njelloj sic shkruan fjalet e Jozefines ne dialektin shkodran…. te pershendes …
O gramoz gjalle je hala ik bo na i giro anej ka tufina
Sidoqofte,pune katundaresh…gjelle qensh. Shyqyr qe ikem nga ajo qeneri,mjere ai vend e ai popull pret nga keta zagare .
Tre deputet si Topalli ,Paloka dhe Ristani ‘kerkojne te imponojne mendimet e tyre . Harroi Topalli, qe nuk e perfillte opoziten fare dhe kur kishin te drejte ,dhe donte ti kapte prej zhelesh . Ke qene spikerja e kuvendit qe ke drejtuar kuvendin ne menyren me fashiste dhe perr kete ka pas nje rezolute te KE ,duke perdorur cdo seance dhunen verbale ,duke perdorur diktaturen e kartonit ,me nje mazhorance pazaresh te pista 70 + 1 . Kurse sot kur mazhoranca megjithe mungesat, ka mbi 84 deputet ,dhe ti kerkon ti imponosh kuvendit cdo te enjte duke u cuar nga vendi kur te teket . Ke rene me kryetar tolerant ,se po te zbatohet rregullorja te nxjerrin prej bythesh jashte palamentit . Lodheni kot, se ju nuk doni dekriminalizim ,por e beni per ti tregua gjojar popullit, qe po beni lufte ne parlament . Por ju kot lodheni ,se keni humbur besimin me te zezat qe i sollet ketij populli gjate dy qeverisjeve qe I moret me dhune dhe jo me vote .
Mjere ne qe mbetem ketu dhe hame çdo nate gjelle qensh qe na i gatuajne keta qene politikanesh.
Prandaj Rama ka shume frike nga Saliu , sepse e ka rrahur qysh kulish .
sa politike e ulet dhe injorante…
Zot , cfare paskemi bere qe po na denon kaq shumr!!!!
Niveli i edukimit te ketij Zotni tregohet ma shume ne fakt nga ky gjalle:ai i dhunes ne familjen e tij si mjet normal ‘edukimi’ .
Kuptoje pse tek sadisti Enver u vjet mire!