Meta takon Fleckenstein dhe Vlahutin: Procesi i dekriminalizimit duhet të përfundojë sa më shpejt!

22 Tetor 2015, 16:38Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian  Knut Fleckenstein i cili shoqërohej prej Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe në veçanti të  Fleckenstein për avancimin e axhendës së reformave kyçe të Shqipërisë.

Në këtë kuadër Meta theksoi se duhet përfunduar sa më shpejt procesi i dekriminalizimit për t’i hapur rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, procesi i cili kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri. Në të dy proceset, u shpreh  Meta, ne vlerësojmë kontributin dhe opinionet e Komisionit të Venecias.

Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein u shpreh se Parlamenti Evropian e vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbetet në pritje të Progres Raportit të Komisionit Evropian i cili pritet të ofrojë vlerësime pozitive dhe rekomandime të mëtejshme për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, ku thelbësore do të jetë reforma në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë progres të vendit.

Në përfundim,  Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në mbështetje të dialogut konstruktiv politik në vend dhe në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike.

2 komente në “Meta takon Fleckenstein dhe Vlahutin: Procesi i dekriminalizimit duhet të përfundojë sa më shpejt!”

  1. zekthi says:

    Kaq budallenj te jene keta europianet ?

  2. Andreas says:

    Ne çkuptim “duhet te perfundoje”? Pse kur ka nisur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje