Deputetët dhe ministrat e LSI-së mungojnë në Kuvend kur flet Rama, PD flet për prishje të koalicionit

22 Tetor 2015, 16:45Politika TEMA

Gjatë seancës të kësaj të enjte, ajo që u vu re në Kuvend, ishte fakti se ministrat dhe deputetët e LSI-së kanë munguar në sallën e Kuvendit.

Kjo u vu re sidomos gjatë fjalimit të kryeministrit Rama.

Mungesa u bë shkak që Partia Demokratike të nisë spekulimet për një ftohje të koalicionit të majtë.

Jozefina Topalli madje kërkoi zgjedhje të parakoshme.

“Zoti Rama je në vitin e tretë të qeverisjes, por stërzgjatja e tij që s’ka asnjë lidhje me Parlamentin ngjason me një të folur në kabare, sot kryetari i Parlamentit, ministrat e LSI e kanë bojkotuar qeverinë e një milion shuplakave, sot qeveria ka rënë.

Ky është thelbi i zgjatjes në sulme, mashtrime, kërcënime që i bën opozitës. Kur s’ke më vota, është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Topalli.

Por, menjëherë reagoi kryeministri Rama:

“Jozefinë përpara disa muajsh kryetari i jot, ky i vogli, i ftoi shqiptarët në një referendum dhe thirrjes iu bashkuan të gjithë, po këtu nuk hyj të gjykoj se pse nuk kërkove ti.

Iu tha shqiptarëve në 21 qershor të gjithë në votime për të rrëzuar qeverinë, janë orët e fundit, tik-tak tik tak, me sahat me zile, dhe vajtëm në referendum Jozefinë. 1 milion ishin, 1 milion janë, s’po të llogaris çfarë u shtuan, vetëm çfarë ishin dhe janë përsëri. Kështu që zgjedhje të parakohshme se ti ëndërron që të humbi prapa kryetari jot i vogël nuk bëjmë dot”.

6 komente në “Deputetët dhe ministrat e LSI-së mungojnë në Kuvend kur flet Rama, PD flet për prishje të koalicionit”

  1. Angjelini says:

    Kurre mos u ktheshin me hajdutet e popullit. Ne gremine shkoshin te gjith me makinat e tyre te blera me parat e popullit.

    1. Cubi says:

      Kjo ka dicka nuk eshte rastesi por keta te LSI ose kane rekorduar me PD ,ose me PS ,por ne te dyja rastet ka ligesi ndaj votuesve qe me mire mos qofshim si popull ke njerrim deputete dhe ministra.

  2. besa says:

    Ilir Meta e ka te qarte se paaleancen mePS eshte i ngordhur.Situata po ja ngushton lakun rreth fytit.Realisht PS pastrohet nga llumi qe po ize frymen.Populli sytei kaneballedhe mendjen ne vend…

    1. Gerti says:

      Ilir Meta nga e majta te e djathta dhe prap te e majta e vetem i rriten votuesit, ti thua se nuk jetoka dot pa Ramen. Hajde mendje hajde

  3. Gjonoshati says:

    Diçka po luhet nën rrogoz brenda të majtës. LSI-së më ngjan se I ka mbetur ora diku dhe Iliri kërkon ta kurdisë me pelivanllëqe, por të bëjë kujdes se koha e pelivanllëqeve ka perënduar. Shqiptarëve po u hapen sytë dhe dine ta lexojnë mire politikën dhe t’i japing gjithkujt atë që meriton. Nuk e di në ka ardhur momenti që të ndahet shapi nga sheqeri. Do dëshëronim që deri në zgjedhjet e reja ky koalicion të bashkëjetojë për të realizuar ato reforma që kërkon vendi dhe miqtë ndërkombëtarë.

  4. fifi says:

    O ZOT PSE KEMI KAQ SHUM POLITIKAN TE POSHTER AS KINA SKA KAQ SHUM …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje