Gjendet i vdekur një prej dëshmitarëve në gjyqin kundër Ratko Mladiçit

23 Tetor 2015, 16:47Rajoni TEMA

Një ekspert serb i mjekësisë ligjore, i cili do të dëshmonte në procesin gjyqësor kundër shefit ushtarak të serbëve të Bosnjes, Ratko Mladiç, është gjendur i vdekur në një hotel në Holandë, njoftoi sot Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY).

Dushan Dunjiç, patolog i mjekësisë ligjore nga Beogradi, u gjet i vdekur në hotel, por policia deklaroi se nuk ka arsye të mendohet se mbi të është kryer një krim.

”Dunjiç vdiq sot në një hotel në Hagë, ndërkohë që trupin e tij e gjeti një zyrtar i trupit gjykues. Shkaku i vdekjes së tij po hetohet”, tha gjykata.

Dunjiç, 65 vjeç, ndodhej në Hagë për të dhënë dëshminë e tij në procesin kundër Mladiçit, i cili po përballet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Bosnjes, 1992-95.

Ai dhe ish-lideri politik i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç po përballen me të njëjtat akuza, sidomos për masakrën e Srebrenicës, më e përgjakshmja pas Luftës së Dytë Botërore.

7 komente në “Gjendet i vdekur një prej dëshmitarëve në gjyqin kundër Ratko Mladiçit”

  1. Hajde, deshmitari tjeter says:

    Ekuacion me yll (teper i veshtire)

  2. Pelasgian says:

    gjyshi, a te shkoj une te deshmoj?

  3. Iliria says:

    Ehh, filluan zhdukjet e provave..!!

  4. Pelasgian says:

    Ne Shqiperi nqs do ishte deshmitar kunder UCK-se do behej MINISTER DHE KRYETAR BASHKIE ! Do ruhej si mos o Zot !

    Diferenca mes atyre qe luftojne per ATDHEUN dhe TRADHTARVE !

  5. rikard says:

    Politik kurve i sjellin te deshmojn dhe ju ndodh aksidenti , Sllobodanin e hoqen qafe keta te tjeret do dalin pa faj .

  6. karaturku says:

    iku dhe ky si Trebicka jon.
    dinte shum.
    po te dijsh shum te cojn shpejt ne boten e nendheshme qe te deshmosh atje

  7. ***** says:

    Qe I dihej adresa e vendndodhjes ne Hollande patologut qe para se te nisej nga Beogradi as qe nuk diskutohet.

    Po pyetja qe bej une eshte, ne pergjegjesi te kujt vendi eshte jeta e tij kur shkon si vizitor ne nje vend tjeter?

    Te vendit nga ku vjen, te vendit qe e pret?…..eeeeeeeeeee…Hollanda e tulipaneve me gjithe Gjykate Hage ne te……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje