Miliarderi spanjoll "rrëzon" Bill Gates, personi më i pasur në botë

24 Tetor 2015, 15:35Lifestyle TEMA

Tani dikush tjetër është personi më i pasur në botë.
Spanjolli, Amancio Ortega, ka kaluar themeluesin e Microsoft – Bill Gates – për nga pasuria për herë të parë, duke u bërë personi më i pasur në botë.

Sipas Forbes, multi-miliarderi themelues i veshjeve evropiane ‘Zara’ sapo ka kaluar Bill Gates për t’u bërë kështu personi më i pasur në planet, me një pasuri prej 79.8 miliardë dollarë.

Ortega nuk është një emër shumë i njohur për botën siç është Gates, por ai vitet e fundit ka pasur rritje në pasurinë e tij pasi kompania e tij ka vazhduar të ketë rezultate të mira dhe të zgjerohet.

Ndryshe nga shumë prej njerëzve më të pasur në botë, Ortega ka një histori interesante në grumbullimin e pasurisë nga rrobat. I lindur më 1936 gjatë luftës civile spanjolle, babai i Ortegas fitonte vetëm 300 pesetas në muaj, një rrogë mjaft e ulët. Biografi i Ortegas i përshkroi kujtimet e tij nga fëmijëria kur familja e tij nuk mund të përballonte as blerjen e ushqimit të mjaftueshëm. Ai braktisi shkollën në adoleshencë të hershme, duke punuar si një dërgues në një dyqan.

Në moshën 40 vjeçare ai themeloi Zara-n, kompaninë e veshjeve me rritje shumë të shpejtë – që së pari ishte rritur në Spanjë, më pas në Portugali dhe Francë, dhe më pas në Londër. Tani kjo kompani është në mbarë globin.

Sipas Forbes, pasuria e Ortegas u rrit për 5.3% (4 miliardë dollarë), gjatë 24 orëve të fundit. Kjo për shkak të një rritje në aksionet e Inditex, kompania ‘mëmë’ që zotëron Zara-n.

Në 10 vitet e fundit, vlera e tregut të Inditex është rritur me rreth 570%, që është nxitësi kryesor për rritjen e pasurisë së Ortegas.

8 komente në “Miliarderi spanjoll “rrëzon” Bill Gates, personi më i pasur në botë”

  1. Pelasgian says:

    4 mld dollare per 24 ore …q….iiiii rooopt e shkavellit mongol

    duhet ti q…het zenja per te pakten 10.000 vjet rrjesht , e pale a i bo a si bo kaq pare !

  2. Argita_B says:

    Oretga eshte mjaft i sukseseshem, ndofta njeriu i pare ne bote qe do kaloj 100 miliard pasuri personale, po per momentin Gates mbetet numer nje. Shikoni ne kohe rele pasurine e pasanikeve me te medhenj ne bote nga Bllomberg
    http://www.bloomberg.com/billionaires/2015-10-23/cya Bill qgates ka 85.7 miliard dollar.

  3. kollodoku says:

    I thoni orteges mos punosh kaq fort se ato miliardat ske per ti mor me vete. Ka pas shume te pasur si ky para ketij dhe si kan marr me vete parat. Por boni sevap ke fukaraja, se para zotit sa here ke bo sevap do numrosh jo paret.

  4. Albatros says:

    Personat me te pasur jane te fshehur dhe hije nuk ishikon njeri.Keta qe reklamohen jane manaxhere.Rothschild,Rockfeller,Morgans,Fords jane njerezit me te pasur dhe kupola e botes

    1. Argita_B says:

      John D Rockfeller po isjte dhe mbetet personazhi me i pasur qe ka njohur njerzimi deri ne sot. Per pjesen tjeter kane qene familje qe kane qene te pasur po kurre parate nuk kane qene ne duart e nje personi te vetem si keta qe permenden me siper. I fshehur nuk jeton njeri po pasuria eshte e shperndare ne shime trashegues te cilet jane te gjithe te pasur po nuk konkurojne dot individualisht me Gates e Ortega sot.
      Ja nje liste e pasanikeve me te medhenj qe ka njohur historia e njerzimit http://www.references.be/carriere/salaires/Les-20-personnes-les-plus-riches-de-tous-les-temps
      Bill Gates eshte i gjashti ne histori ne periudhen kur nuk kishte filluar kriza e internetit ne citin 2000 me 136 miliarde dollare pasuri.

  5. Kundra says:

    Ti pellazgian duhet patjeter te jesh ndonje maskara ja fut kot pa lidhje komentesh, po qe burre dil e shaj ne rruge a balle per balle te nxij. Mut.

  6. llaksi says:

    Historia perseritet!
    Ne Egjiptin e lashte grate e te pasurve u fusnin ne varr nje pjese te pasurise, sot u fusin gjithe pasurine.. me cek!

  7. hahaha says:

    pse nuk thone te verteten qe biznesn e ngriti gruaja dhe kur u bene milionere, e ndau gruan dhe e nxorri jashte loje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje