Raporti i të Bërit Biznes i Bankës Botërore mund të shkaktojë shumë zhurmë politike, por përkeqësimi apo përmirësimi i një vendi në këtë tregues, me gjasa nuk sjell kurrfarë pasoje ekonomike.
Nga Gjergj Erebara
Shqipëria humbi 35 vende në renditjen e të Bërit Biznes 2016. Kjo rënie në indeksin e përgjithshëm i shkaktua nga humbjet në shtatë nga dhjetë indikatorët, ndërkohë që për dy indikatorë nuk pati ndryshim dhe për një indikator pati përmirësim.
Publikimi i raportit u pa si tragjedi nga opozita dhe u hodh poshtë si “problem metodologjik” nga qeveria. Kjo është, si të thuash, një situatë e përmbysur. Në vitin 2010, psh, Ervin Mete nga Partia Socialiste kritikonte qeverinë duke shtrënguar në dorë raportin e Doing Business.
“Për Opozitën e Bashkuar rezultatet e raportit të fundit të Bankës Botërore mbi klimën e biznesit tregojnë DËSHTIM për qeverinë shqiptare”, tha Mete në atë kohë. Ndërsa në vitin 2009, qe Mima ai që vinte në diskutim cilësinë e raportit në fjalë.
Përpos kësaj, duhet të themi se raporti i të bërit biznes i Bankës Botërore, pavarësisht përpjekjeve të lavdërueshme të bëra në dekadën e fundit, vështirë se shërben për ndonjë gjë më shumë se sa dalja në deklarata të palëve politike. Pavarësisht se palët bëhen herë kritike dhe herë mbështetëse të cilësisë, shpesh duke ndryshuar rolet, fakti është që për ekonominë shqiptare, ashtu si edhe për ekonominë botërore, raporti i të Bërit Biznes i Bankës Botërore nuk sjell ndonjë ndryshim.
E para dhe më e rëndësishmja, raporti i Bankës Botërore mat kostot e ligjshme të të bërit biznes në një vend por jo kostot e paligjshme. Korrupsioni psh, që është pjesë e pandarë e kostos së të bërit biznes, nuk matet. PSH, një sondazh i kohëve të fundit i kryer mes bizneseve, zbuloi se bizneset dyshojnë se gjysma e inspektimeve të tatimeve nuk janë ekzaktësisht inspektime në kërkim të taksave, por janë tentativa për zhvatje. Ky është një realitet që Banka Botërore nuk e mat dhe që qeveria vështirë se mund ta mohojë.
E dyta, për punën e lejeve të ndërtimit, Shqipëria u rendit në fund të listës, mori zero pikë për shkak se BB nuk gjeti asnjë leje ndërtimi të dhënë përgjatë vitit të fundit. Përpos faktit që lejet e ndërtimit nuk është e logjikshme të ndalohen në tërësi nga kushdo qeveri, fakti tjetër është që përgjatë vitit të fundit, ekonomia shqiptare nuk është se ka pasur shumë nevojë për leje ndërtimi. Ndërsa mijëra apartamente janë të pashitura, dhe blloqe të tëra pallatesh janë të papërfunduara apo drejt braktisjes, lehtësimi apo forcimi i rregullave për leje ndërtimi vështirë se ka ndonjë ndikim real në ekonomi.
E njëjta gjë vlen edhe për treguesit e tjerë të përkeqësuar. Fjala vjen, lidhja me rrjetin e energjisë elektrike është një makth jo vetëm për bizneset e reja por edhe për familjarët. BB thotë se koha zyrtare që kërkohet për një lidhje të re është gati gjashtë muaj. Kostoja është e frikshme. Por për shkak se rrota e lyen zakonisht qerren, situata reale, jo thjeshtë ajo zyrtare që mat BB, është e ndryshme nga realiteti.
Tani le të kalojmë te treguesi i vetëm që gjatë vitit të fundit ka shënuar përmirësim të dukshëm. Ky tregues ka emër ekzotik: Mbrojtja e Investitorëve Minoritarë! Shqipëria renditet në vend të tetë në rang botëror për këtë tregues, me rritje me dhjetë vende nga viti i kaluar kur qe në vend të 18.
Shpjegimi i Bankës Botërore për këtë tregues, në të cilin Shqipëria renditet ndër vendet më të mira në botë është: “Indikatori përshkruan tri dimensione të mbrojtjes së investitorëve: transparenca e transaksioneve, përgjegjësia ndaj marrëveshjeve me veten (indeksi i detyrimeve të drejtorit), aftësia e aksionevëve për të hedhur në gjyq zyrtarët e kompanisë dhe drejtorët për keqpërdorime”.
Nuk besoj se kjo është shumë e kuptueshme kështu që po e shpjegoj me fjalë të tjera. Në vendet e zhvilluara, ka një debat që zhvillohet prej kohësh për faktin se në një kompani, aksionerët minoritarë, që kanë, fjala vjen, 5 për qind të aksioneve, janë nën dhunën e aksionerëve maxhoritarë, të cilët kontrollojnë kompaninë, për shkak se votimi në kompani bëhet sipas numrit të aksioneve. Banka Botërore mendon se nëse aksionerët minoritarë do të kenë më shumë të drejta për të mbrojtur të vegjëlit nga vendimet arbitrare të shumicës, atëherë kjo është më mirë.
Ka vetëm një problem: Shqipëria nuk ka shumë kompani aksionere dhe rrjedhimisht, nuk ka shumë aksionerë minoritarë. Por me ligj, aksionerët minoritar, nëse do të ekzistonin, do t’i gjenin interesat e tyre më lehtësisht në mbrojtshme në Shqipëri se sa në SHBA, (vendi i 35 në renditje), Suedi, (vendi 14), Danimarkë, (vendi 20), etj. Por për sa kohë, Shqipëria nuk ka realisht ekonomi, nuk ka kompani aksionere me aksione të tregtuara në bursë dhe natyrisht, nuk ka as investitorë minoritarë, ulje-ngritjet e këtij indeksi vështirë se reflektojnë ndonjë ndryshim në jetët tona, as për mirë dhe as për keq.
Kemi edhe një tregues tjetër se pse indeksi është i pavlefshëm. Përgjatë viteve, kur ky indeks mori reputacion politik, disa vende filluan të shënjestrojnë treguesit e përdorur nga Banka Botërore me synimin për të prodhuar lajme propagandistike. Maqedonia qe vendi më i suksessshëm në këtë lloj manipulimi. Qeveria e Gruevskit aktualisht renditet në vend të 12 në botë në lehtësinë e të bërit biznes. Ajo është në vend të dytë në treguesin e lehtësisë së hapjes së biznesit menjëherë pas Zelandës së Re, në vend të shtatë për lehtësinë e pagesës së taksave. Pavarësisht kësaj, nuk duket se investitorët po vrapojnë për të derdhur paratë e tyre në Maqedoni dhe as maqedonasit nuk duket se po bëjnë ndonjë jetë të lumtur.
Vetëm se, pavarësisht defekteve, të bërit biznes është një raport i vlefshëm për të nisur diskutime: e para, çfarë të drejte ka qeveria të bllokojë lejet e ndërtimit për një vit. E dyta, për çfarë arsyeje në Shqipëri nevojiten gjashtë muaj për një lidhje me rrjetin e OSHEE. E treta, pse në Shqipëri duhen aq pafundësi pagesash taksash. E katërta, si shpjegohet se pavarësisht investimeve të shumta për modernizimin e sistemit të hipotekave, Shqipëria vijon të rezultojë një vend shumë i vështirë për të nxjerrë e regjistruar tituj pronësie. Këto janë diskutime të vlefshme, por vështirë se mund të bëhen për shkak të natyrës predatore dhe gjobvënëse të shumë hallkave të shtetit shqiptar. Këtu natyrisht që mbërrijmë te korrupsioni, pra te arsyeja e parë se pse Doing Business është një tregues që nuk reflekton realitetin.
Diskutimet e tjera mbi rënien apo ngritjen në këtë indeks mund të vijojnë gjatë. Në të ardhmen, psh, mund të kemi sërish Partinë Socialiste në opozitë kritikon qeverinë duke u mbështetur te ky raport dhe qeverinë që mbrohet duke argumentuar se raporti nuk është i rëndësishëm. Por sa më shumë të vijojë ky lloj debati, aq më i pakuptimtë bëhet.
Po na thua qe realiteti eshte me i mire se sa pershkruhet ne DB2016? Dakord qe raporti nuk mat korrupsionin, por gjithsesi korrupsioni i shtohet kostove qe pershkruan raporti nuk eshte se i ul ato.
Ne Maqedoni nuk po dynden investitoret por ama te jeni te sigurte qe aty gjinden shume investitoret qe ne AL/KS nuk jane. Sikur 10 investitore te medhenj me shume te kene ata nuk jane te neglizhueshem per ekonomite tona te vogla. Se cfare hyn ketu pastaj lumturia e Maqedonasve dhe si e mate ti kete nuk e kam shume te qarte.
Edhe nese i harrojme investitoret e huaj, DB thote qe kostot e te berit biznes jane rritur – pra beznesmenet vendas po paguajne me shume per anen burokratike (nderkohe qe nuk ka asnje rritje ne ekzekutueshmerine e kontratave, sigurise ligjore apo te tjera funksione shteterore qe i ndihmon ata ne kembim te ketyre pagesave/taksave).
Qenke palle komplet!!!!
Jam Dr. Adnan Turdiu PhD, ne California INS.ECO.Global, qe besoj se Gjergj Erebara nuk me ka harruar, se jemi takuar e kemi folur gjate para disa vitesh ne nje Konference Ekonomike Nderkombetare ne Rome.
Pa shume fjale e komente kjo qe shkruan z.Erebara tashme i atashuar me pagese te “Plote” prane BIRN, nje gje qe asgje nuk thote te vertete edhe kur ka fakte e studime te verteta.
Se si e perse e ben kete, eshte puna e tyre personale dhe e atyre (BOSS_ve) qe i paguajne per te bere shkrime, analiza dhe deri shantazhe me shifra e argumanta.
Qe Banka Boterore e ka rutine ditore, mujore dhe vjetore punen e shifrave dhe aksiomave me baze politike, per kete dhe per ate vend apo qeveri apo lider, kete e dine te gjithe si brenda Bankes B dhe jashte saj.
Por qe nje ekonomist sado periferik ne sferen ekonomike nderkombetare si Gjergj Erebara i BIRN apo dhe disa te tjere ne Tirane (edhe me tituj Prof e Dr, qe prej vitesh ngelen neper ekrane TV apo Gazeta duke bere “Teori” Ekonomie te Tregut te Lire (nje gje qe asgje nuk eshte ne te vertete, por nje vegel e nje apo disa BOSS_eve ne Shqiperi e rreth e rrotull Shqiperise, qe e perdorin per disinformacion dhe shantazh) dhe nuk kane thene kurre se sa te vlefshme per gjendjen ekonomike te Shqiperise aktuale post-Berisha, jane Reformat e ndermara nga Edi Rama dhe Qeveria e tij vitin e kaluar 2014 dhe sidomos kete vit 2015.
Si mundet ti bashkohet Shqiperia ne kushtet aktuale qe eshte, Europes Perendimore (BE), ashtu si e la Shqiperine ne cdo drejtim e sidomos ne fushen e ekonomise ne 2013 rregjimi autokrat e deri totalitar i Sali Berishes i mbajtur ne jete nga Fatos Nano e Ilir Meta keto 18-vitet e fundit (qe nga 1997 kur arriti kulmin kriminaliteti i Berishes dhe grupit te tij politik), kjo eshte vetem ne mendjen e do pseudo-ekonomisteve mercenare si Gjergj Erebara e do Prof Dr tashme shume te njohur vetem neper ekrane TV dhe Gazeta vetem e vetem per te fituar para e bonus_e nen dore nga Pushteti apo Biznesi mekatar i ekonomise rrumpalle qe ka mbizotruar Shqiperine qe nga 1991 e deri me tani.
Reformat kudo jane te dhimbshme dhe me pasoja ne jo pak shtresa, ndaj quhen Reforma, ndryshe rrugedalje tjeter nuk ka per te ecur ne rrugen drejte Europes se Bashkuar (BE).
E qarte qe do kete pakenaqesi dhe shenja jo te vogla te renies ekonomike per shtresen e ulet e te mesme (te pasurit e Berishes, te Nanos dhe te Metes, s’pesojne asgje nese i kane pasurite me “djerse dhe dokumenta”), por Politika e deri tanishme e ka cuar Shqiperine ne kete “udhekryq” te pashmangshem.
Prandaj, shkrime te tilla si ky i Gjergj Erebara e te shume te tjereve qe jane plotesisht te kapur e te komanduar nga Bandat politike e financiare te Berishes, Nanos e Metes kundra cdo gjeje qe po perpiqet te beje me Ligje *Made in EU* dhe *Made in USA* Edi Rama, tregojne se cfare infeksioni ka lene nga pas PPSH dhe Sigurimi i Shtetit me njerzit e saj si Berisha+Nano+Meta, te lene pasardhes pas 1991 per rrenimin e Shqiperise.
(z.Baze: Ju Lutem mos me censuroni…)