INTERVISTA/ Meta: Kur them se duhen impulse të reja në qeveri, nuk nënkuptoj emra (dhe një këshillë gazetares)

29 Tetor 2015, 19:05Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” ka folur për reformën e drejtësisë, marrëdhënien e koalicionit dhe për gjendje ekonomikë në Shqipëri.

Pyetjeve të gazetares së VOA-s për përfshirjen e tij në aferën CEZ-DIA, kreu i LSI-së iu përgjigj duke e “këshilluar” se duhet ta nisë gazetarinë nga e para.

Gazetarja, Ardita Simiçia i drejtoi kreut të Kuvendit disa pyetje “ngacmuese”, ku e pyeti lidhur me ndryshimin e nivelit të jetës mes qytetarëve dhe politikanëve.

Meta kësaj pyetje iu përgjigj se ai nuk ka makinë personale dhe se përdor makinën e shtetit.

Lidhur me marrëdhëniet brenda koalicionit, Meta u përgjigj se sfidat me të cilat përballet qeveria kërkojnë shtim të energjisë dhe impulsve.

Edhe për situatën ekonomike në vend, Meta tha se duhet bërë shumë për rritjen ekonomike të vendit.

Gazetarja e pyeti edhe për mungesën e takimeve ma administratën e Obamës në këtë vizitë të tij në SHBA, ku Meta tha se, “kjo është një vizitë e përqendruar në Kongres në cilësinë si kryetar i Kuvendit”.

Pjesë nga intervista

Si janë relatat brenda koalicionit?

Meta: Impulset nuk kanë të bëjnë me emrat. Kjo është e keqe se gjithçka në Shqipëri personalizohet. Për të arritur rezultate. Kërkon shtim të energjive dhe implusve.

Si e gjykoni qeverisjen Rama sa i takon ekonomisë?

Meta: Nuk jam mësues që të vë nota dhe jam pjesë e qeverisë dhe këtij koalicioni dhe i gatshëm për të njohur përgjegjësitë e mia dhe të forcës që përfaqësoj. Kjo qeveri e mori në një situatë të vështirë. Ka shumë faktorë të jashtëm, por shumë më tepër duhet të bëhet në këtë drejtim. Ky ka qenë edhe shqetësimi ynë kryesor. Pa vendosur asnjë notë dua të them që duhet të bëjmë shumë më tepër për rritjen ekonomike. Duhet të marrim dhe shembull vende të tjera siç është rasti i Maqedonisë që pavarësisht krizës politike ka arritur të tërheqë mjaft investime.

Reforma në drejtësi?

Meta: Është e domosdoshme të bëhet një ndryshim rrënjësor në sistemi ne drejtësisë. Kjo është arsyeja e një angazhimi kaq të madh të maxhorancës, uroj dhe të opozitës. Komisioni i Venecias do të shprehet për ndryshimet kushtetuese që do ti hapin rrugë kësaj reforme. Ndryshim që të ndihet tek qytetarët shqiptarë. Miratimi i reformës kushtetuese do ti japë një shtysë të fuqishme hapjes së negociatave me BE.

A ndjeni presion lidhur me ndryshimin e nivelit të jetës mes politikanëve dhe qytetarëve… makinat, pushimet, vilat?

Meta: Unë kam makinë të shtetit.

A ndjeni presionin? A ndjeni dëshirë për të thënë mjaft më?

Meta: Nuk mund të merrem në gjera personale dhe ta ul bisedën në këtë nivel. Nuk kam asnjë makinë personale për të qenë ju të informuar.

Emri juaj është përmendur në aferën CEZ-DIA…

Meta: Ju niseni nga një shkrim i manipuluar i BIRN dhe harroni reagimin që thotë se nuk përmendet emri im. Sigurisht është emri i një ish-kryeministri dhe kjo është bërë publike tashmë, por unë nuk dua të përmend emra. Unë kam marrë 260 mijë vota dhe nuk flas dot në emër të shqiptarëve. Është një shkrim i manipuluar i BIRN. Duhet ta filloni gazetarinë nga e para

Pyetje të këqija nuk ka… unë mund të jem e painformuar por…

Meta: Ka dalë emrin i ish-kryeministrit, që akuzohet.

Pse tërhiqni një vëmendje të tillë madiatike?

Meta: Kur të mos jem në politikë emrin nuk do të dalë.

Qytetarët po ikin për ditë dhe po tregojnë se kanë humbur besimin, ju nuk e ndjeni këtë?

Meta: Mendoj që është gjëja më e lehtë të flasim në mënyrë populiste. Ne nuk do të gënjemë njerëzit.

14 komente në “INTERVISTA/ Meta: Kur them se duhen impulse të reja në qeveri, nuk nënkuptoj emra (dhe një këshillë gazetares)”

  1. Arber says:

    Gazetaret e VOA-s ne shqip kane rjedhur nga trute. Te njejtin gabim te Ilir Ikonomit e perserit edhe Ardita. Ka te drejte Qeveria Amerikane qe do t’i vere kycin Zerit te Amerikes ne shqip. Mbetet vetem Laura Konda.

  2. vezhgues says:

    Te gjitha pergjigjet e pyetjeve i anashkaloje, por une ne vazhdim te ketyre pyetjeve kam nje pyetje per zoterine: Pse shqiptaret kane filluar e mbajne ne shtepite e tyre portretin e Gjeneral Hoxhes, Udheheqesit komunistet te Shqiperise socialiste? Ne kuvendin e shqiperise mungon dora e hekurt e Enver Hoxhes, prandaj edhe ju livadhisni, hyte ne politike varfanjak,me pardesyte e bardha te Ramis Alis te dhena falas dhe jeni bere me te pasurit e Europes, dhe une them Europa, Amerika dhe FBI nuk duhet te heshtin per vjedhjet kolosale qe i jane bere popullit dhe pasurimin e politikaneve ne kurris te tyre.Jam i bindur qe FBI ka informacionin e duhur per te vene politikanet shqiptar ne banken e drejtesise.

  3. enter''" says:

    seksioni shqip I VOA eshte nje deparatament I sponsorizuar nga Berisha dhe kelyshet e tij ne Amerike

  4. Tiku says:

    Figure e shkelqyer politike I paster dhe qelibar e arthmja jone e ndritur ilir meta

    1. kosta says:

      Ky eshte thjesht kokrra e kurves,lavire ndyre e jo figure.Nejse ti Tiku,Namiku,Tafiku duhet te jash malesor nga Skaripari dhe ke te drejte por vone do ta kuptosh se cfare kosto do kene kalamajt e tu nese ke apo niper e mbesa.Daku ne origjine do perfundoni te trahanaja se ashtu jeni mesu ju katunaret me i bo fresk kopilit.Shkofshi ne te Theodhoriut bashke me Like kaptin shpullen.

  5. Bardh e zi says:

    Po ç’impulse te ‘reja o Like Floriri (nga Çepani i larget dhe i izoluar)?
    Ti laj-thaj 3-4 veta ke qe i riciklin prej vitesh (P.Vasili, M.Haxhinasto, N.Naço, E.Panariti)! Edhe nja dy njerez te mire qe kishe iken e te lane puplat (S.Nako, B.Gjikondi), por keta shpejt u zevendesuar me nje nivel ordiner (Y.Manjani, D.Xhika e ndonje tjeter)…
    Ku do dalin ‘impulset e reja’? Ku?
    Partite ne Shqiperi e kane mbaruar tashme me turp ciklin e tyre te tranzicionit 25 vjeçar dhe, pa dyshim, nuk mund te reformohen apo vitalizohen me tutje dhe prandaj duhen shkrire perfundimisht…per te hapur nje epoke te re per shqiptaret!

  6. Ulliri says:

    Jam plotesisht dakort me komentin e bere nga vezhgues . Por kam nji pyetje per Ilir Meten . Perse ne gjith vendin ju lakoheni me emrin Lila floriri ? Mos e thone kete nga qe ju jeni “i paster “si floriri ne korrupsion . Po si nuk te vjen turp nga vetja qe hajduteria jote diskutohet nga amerika dhe ghith globi . Shikojeni intervisten tuaj te dhene te zeri i Amerikes te rregjistruar si tu be fytyra , si mehit then shqip si i vdekur . Tju vije turp qe jeni pasuruar e jeni bere milardier ne kurris te bashkeshtetasve tuaj . Ju dalshin nga hundet . Dhe besoi se nga hundet do ju dalin .

  7. Gazetarja e VOAS ishte mjaft e informuar per korrupsionin ne Shqiperi ndaj edhe pytjet ndaj Like Floririt ishin therese. Mesa duket SHBA e ka furur ne rreth te kuq. HAJDE lIKE, TUNDE LIKE.

  8. duno says:

    Like floriri megjithse eshte me zhvillim mendor te vonuar . ka aftesine ti mbledhi rreth vetes gjithe plehrat e ketj vendi si mizat rreth mutit. Ashtu i pa cipe sic eshte i jep gazetares edhe leksione gazetarie . Eshte mesuar i shkreti ne keto studiot tona televizive qe pyetjet dhe pergjigjet i formulon vete. Ec perpara Like Skrapari se ska cte ben gje as zeri i amerikes e as Amerika vete .Ti ke rreth vetes gjithe zgjyren e vendit qe te do e te mbron.

  9. Jugu says:

    Sarakazem e holle dhe per tu marre shembull e Tikut me larte.
    Ndersa Kosta ta marre me “me urtesi e dashuri”.

    Meta normalisht duhet te ishte figura me e urryer e gjithe spektrit politik dhe mendoj qe ne fakt eshte. Ai vet e ndjen dhe po te shohesh si komunikon me gazetaret vertetohet qe nuk eshte I qet me veten dhe me cka e rrethon. Kjo eshte shenje e mire qe e kupton veten ku eshte, por e keqe sepse per ate njeri perkthehet ne me shume hajdutizma dhe korrupsion me leket e shqiptareve.
    Ai eshte finok dhe e kupton qe bandat kriminale politike si ajo e Berishes edhe e ketij Gjatoshit, I kane nevojen, dhe ai luan me kete fakt.
    Eshte detyr e intelektualeve, studenteve, dhe guximtareve te pa-perlyer shqiptare qe te ngen krye dhe te permbysin keto tre banda baronesh te mafjes me pushtet.

  10. xinxo says:

    ty gjakpires kriminel duhet ti hedhin prangat atje…e te rrasin ne burgjet e krimineleve me ordinere qe ka amerika.te duhet ndonje panxhar i zi te ta nxjerre diabetin per hundesh.

  11. resh. says:

    Po pyetjet ne Shqiperi i bejne pronaret e mediave dhe jo gazetaret dhe ndaj Meta e humbi toruan ne studion e VOA.Bravo Ardita

  12. Mua s'me pyet kush, por... says:

    Dicka ka caluar ne “Zerin e Amerikes” ne shqip, ne fundvitet ’80: mbase pa e njohur dot Tiranen qe po e vetedekretonte pluhuralizmin, thjesht si fasade, ky stacion edhe u perdor sadopak…
    Por VOA eshte Stacion i Fjales se Lire…
    Kete nuk e mesuan dot kurre shqiptaret qe u ndodhi te ngjiten ne pushtet ne Tirane. Duke e ditur rendesen e pakrahasueshme te shqiptareve ndaj Amerikes, shtetit dhe demokracise amerikane, pushtetaret e Tiranes ben c’ishte e pamundur te rrefenin marredhenie te forte e te mire me Ameriken, edhe kur s’e kishin kete…
    Perpjekja per te lobuar mbase eshte udhe e paqortueshme dot, sepse ajo mund te behet edhe underground, por eshte naivitet i madh te “shkosh si breshka te nallbani” pra te kerkpsh ose qofte edhe te pranosh-nese ta servirin- interviste tek Zeri Amerikes…!
    Ilir Meta duhet ta kishte ndjere permes bisedes se partnerit te tij Edi Rama, qe ai vete, do ta kishte dhe me keq akoma…!
    I gjori njeri, sa ngushte u ndje…na erdhi keq…qe keto lloj intervistash do duhej t’i merrej ketu, ne Tirane, jo aq larg…

  13. ali says:

    Kjo interviste shpreh opinionin qe egziston ne Shqiperi lidhur me Ilir Meten dhe LSI. Pyetjet jane kurajoze dhe me vend. Po te ishte pak i zgjuar nuk duhet te shkonte ne Amerike se ata po prisnin ti benin keto pyetje. Per mendimin tim eshte shume e drejte. Pata besim tek Rilindja por sot jo. Nuk kam besim as tek opozita e sotme. Ne Shqiperi nuk shpresoj se do te kete ndryshime edhe 10 vjet me keta njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje