Miqësorja festive e 17 nëntorit (nuk është zyrtarizuar ende kjo datë, gjithsesi) në Prishtinë duket se po jep efektin e kundërt, paraprakisht. Madje, po shënon përplasjen e parë mes dy federatave respektive.
Shkak janë bërë 4 talentet e rinj, që De Biazi ka thënë se do t’i ftojë për këtë ndeshje, për t’iu dhënë mundësinë të tregojnë veten në kombëtaren e madhe.
Dy prej tyre janë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, konkretisht Milot Rashica dhe Liridon Latifi, ndërsa dy të tjerët luajnë në Zvicër, me Kombëtaren U-21 të këtij vendi. Ata janë Shani Tarashaj dhe Albian Ajeti.
Nëse mesfushori me tipare sulmuese i Viteses, Rashica, ka shprehur lumturinë e madhe për këtë lajm, se mund të jetë pjesë e kombëtares së De Biazit, të tjerët nuk kanë konfirmuar akoma pjesëmarrjen, për shkaqe të ndryshme.
Kësisoji, “zënka” mes Bunajkit me De Biazin në distancë mund të konsiderohet si ajo shprehja “peshku në det dhe tigani në zjarr”. Pra, janë vetë lojtarët e përfolur, ata që nuk janë prononcuar akoma, nëse do të vijnë apo jo me Shqipërinë në miqësoren e nëntorit.
Duke folur në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, 59-vjeçari nga Sarmede e Italisë ka thënë se ka në vëzhgim edhe talente të tjera, që mund t’i ofrojë në kombëtaren shqiptare. Madje, për emrat e sipërcituar ka shtuar se mund t’i ftojë në miqësoret e nëntorit, bashkë me Rey Manajn e Interit. Kaq ka mjaftuar që nga shteti i dytë shqiptar në Ballkan, Kosova, që ende nuk është njohur nga UEFA dhe FIFA, të vijë reagimi i menjëhershëm. Eshtë pikërisht Albert Bunjaki, trajneri i përfaqësueses kosovare në futboll, ai që i ka kujtuar De Biazit se lojtarët në fjalë janë pjesë e planeve të tij.
Madje, Bunjaki shton se aktivizimi i tyre me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë është bërë me lejen e tij dhe të FFK-së. “Milot Rashica ka qenë me ne, ashtu siç ishte edhe Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Valdet Rama, Herolind Shala, etj. Të gjithë do ta kenë mundësinë të vendosin vetë dhe kjo ditë po afron shumë shpejt. Kam biseduar me Rashicën dhe me lejen time ai po luan me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Për këtë arsye nuk e kam ftuar atë dhe Liridon Latifin, por kjo nuk do të thotë që nuk do t’i ftojmë. Këtë moment ata janë të përqendruar në kualifikime për grupmoshën U-21, pastaj, kur të vijë koha dhe kualiteti i tyre të jetë i nivelit që ne mendojmë, do t’i ftojmë. Më pas vendos vullneti i tyre se me kë do të luajnë”, – ka thënë trajneri Bunjaki për “Kohën Ditore” në Kosovë./ Telesport
Me behet qejfi kur degjoj qe Kosova po ben perpjekje per tu njohur si federate futbolli nga vende te tjera.
Por duhet te dime se ka vetem nje KOMB SHQIPTAR, pa perjashtim se nga vijme, nga Tirona, Prishtina, Shkupi apo Presheva, Cameria apo Mali i Zi. Te gjithe jemi Shqiptar, dhe Kombetarja jone po ben ate qe Politika nuk eshte ne gjendje ta beje , po con Amanetin e te pareve tane drejt finalizimit, Bashkim te nje Kombi. Pra duhet qe te dy trajneret ta kene parasysh kete dhe te mos i pengojne cunat te luajne me Kombtaren e Kombit Shqiptar.
Jam dhe ndjehem me shume Shqiptar kur shikoj cunat tane, qe vijne nga te gjitha viset e Shqiperise se Madhe per te nderuar Kombin e tyre.
Ndoshta ata jane te rrinj, por me duket se jemi ne qe kemi nevoje te mesojme prej tyre.
Faleminderit cunave tane per kete.
Ne evrope per momentin ka 2000 talente te identifikuar me prejardhje nga kosova. Derisa te futet kosova ne fifa ky numer rritet, nuk ka nevoj per grindje. Plus talentet nga shqiperia e maqedonia etj.
Ky Bunjaki me duket se nuk ka tru fare ose eshte antishqiptar ne nje kohe qe Kososva nuk eshte pranuar akoma ne FIFA dhd UEFA kerkon qe ti marre keta talente dhe kunder kujt do luajne apo keshtu do Bunjaki apo te lujne me Bunjakin ik mor trap leri djemte te zgjedhin kur te pranohesh ne keto organizma secili nga keta te vendose vete se me ke do luaje
Lexoje artikullin edhe njehere para se te shkruash.
Mendoj qe plani per bashkimin ne nje federate duhet te shtrohet ne tavoline,ndoshta nuk duhet te behet public,qe te mos pengoje njohjen e Kosoves,por trajneret e kombetareve duhet ta dine mire dhe te mos kene asnje perplasje.
Cdo shqiptar do qe te luaj per flamurin kuq e zi.ngjyrat e tjera jan me pak terheqse pramdaj ky zotria nga kosova lodhet kot. Nk ka me nje shtet por nje komb dhe kombi ka nje flamur
MOS E shani Bunjakun o njerez te mir un jam dakort me te le ti mari te ter kosovaret qe duan te largohen, ne SHQIPTARET e SHQIPRIS ka ardhur koha te bejm kombetaren vetem me njerzit tan me talentet tona, me mir te jemi nje ekip modest por jemi vetem me SHQIPTAR nese duan dhe SHQIPTARET e maqedonis te vijn me ne meqe komtarja jon per ata esht edhe e atyre se jetojn nen maqedoni mirse te vijn,kurse KOSOVARET meqe kan shtetin e tyre le te shkojn tashme me kombetaren e tyre kombi KOSOVARVE tani esht KOSOVA se kan flamurin e shtetin e tyre.
Keto jane shkendijat e para te nje lufte qe do te marre flake kur Kosova te pranohet ne FIFA.
Normal qe Kosova lojtaret e vet do te kerkoje ti marre pavaresisht se do te pranojne ata apo jo.
Po shoh ketu perseri komente patriotizmi. Lerini keto se eshte loje futbolli.
Nguliteni mire ne mendje : Kosova eshte shtet I pavaruar , I pavarur edhe nga Shqiperia.
Grini sallate gjithe diten me shpreheje : Nje komb , nje atdhe …… Realiteti eshte ky.
Dhe me kete realitet , per lojtaret kosovare qe luajne me Shqiperine , patriotizem ( meqe ju perlqen ) do te thote te ikin nga Shqiperia dhe te luajne per Kosoven sepse Kosova eshte atdheu I tyre.
Gabim! Shqiptaret jane nje Komb, nje Flamur, nje Gjuhe.
iku koha e titisteve
A mund te na japesh ndonje dokument aktual qe verteton kete qe thua ?
Para vendimit te konferences se Ambasadoreve me 1913 , mund te ishte ashtu sic thua ti.
Po meqe I kemi patriote keta lojtaret e kombetares , tu bejme ftese qe te luftojme per bashkimin e Kosoves me Shqiperine ? Apo ata dine ti bien vetem topit pe llastike. Topeve te tjera s’dine ti bien.
Kosova eshte shtet i pavarur por eshte shtet shqiptar. Nuk ka nevoje per kurrefare “lufte”. Te shijojme europianin si njerez. Pastaj te bejme nje marreveshje gjentelmene se kush ku do luaj. Une them qe kombetarja e Shqiperise eshte aset i gjithe kombit dhe nuk ben te dobesohet. Prandaj te gjithe lojtaret qe kane veshur fanellen e kombetares deri tani duhet te mbeten ne kombetare. Gjithashtu ne te ardhmen dy kombetaret duhet te kordinohen qe te kene secila lojtar cilesore ne çdo pozite. Prandaj nje permetar ose nje lezhjan do te mund te luante per Kosoven. Gjithashtu ne kombetaren shqiptare do te vazhdonin te luanin kosovaret qe plotesojne zbrazetirat qe nuk mund te plotesohen me lojtar rezident ngs Shqiperia. Dy federatat mund lehtesisht te bien dakord per kete. Kjo nenkupton respekt te ndersjelle, jo nençmim siç ndodh sot nga FSHF ndaj FFK-se.
Po ben loje fjalesh.
Kosova eshte shtet I pavarur por shtet shqiptar!!!!
Nese eshte shtet I pavarur , atehere mund te quhet Shtet Kosovar.
Nese eshte shtet shqiptar , atehere duhet te jete Brenda Shqiperise.
Ju flisni me emocione patriotike , duhet te flisni me fakte zyrtare.
Aktualisht jemi 2 shtete te ndryshme. Sec do te ndodhe ne te ardhmen tjeter pune.
Dhe sa per ate nencmim te FSHF ndaj FKK ,do ta shikosh ne te ardhmen nese federate kosovare do ta beje punen sic duhet. Te gjithe lojtaret cilesore ne Evrope , shumica jane me origjine kosovare. Dhe Kosova po I mblodhi lojtaret e saj mund te shkoje shume lart ne renditjen e FIFA dhe ta coje Shqiperine andej nga vendi I 130 .
duhet te bejme nje federate te vetme…
Federata e kosoves e ka pranu se lojtaret qe nuke kane vend ne kombtaren e shqipris luajn per kosoven prioritet eshte kombtarja
remi
o gabel,kosovaret nuk jane te rrjedhun ne tru si ti! o katnar!
federata e kosoves ka pranu se kosova do ta ket reprezentacionin me te fortin ne regjion,kurse katunaret si ti le te shkojne ne SHQIPERIN MEME,sepse atje e keni vendin1
ORE e kuptoni qe esht me mir te shkojn te ter tek KOSOVA lojtaret KOSOVAR apo jo,ne SHQIPRI me komtaren ton te luajn vetem SHQIPTARET e Maqedonis se ata kombetaren e tyre te vertet kan kombetaren SHQIPTARE nuk mund te luajn me kosoven se esht qesharake se nuk i lidh gje me flamurin e kosoves SHQIPTARET e maqedonis, pra komtarja jon do mbledhi talentet e SHQIPTARVE te Maqedonis DHE TALENTET TONA, KOSOVARET te luajn me ekipin e kosoves se per ndryshe çin nuk pranon kosova vin ktu tek ne dhe i zen vendin lojtarve tan dhe atyre qe jan nga maqedonia..
Sa per dijeni Kosova nuk eshte shtet shqiptar.Lexojeni nje here kushtetuten e Kosoves para se te shkruani budalalleqe.Kosova ka me shume shqiptare se vete Shqiperia politike e 1913 dhe eshte shtet multietnik.
Amerikanet ja shkeputen Kosoven Serbise dhe paria e Kosoves po ja shet Serbise Kosoven ……
N.q.s pas pranimit te Kosoves ne FIFA Shqiperia politike e 1913 dhe shteti multietnik i Kosoves do te bashkojne federatat ne menyre vullnetare atehere ndoshta do te jete hapi i pare drejt bashkimit kombetar.
Me kruetare te tipit Duka co. kjo eshte imagjinate.Duka ka lidhje biznesi me Serbine dhe personalisht besoj qe serbet kane punuar ne kete drejtim……. Uroj te jem i gabuar……..