DEBATET/ Akuza brenda PD-së, Topalli: Drejtues lokalë kanë shitur zgjedhjet

30 Tetor 2015, 17:10Politika TEMA

Tre javë pas mbledhjes së grupit parlamentar ku pati debate të ashpra nga të ashtëquajturit “garda”e vjetër në PD, kryetari Lulzim Basha thirri një mbledhje për të diskutuar me deputetët shqetësimet e tyre.

Burime brenda mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer te mbyllura, mësohet se në shënjestër të akuzave të deputetëve kanë qenë drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike dhe marrëdhënia e tyre me të dërguarit e qendrës.

Sipas disa deputetëve, kryetarët lokalë i shmangin ata nga vendimmarrja dhe aksioni në bazë, duke reflektuar probleme në funksionim dhe mungesë koordinimi.

Deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli, sipas Ora News, ka qenë më kritikja, duke theksuar se ka kryetarë degësh që në vitin 2013 i kanë shitur zgjedhjet.

Një shqetësim tjetër i ngritur nga disa deputetë me eksperiencë në parti, ka qenë produktiviteti i grupit parlamentar dhe mungesa e mbledhjeve periodike, për të koordinuar aksionin e opozitës brenda dhe jashtë parlamentit.

Në mbledhje ka folur dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili ka ngritur shqetësimin se deputetët dhe drejtuesit lokalë nuk janë sa duhet të pranishëm në terren për t’i bindur qytetarët për alternativën demokrate dhe për t’u qëndruar në krah ndaj frikës që po mbjell kjo qeveri.

Berisha ka kërkuar angazhim për t’u shpjeguar qytetarëve se PD është e gatshme të vijë në pushtet, në çdo kohë.

Në përfundim të takimit, kryetari Lulzim Basha shmangu komunikimin me mediat për diskutimet brenda grupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje